Video
Rubrikat
6/30/2012 9:20:27 AM
Ponē frutash nė bostan
nga Brunhilda Ēela

Gatuaj me ne Pėr kėtė ponē na duhet:

1 bostan mesatar
1 verige rrush i bardhė
1 verige rrush i zi ose 1 filxhan boronica pylli
4 pjeshkė por jo tė pjekura shumė
4 nektarina gjithashtu jo tė qullėta
4-6 zerdeli kjo varet nga madhėsia e zerdelisė
1 dorė qershi tė qėruara nga bėrthamat
2 vazo tė vogla qershi pėr coctail (kjo blihet e gatshme janė qershi tė aromatizuara me erė bajame nė shurup sheqeri)
kunja druri pėr zbukurimin jashtė
2 gota konjak
3 lugė sheqer ose jo, unė e bėra pa sheqer pasi kompostoja ka sheqerin e vet edhe lėngu i qershive pėr coctail gjithashtu po nėse dikujt i pėlqen pak e ėmbėl i vė edhe sheqer.
1 kuti komposto tė pėrzier ananas, dardhė....
2 gota verė aromatike pak tė ėmbėl
ca mjedra per ne fund
ca mjedra pėr zbukurim
pak rrush serezi
ca qershi me dega pėr zbukurimet pėrjashta
2 limona
1 shishe verė me gaz ose shampanjė ose prosecco
copa akulli ose akulli qė bėhet nga lėngu i bostanit

Pėrgatitja: Nė fillim frutat e pastruara i presim sipas dėshirės nė copa dhe i vemė nė njė tas tė thellė. Rrushit unė ja heq bėrthamat, e pres nė dysh dhe ja heq njė nga njė, ose merrni rrush pa fare. Por kur rrushin e pret me dysh nxjerr mė shumė lėng.
Pjeshkės gjithashtu ja heq lėkuren ndėrsa kajsisė jo patjetėr, varet edhe prej llojit. Unė kisha nė fakt zerdeli tė vogla dhe i vura me gjithė lėkurė. Shtojme aty edhe komposton, sheqerin (nėse do i hidhni) dhe konjakun. I lemė gjithė natėn ashtu nė lėngun e vet.
Tė nesėrmen nė mėngjes hedhim edhe veren aty tek frutat dhe e fusim pėrsėri nė frigorifer. Ndėrkohė merremi me zbukurimin e bostanit. Unė e preva, e qėrova nga brenda dhe rreth e qark e preva zig-zag. Pastaj me ndihmėn e kunjave tė drurit bėjmė zbukurimet anash per kėtė ju ndihmojnė fotot.

Lėngun e shalqirit e shtrydha dhe e futa nė format e akullit. Nė fund kur tė jemi gati e servirim duke e hedhur nė bostan me copat e akullit prej lėngut tė bostanit ose edhe me akull tė zakonshėm. Kujt i pelqen mund t'i verė edhe ca gjethe bar blete brenda.
Pėrpara se ta servirni dhe ta ndani nė gotat e ponēit shtoni aty edhe shampanjėn (proseccon apo verėn me gaz) tė ftohte nga frigoriferi.

Ėshtė shumė e shijshme, freskuese dhe ka shume sy. Ketė recete e kam krijuar vetė para 12 vjetėve, pėr herė tė parė e kam bėrė pėr ditėlindjen e djalit tė madh (23 Qershor), ku frutat janė me bollėk. Gjithmonė ēdo vit pėr ditėlindje pėrsėritet. Receta e parė u bė me fruta lloje-lloje, me pak nektar frutash nė formėn e njė sallate me fruta. Kuptohet pa Alkohol, pasi ditėlindja festohej me fėmijėt e klasės, te them tė drejtėn me kėtė nderohesha se kishte shumė pamje tė bukur dhe fėmijėt e pėlqenin.
Herė pas here e ndryshoj me fruta tė ndryshme dhe zbukurimet jashtė i bej shpesh me frutin yll karambula (kėtė vit nuk mu ndodh) apo me feta portokalli, rrush serezi etj etj. Gjithashtu brenda ndonjėherė i ve komposto mandarinash, lėng portokalli pak lėng limoni etj etj. Pėrdorni fantazite tuaja dhe frutat qė ju ndodhen dhe do tė shihni qė do nderoheni, sidomos nėse do keni njė festė a njė party veror nė kopėsht.

*
Autorja punon farmaciste nė Austri: hobi i saj ėshtė gatimi, fotografia dhe dekorimet: recetat mund t'i shikoni dhe nė profilin e saj facebook-ut "Tė gatuajme sė bashku" Receta tė tjera tė Brunhildės: Rosto viēi me makarona tė ēastit Bukė lule Buding me bukė tė bardhė tė mbetur dhe mollė Peshk me arra dhe shege Qofte zgarė me bukė pite dhe salcė kosi Sallate me lakra te egra (ose rukola), shege dhe djath i skuqur Pule me arra Makarona me salcė salmoni Shishqebap me gjoks puledeti Byrek me qepė Pite te mbushura me tre djathra Tortė 'Sharlotė' Peshk nė brumė me salcė bernaise Byrek me hithra Torta Mimoza Roladė me mish viēi dhe salcė Qofte me hithra dhe salcė kosi Qofte me qiqra Krem Brulee (Krem Katalan) Role buke me salcė kėrpudhash Zogj me patate tė marinuara Embėlsirė me vishnje e sfoliat Biskota trėndafil Leēenik Trendafila brumi te mbushur me krem Japrak me gjethe rrushi Marmaladė me petale trėndafili Torte me luleshtrydhe Shurup me bar blete Jahni me mish qengji Parfe me luleshtrydhe Sallatė verore
* Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 105 here