Video

12/10/2012 9:03:13 AM

Studiuesit anglez, tur vizitash nė Ballkan

Delegacioni i Universitetit tė Birminghamit pėrfundoi turneun nė Ballkan

radio






TIRANE - Njė delegacion nga Universiteti i Birminghamit vizitoi Ballkanin nga data 4-8 dhjetor 2012. Delegacioni kryesohej nga Profesor Mark Webber, Drejtor i Studimeve tė Qeverisė dhe Shoqėrisė, dhe pėrbėhej nga Profesor Stefan Wolff, Drejtor i Kėrkimeve Shkencore, Dr Graham Timmins, Drejtor i Programit Arsimor, dhe Dr Gėzim Alpion, Drejtor i Programeve tė Kombinuara. Krahas roleve tė tyre administrative, anėtarėt e delegacionit janė studiues me reputacion ndėrkombėtar, interesimi shkencor i tė cilėve pėrfshin politikėn, shoqėrinė, fenė dhe mediat nė Europėn Jug-Lindore.

Nė simpoziumin e datės 5 dhjetor nė Tiranė, qė u ndoq nga drejtues universitetesh, pėrfaqėsues tė mediave dhe studentė, akademikėt nga Birminghami folėn pėr rezultatet e larta tė universitetit tė tyre nė fushėn kėrkimore-shkencore, programin e tyre tė shkėlqyer universitar dhe pasuniversitar, mardhėniet e kėtij institucioni me qytetin e Birmingamit si dhe lidhjet ndėrkombėtare tė universitetit tė tyre, qė shihen, ndėr tė tjera, nė numrin e madh tė akademikėve dhe studentėve tė huaj. Pas kumtesave tė tyre, anėtarėt e delegacionit iu pėrgjigjen pyetjeve tė tė pranishėmve.

Gjatė qėndrimit nė Shqipėri delegacioni u prit nga Ministri i Arsimit dhe Shkencės Myqerem Tafaj.

Njė edicionin special i emisionit tė mirėnjohur ‘Tonight Ilva Tare’, i inēizuar nė studio me 5 dhjetor me akademikėt e Universitetit tė Birminghamit, do tė transmetohet sė shpejti. Ndėr tė tjera, nė kėtė program anėtarėt e delegacionit folėn pėr arritjet dhe sfidat e universiteteve britanike, ringjalljen e nacionalizmit veēanėrisht nė Ballkan, si dhe perspektivėn qė vende nga rajoni kanė pėr t’u anėtarėsuar nė NATO dhe Bashkimin Europian.

Programi i turneut tė delegacionit tė Universitetit tė Birminghamit nė Kosovė pėrfshiu njė takim me drejtues tė Universitetit tė Prishtinės, ndėrsa nė Maqedoni me pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės si dhe tė Universitetit tė Europės Jug-Lindore nė Tetovė.

Vizita e delegacionit tė Universitetit tė Birmingamit nė Ballkan reflekton interesat shkencore qė njė numėr akademikėsh nė kėtė institucion me famė botėrore kanė pėr Evropėn Jug-Lindore si dhe interesimin qė akademikė dhe studentė nga ky rajon tregojnė pėr programet e tij tė shkėlqyera universitare dhe pasuniversitare. Vizitat nė rajonin e Ballkanit kontribuan nė forcimin e lidhjeve ndėrmjet Universitetit tė Birminghamit dhe universiteteve dhe institucioneve shkencore nė Ballkan.

Universiteti i Birmingamit

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 248 here