Video

Rubrikat

LIber

7/12/2012 3:04:01 PM

Mjeku irakian arratiset ne SHBA

Familja do ta vrases sepse eshte 'gay'

Banneri i rubrikes





IRAK- Eshte e mundur qe edhe ne vitet 2012 te ekzistoje nje vend ne bote ku nje mjek eshte i detyruar te emigroje per te evituar mundesine e vrasjes nga familja e tij, vetem e vetem sepse eshte homoseksual?

Tradita
Po dhe ky vend quhet Irak. Britanikja “Daily Mail”, rrefen historine e nje burri te njohur me emrin “Ahmed”, i arratisur ne SHBA pasi eshte tradhetuar nga “i fejuari”, duke i treguar xhaxhait disa fotografi te te dyve gjate nje akti seksual. E tmerrshme. Nen sundimin e Saddah Hussein ai nuk do ta kishte rrezikuar jeten vetem per shkak te seksualitetit te tij.

Me mire Saddam Hussein
Ahmedi duhej te vdiste nga dora e familjes se tij per nder dhe sepse ka dhunuar ligjin islam. Pasi eshte arratisur nga Iraku, Ahmedi ka mberritur ne Jordani dhe me pas ne SHBA, nga ku jeton si refugjat. “Nen sundimin e Saddam Husseinit gjerat shkonin me mire. Per fat te keq per shkak te luftes gjerat jane perkeqesuar shume. Cdo person duket se po cfrun inatin qe ka patur”.

Ndihma e se motres
Ne njerin nga disqet e derguar ne shtepi, kishte edhe nje pusulle ku shkruhej “djali yt eshte nje pu…e gay nga me te famshmit e Baghdadit dhe i gjithe qyteti i di gjerat e tij”.

Ne kete moment eshte motra e tij e cila e ka keshilluar t’ia mbathe duke pare se ne shtepi do ta vrisnin. “Nuk dua te jesh larg sepse je vellai im, por preferoj te jesh me mire larg dhe i gjalle sesa gjalle dhe i vdekur”, i ka thene ajo.

Je imoral. Do vdesesh
Historia e Ahmedit nuk eshte rasti i vetem. Ne vend jane vrare rreth 90 djem vetem sepse jane akuzuar si imorale. Policia morale irakene ka shperndare nje komunikate te publikuar ne webin e Ministrise se Brendshme ne te cilen thuhet se “denohet” fenomeni duke eleminuar moden shume “perendimore”. Eh, demokracia.


Edison Myrteza

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 367 here