Video

7/11/2012 1:40:50 PM

Turqi. Vret vellain sepse ishte gay

E therr me thike per te ruajtur nderin e tij

Banneri i rubrikes





TURQI- Nje katermbedhjete vjecar ka vrare brutalisht vellain e tij me te madh, pasi nuk po e pertypte dot idene se ai ishte homoseksual.

Ngjarja
Djaloshi gjithnje ngacmohej nga njerezit e tjere ne shkolle per shkak te vellait te tij 26 vjecar qe ishte gay. Nuk ka duruar dot me dhe ka dashur qe te vere nderin ne vend, duke shperthyer me pas nga inati dhe duke perfunduar ne nje tragjedi. Vrasja ka ndodhur ne qytetin Gaziantep ne jug te Turqise.

Vrasja
Burhan Tatli ka vdekur per shkak te plageve te renda te krijuara nga i vellai. 14 vjecari e ka therrur me thike ne qafe dhe me pas e ka gjuajtur kater here te tjera po me thike ne pjese te ndryshme te trupit.

Turqia sipas nje raporti nderkombetar te ILGA-se, eshte ne listen e vendeve me te rrezikshme dhe me te papelqyera per te jetuar nga personat gay.


Edison Myrteza

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 202 here