stampa | chiudi

Sekretet e aromave tė Hermesit

7/4/2012 10:11:15 AM

Lakror Korēe me qepe e domate

nga Brunhilda Ēela





Sekretet e aromave tė Brunhildės Sot dua te ndaj me ju nje recete qe e kam pasur shume qejf qe ne femijeri, lakroret e Korēes me dy pete. Kete lakror e kam ngrene per here te pare tek komshija e gjyshes sime (ku jam rritur) nene Sareja. Ishte shoqe shume me gjyshen, ēdo dite do pinin kafene me njera - tjetren. Sa here qe bej kete byrek, automatikisht kam nje ndjesi te bukur nga e kaluara, ne femijerine time aq te lumtur ku jam rritur e rrethuar me dashuri nga te gjitha anet. Tek nene Sareja kam ngrene e kam pare shume specialitete tipike korēare si fasulnikun, rosnicat, apo lakrorin me dy pete por dy gjera dhe sot kur me kujtohen me mbushet goja leng: lakrorin me qepe e domate dhe lakrorin me lepjeta. Nene Sareja ishte nje grua qe mund ti them me plot gojen "burrneshe", nga ato gra qe i rrisin femijet e vetme pa burre (burrin ia kishte pushkatuar Partia). Punonte si burre ne bujqesi dhe ne shtepi. Me kujtohet kishin vetem nje dhome dhe nene Sareja gjithe diten e gjithe naten ndertoi ne oborr nje guzhine per te gatuar ku rrinim edhe ne femijet. Guzhinen me kallema e me balte, e beri per bukuri vete, e vetme fare me shume pak ndihme per ēatine lart. E lyeu me gelqere. I ndrinte guzhina nga pastertia...! Kur e mendoj guzhine me kallema... Eh sa here me zinte gjumi ne ate guzhine, duke pritur te dilte lakrori nga furra e sobes. Ne ate guzhine ku perziheshin aromat e e gatimit te nene Sarese, me dashurine e papare e ngrohtesine qe dinte vetem ajo te dhuronte. Aty kishte edhe nje sobe druri ku ne dimer thante mishin te cilin e bente pasterma. E kujtoj me aq nostalgji ate grua burrneshe e nikoqire qe perballoi internimin e vetme dhe rriti femijet, nipat e mbesat me gjithe te mirat me ate nikoqirllekun e saj te papare. Une si femije rrija shpesh atje, me pelqente se shtepia e saj ishte plot, ndersa une tek gjyshja isha e vetme dhe nene Sareja me donte shume, me mbante gjithmone si te veēante. Per mua do nxirrte gjithmone diēka ekstra, nje kokerr molle a nje ftua qe e sillte nga vizitat e ralla qe bente ne Korēen e dashur. Keto gjera e kishte zakon i fshihte ne sunduk. Eh kjo recete me ēoi aq mbrapa...........Kam nje debulese per grate korēare, jane nikoqire te ralla dhe shume fisnike.



Receta: Lakror Korēe me qepe e domate.
Per nje tepsi te vogel na duhen
Brumi: Miell 700 gr:
1 kos 250 ml
1 pako pluhur pjekes
ose 1 luge kafeje sode buke dhe 1 luge kafeje maja buke
2 luge vaj ulliri
Kripe 1 luge caji
Uje i vaket 200 ml-250 ml duhet pasur parasysh qe brumi te zihet jo shume i forte i bute dhe te mos ngjise neper duar

Per mbushjen:
Qepe te thata 6-7 cope
Domate te kuqe te qeruara nga lekurat dhe te grira rreth 7-8 cope gjithesej rreth 350- 400 gr
Kripe 1 luge caji
Piper i zi 1 luge kafeje ose caji (varet edhe nga shija juaj)
1 spec jeshil ose dy speca djeges por jo nga ato shume djeges
1 luge kafeje rigon
1 tufe e vogel dhjozem e njome

Pergatitja: Ne fillim zeme brumin ne nje tas hedhim miellin, soden e bukes, majane dhe i perziejme. Shtojme kripen, dhe i perziejme. Shtojme kosin dhe ujin e vaket. Se bashku zeme nje brume jo shume te forte. E punojme aq shume sa te mos na ngjitet neper duar. Brumin e leme te pushoje mbuluar me nje pecete te lagur. Nderkohe merremi me mbushjen. Ne nje tenxhere a tigan te madh, hedhim vajin e ullirit sa te ngrohet. Shtojme qepen e grire jo shume holle. Mund ta presim dhe ne gjysem rrethi dhe e kaverdisim derisa qepa te zbutet pak. Shtojme kripen, specin e grire te vogel, e vazhdojme nja 5-6 min. kavedisjen, shtojme domatet e grira holle dhe i leme te ziejne derisa masa te shtohet, avullon lengu i domates dhe gjella trashet.

Ne fund fare hedhim menderzen (dhjozmen, nenexhi​kun) te grire holle, rigonin dhe piperin e zi. Merremi me hapjen e brumit. Tepsine e lyejme me vaj. Brumin e ndajme ne dy pjese ky njera te jete me e madhe. Pjesen e madhe e hapim me diameter me te madh se temsia sepse duhet te dali mbi tempi. E shtrojme peten poshte. Hedhim mbushjen dhe hapim peten e dyte. Peten e dyte e hapim sa gjithe diametri i tepsise. Tani bejme mbylljen anash me peten qe eshte varur dhe bejme thurjen karakteristike te lakrorit. Kete e bejme sipas deshires.

E veme ne furre te piqet ne 200° grade C. Nja dhjete min. para se ta heq une i ve pak gjalpe siper dhe vazhdoj e pjek perseri dhe 10 min. te tjera. E leme pas pjekjes te pushoje pak para se ta servirim te mbuluar me nje tepsi tjeter me te madhe. Ju befte mire !


* Autorja punon farmaciste nė Austri: hobi i saj ėshtė gatimi, fotografia dhe dekorimet: recetat mund t'i shikoni dhe nė profilin e saj facebook-ut "Tė gatuajme sė bashku" Receta tė tjera tė Brunhildės: Rosto viēi me makarona tė ēastit Bukė lule Buding me bukė tė bardhė tė mbetur dhe mollė Peshk me arra dhe shege Qofte zgarė me bukė pite dhe salcė kosi Sallate me lakra te egra (ose rukola), shege dhe djath i skuqur Pule me arra Makarona me salcė salmoni Shishqebap me gjoks puledeti Byrek me qepė Pite te mbushura me tre djathra Tortė 'Sharlotė' Peshk nė brumė me salcė bernaise Byrek me hithra Torta Mimoza Roladė me mish viēi dhe salcė Qofte me hithra dhe salcė kosi Qofte me qiqra Krem Brulee (Krem Katalan) Role buke me salcė kėrpudhash Zogj me patate tė marinuara Embėlsirė me vishnje e sfoliat Biskota trėndafil Leēenik Trendafila brumi te mbushur me krem Japrak me gjethe rrushi Marmaladė me petale trėndafili Torte me luleshtrydhe Shurup me bar blete Jahni me mish qengji




* Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi

















HermesNews

stampa | chiudi