Video

12/3/2012 3:31:51 PM

Profesorėt e Birmingamit sė shpejti vizitojnė Tiranėn

Delegacioni do tė vizitojė Shqipėrinė, Kosovėn, Maqedoninė dhe Serbinė






LONDER - Njė delegacion nga Universiteti i Birmingamit do tė vizitojė Ballkanin nga data 4-8 dhjetor 2012. Delegacioni kryesohet nga Profesor Mark Webber, Drejtor i Studimeve tė Qeverisė dhe Shoqėrisė, dhe pėrbėhet nga Profesor Stefan Wolff, Drejtor i Kėrkimeve Shkencore, Dr Graham Timmins, Drejtor i Programit Arsimor, dhe Dr Gėzim Alpion, Drejtor i Programeve tė Kombinuara. Krahas roleve tė tyre administrative, anėtarėt e delegacionit janė studiues me reputacion ndėrkombėtar interesimi shkencor i tė cilėve pėrfshin politikėn, shoqėrinė, fenė dhe mediat nė Europėn Jug-Lindore. Delegacioni do tė vizitojė Shqipėrinė, Kosovėn, Maqedoninė dhe Serbinė.

Programi nė Tiranė pėrfshin njė vizitė nė Universitetin Marin Barleti ku akademikėt nga Birmingami do tė priten nga Drejtoresha e kėtij institucioni Adriana Berberi e cila do tė hap edhe simpoziumin qė do tė zhvillohet nė Sallėn A 24, Kampusi 1, Pranė Digės sė Liqenit, mė 5 dhjetor nga ora 10:30-13:00. Nė kėtė aktivitet, qė do tė ndiqet nga rektorė universitetesh nė Shqipėri dhe pėrfaqėsues tė mediave, akademikėt nga Birmingami do tė flasin pėr rezultatet e larta tė universitetit tė tyre nė fushėn kėrkimore-shkencore, programin e tyre tė shkėlqyer universitar dhe pasuniversitar, mardhėniet e kėtij institucioni me qytetin e Birmingamit si dhe lidhjet ndėrkombėtare tė universitetit tė tyre, qė shihen, ndėr tė tjera, nė numrin e madh tė akademikėve dhe studentėve tė huaj. Pas kumtesava tė tyre, anėtarėt e delgacionit do t’iu pėrgjigjen pyetjeve tė tė pranishėmve.

Gjatė qėndrimit nė Shqipėri delegacioni do tė pritet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencės Myqerem Tafaj. Akademikėt e Universiteti tė Birmingamit janė ftuar pėr tė zhvilluar disa biseda televizive nė studio nė Tiranė. Nė Republikėn e Kosovės mė 6 dhjetor delegacioni do tė pritet nga Ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė Ramė Buja si dhe Rektori i Universitetit tė Prishtinės Ibrahim Gashi. Nė Republikėn e Maqedonisė, akademikėt nga Birmingami do tė priten nė Shkup nga Ministri i Arsmit dhe Shkencės Pance Kralev me 7 dhjetor. Delegacioni do tė bėj njė vizitė edhe nė Universitetin e Europės Jug-Lindore nė Tetovė.

Nė Republikėn e Serbisė delegacioni i Universitetit tė Birmingamit do tė pritet nga Kryetari i Bashkisė sė Preshevės Ragmi Mustafa. Vizita e delegacionit tė Universitetit tė Birmingamit nė Ballkan reflekton interesat shkencore qė njė numėr akademikėsh nė kėtė institucion me famė botėrore kanė pėr Evropėn Jug-Lindore dhe interesimin qė akademikė dhe studentė nga ky rajon tregojnė pėr programet e tij tė shkėlqyera universitare dhe pasuniversitare. Vizita do tė kontriboj nė forcimin e lidhjeve ndėrmjet Universitetit tė Birmingamit dhe universiteteve dhe institucioneve shkencore nė Ballkan.

Universiteti i Birmingamit

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 256 here