Video
Rubrikat
8/18/2012 10:33:36 AM
Qumeshti i Bletes
Superushqim qe mund te perdoret nga ēdo person
TIRANE - Qumeshti i bletes eshte nje produkt i bleteve te reja dhe sherben per ushqimin e mbretereshes dhe larvave. Qumeshti bletes eshte nje perzierje mjalti dhe poleni ne menyre organike. Perberja kimike e qumeshtit te bleteve eshte si me poshte :
- uje 66%
- karbohidrate 14%
- proteina 13%
- yndyrna 4.5%
- lende minerale 0.7%
- vitamina 1.5%
- te tjera 0.3%
Dozimi dhe perdorimi
Qumeshti i bletes duke qene nje superushqim mund te perdoret nga cdo person qe deshiron qe nga shtatezania deri ne moshat e thyera. Dozat e perdorimit ne keto raste shkojne per moshat mbi 14 vjec, 300-400mg ne dite, ndersa per moshat nen 14 vjec rekomandohet te perdoret 5 mg qumesht per 1 kg peshe trupore.
Per rastet kur qumeshti perdoret nga te semure atehere, dozat minimale rekomandohen 100-400 mg, ato mesatare 400-800 mg dhe doza e sulmit deri ne 1 gr. Perdorimi i tij rekomandohet te behet esell ne mengjes duke e marre nen gjuhe.
Arsyeja e marrjes nen gjuhe eshte se aty ka mjaft ene gjaku qe bejne thithjen e menjehershme dhe kalimin ne gjak. Menyra e marrjes behet me ane te luges plastike. Zgjatja e kurimit eshte e ndryshme dhe varet nga shkalla e semundjes ose qellimi per te cilin perdoret, por asnjehere me pak se nje muaj.
Ruajtja
Ruajtja me e mire e qumeshtit behet ne shishe qelqi te erret te mbyllura hermetikisht. Shishet ruhen ne frigorifer ne temperaturen 2-6 grade C dhe nxirret prej aty vetem gjate kohes se perdorimit.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 219 here