Video
Rubrikat
8/22/2012 12:01:59 PM
Te mbrohemi nga i nxehti: oraret e pikut
Temperaturat ditėn e sotme do tė arrijnė nė vlerat maksimale deri nė 38 gradė dhe vlerat mė tė ulėta nga 14 deri nė 22 gradė
TIRANĖ - Temperaturat e ajrit pritet tė shėnojnė kėto sot dhe nesėr vlera tė larta deri nė 39 gradė, ndėrsa mjekėt kanė apeluar pėr kujdes nga ndikimi i tyre nė organizėm, sidomos fėmijėt dhe tė moshuarit.
Sipas sinoptikanėve, temperaturat ditėn e sotme do tė arrijnė nė vlerat maksimale deri nė 38 gradė dhe vlerat mė tė ulėta nga 14 deri nė 22 gradė. Temperaturat mė tė larta parashikohen tė regjistrohen nė nė Lezhė dhe Gjirokastėr, ndėrsa Tiranė, sipas sinoptikanėve, do tė karakterizohet nga vlerat 22 gradė celcius mė e ulėta dhe 37 gradė celcius mė e larta.
Ndėrkohė ditėn e nesėrmė pritet njė rritje e temperaturave me 1 gradė celcius, ndėrsa vendi yne ndikohet nga vlera te larta te presionit atmosferik, ku qarkullojnė masa ajri tė thata dhe tė nxehta. Moti do tė jetė i kthjellėt me vranėsira kalimtare locale nė mesditė. Era do tė fryjė me drejtim veriperėndim dhe perėndim deri nė 5m/sek, ndėrsa deti do tė jetė i forcės 2 me lartėsi vale deri 0.7 metra. Temperaturat do tė jenė nė vendet malore 14/37, vendet e ulėta 19-39 dhe nė bregdet 22/37.
Nė kėto kushte mjekėt kėshillojnė evitimin kur ėshtė e mundur tė daljeve nė orėt e nxehta tė ditės 11.00 17.00, tė vishen nė mėnyrė tė pėrshtatshme, tė pėrdorin mjete mbrojtėse, tė konsumojnė lėngje ose ujė nė mėnyrė tė mjaftueshme tė paktėn deri 2 litra nė ditė.
Po kėshtu, kujdes duhet tė tregohet me gatimin dhe ruajtjen e ushqimeve nė mėnyrė tė sigurtė, si dhe tė tregohet kujdes pėr fėmijėt, tė moshuarit, personat e sėmurė apo edhe tė vetmuar.
Efektet nga nxehtėsia mbi shėndetin perfshijne nje diapazon te gjere si dėmtimet nė lekure, dehidratimi (humbja e lėngjeve), dhimbjet apo ngėrēet muskulare, goditja nga nxehtėsia, rėndimi i njė sėrė sėmundjesh kronike si sėmundja e hipertensionit, sėmundjet e zemrės, astma bronkiale, bronkiti kronik, pneumopatia obstruktive kronike, diabeti, thyreotoksikoza, insuficienca e veshkave, sėmundja nervore e Parkinsonit, semundja e Alzheimer, skizofrenia, demenca, etj.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 69 here