Video
Rubrikat
8/23/2012 1:00:16 PM
Barnat me rimbursim do te rriten
Numri i barnave te rimbursueshme cdo vit rritje
TIRANE- Shpenzimet pėr rimbursimin e barnave janė rritur nga viti nė vit, ndėrkohė qė kėtė vit parashikohen tė arrijnė nė 8 miliardė lekė. Grupet terapeutike qė kanė patur rritjen mė tė madhe janė ato qė mjekojnė sėmundje si diabeti, sėmundjet kardiake dhe hipertensionin, etj.
Sipas tė dhėnave nga Instituti i Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor, rimbursimi i barnave pėr sėmundje tė traktit tretės dhe metabolizmit, kryesisht ato qė mjekojnė diabetin, kanė patur njė rritje me 573 milion lekė, apo rreth 57 % mė shumė se nė 2007.
Grupi "Gjaku", kryesisht barnat qė mjekojnė aneminė, kanė pasur njė rritje me rreth 250 milionė lekė mė shumė apo rreth 67% mė shumė se 2007. Rimbursimi i barnave pėr grupin Sistemi kardiovaskular, qė trajton tė gjitha sėmundjet kardiake dhe hipertensionin me njė numėr tė madh pacientėsh, ėshtė rritur me rreth 936 milionė lekė mė shumė, apo rreth 43%. Ky grup ze rreth 32% te shpenzimeve totale te rimbursimit te barnave.
Barnat neoplazike (Kancer) e imunosupresore, kryesisht ato qė mjekojne Leucemine Mieloide kronike (Imatinib), apo ato qė kanė kryer transplante (ciclosporina), kanė patur njė rritje tė rimbursimit me rreth 490 milionė lekė apo rreth 68% mė shumė.
Rimbursimi i barnave pėr sistemin respirator, qė trajton tė gjitha sėmundjet kronike tė frymėmarrjes dhe insuficiences respiratore kronike, ėshtė rritur me rreth 276 milonė lekė, apo rreth 51% me shume. Dhe grupi i fundit (Tė ndryshme), ku hyjnė barnat qė mjekojnė talaseminė ėshtė rritur me 342 milionė lek apo rreth 66%.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 67 here