stampa | chiudi

Nėpėr botė

12/5/2007 1:59:49 PM

Njė protezė kėmbe si dhurata pėr Miss Angola

Cmimi qė do tė jepet pėr fituesen, nė fakt ėshtė njė protezezė pėr kėmbėn.


Edison Myrteza
edikorca@yahoo.com


Njė konkurs bukurie nė Angolė, ėshtė vėnė nė qendėr tė njė numri tė madh diskutimesh pėr “Miss Landmine 2008”, ku do tė marrin pjesė nė fakt, vetėm gratė viktima tė minave dhe luftės civilė nė Afrikėn qendrore. Cmimi qė do tė jepet pėr fituesen, nė fakt ėshtė njė protezezė pėr kėmbėn. Regjizori norvegjez Morten Traavik, ideatori i evenimentit qė ka programuar spektaklin nė datėn 4 prill tė vitit tė ardhshėm nė kryeqytetin e vendit, thekson se ky “ėshtė njė projekt artistik”, qė ka vetėm njė ide, sensibilizimin e opinionit publik.

Sfida pėr femrat“Stop konceptit pėr mosperfeksionimin fizik dhe prezantimit tė tij. Duhet tė publikohet bukuria e vėrtetė dhe tė largojmė nga ideja ‘viktimė pasive’ me termin ‘aktiv i mbijetuar’. Tė gjithė kanė tė drejtėn tė jenė tė bukur”, theksohet nė sloganin e manifestimit.

Nė uebsajtin e konkursit, ėshtė tashmė e mundur tė votosh. Portali paraqet njė galeri fotografish me 10 femra nga Anglola tė cilat deklarojnė “pamja jonė”. Angola doli nė vitin 2003 nga njė konflikt civil gati 30 vjecar, duke hequr pak nga pak gati 15 mina pėr njė popullsi gati 10 milionė banorė, sipas Kombeve tė Bashkuara. Gati 100 mijė persona jetojnė nė tė gjithė vendin cdo ditė me njė kėmbė apo krah tė kėputur.

Kritika dhe Replika
Artisti norvegjez Morten Traavik, ka theksuar se do tė kėrkojė njė vėmendje tė madhe tė medias nė lidhje me problemin. Iniciativa, duke goditur edhe qeverinė e vendit, kėrkon ndihmėn e Bashkimit Evropian dhe tė Kėshillit tė Kulturės sė Norvegjisė. Kjo gjė ėshtė konsideruar si jashtė mase nė kundėrshtim dhe nuk kanė munguar edhe polemikat e forta. “Nuk bėhet fjalė pėr tė votuar njė ‘Miss Bota’ me njė kėmbė tė vetme. Ėshtė njė projekt artistik me njė ndihmė humanitare”, ka theksuar Traavik. Kritika janė shfaqur edhe nga revista norvegjeze “Fett”, e cila thekson se konkursi ėshtė “lidhur me grupe pornografike”, pasi e vendos vėmendjen vetėm tek femrat, pasi edhe meshkujt janė tė pėrfshirė nė kėtė tragjedi. Pėr regjizorin, ky projekt do tė realizohet, pasi ka pėr qėllim ndihmėn ndaj grave nė vėshtirėsi”.


Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


stampa | chiudi