Video

Rubrikat

LIber

6/22/2012 9:53:27 AM

E drejta e Bashkimit Europian

Ky punim mbart nė vetvete ambicien pėr tė dhėnė njė kontribut nė njohjen e rendit juridik aktual dhe funksionimit tė tij

liber






TIRANE - Libri “E drejta e Bashkimit Europian” u drejtohet kryesisht tė gjithė atyre qė dėshirojnė tė studiojnė tė drejtėn komunitare nė kuadrin e studimeve universitare ose profesionale. Ky punim mbart nė vetvete ambicien pėr tė dhėnė njė kontribut nė njohjen e rendit juridik aktual dhe funksionimit tė tij. Qėllimi i kėtij botimi ėshtė qė argumentet dhe problematikat, por, mbi tė gjitha, tė drejtat tė shihen nga kėndvėshtrimi i individit, me qėllim qė tė njihet me rendin juridik tė BE-sė. Shumė shpejt tė drejtat dhe detyrimet qė rrjedhin nga ky sistem do tė na prekin nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ndaj duket oportune paraqitja e tyre nė kuadėr tė mbrojtjes tė sė drejtave drejtpėrdrejt dhe me thjeshtėsi.

Synimi nuk ėshtė ta sjellim tė plotė kėtė fushė, por tė hartojmė njė tekst universitar, nė mėnyrė qė studentėt tė mėsojnė se si funksionon BE-ja, si janė ndėrtuar dhe si funksionojnė institucionet komunitare, cilat janė politikat e Bashkimit Europian dhe si aprovohen kėto politika, si merren vendimet dhe si implementohen ato.

Nė kėtė libėr paraqiten aspekte qė nga ideja e krijimit tė njė Komuniteti Europian e deri te ndryshimet mė tė fundit tė Traktatit tė Lisbonės. Trajtohet historiku i integrimit europian qė nė fillesat e tij, plani Marshall pėr Europėn e pas Luftės sė dytė Botėrore, formimi i Komunitetit Europian deri te krijimi i Bashkimit Europian i ditėve tė sotme. Nė kėtė drejtim njė vėmendje e veēantė i kushtohet institucioneve tė BE-sė, analizės sė detajuar tė rolit, pėrbėrjes dhe funksionit tė tyre.

Pėr Bashkimin Europian, integrimi ėshtė njė pjesė shumė e rėndėsishme qė ka tė bėjė me pėrcaktimin e fushave tė ndryshme si ekonomike, politike, monetare, tė shtetėsisė europiane dhe, sė fundmi, me garantimin dhe respektimin e tė drejtave dhe lirive themelore. Nė njė kėndvėshtrim tjetėr tregohet dhe roli i rėndėsishėm qė politika dhe presionet e Shteteve anėtare kanė luajtur nė etapat e ndėrtimit tė njė Europe tė suksesshme qė shohim nė ditėt e sotme.

Shihet gjithashtu sesi janė bėrė tė mundura zgjerimet, krijimi i njė politike tė jashtme dhe tė sigurisė sė pėrbashkėt si dhe krijimi i njė hapėsire pėr liri, siguri dhe drejtėsi. Njė rol tė rėndėsishėm nė kėtė punim ka dhe studimi i hollėsishėm i burimeve tė sė drejtės nė BE, studimi i akteve juridike, klasifikimi, duke filluar nga e drejta e origjinės (parėsore) pra, ajo qė rrjedh drejtpėrdrejt nga normat e Traktateve dhe ajo e akteve dytėsore (tė prejardhura) si rregulloret, direktivat, vendimet, rekomandimet dhe opinionet.

Mė tej paraqitet njė panoramė e pėrgjithshme e katėr lirive themelore qė garantohen dhe respektohen nė BE, tė sanksionuara nga Traktatet. Nė kėtė mėnyrė, analizohet liria e qarkullimit tė mallrave, tė personave, shėrbimeve dhe kapitaleve, duke e vėnė theksin jo vetėm nė njė bashkim ekonomik dhe monetar ku lėvizja e personit shihej si njė transferim i tė “mirave materiale” por nė njė Europė ku politikat pėr zbatim merren duke e pėrqendruar vėmendjen pikėrisht tek individi dhe sa mė afėr tij.

Nė pjesėn e fundit, analizohen marrėdhėniet e Shqipėrisė me Bashkimin Europian. Do tė paraqitet njė panoramė e pėrgjithshme e hapave tė para tė kėtyre marrėdhėnieve, etapat qė kanė kaluar si dhe situata aktuale nė tė cilėn ndodhet vendi ynė nė kuadėr tė procesit tė integrimit.




HermesNews - © 2012

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 358 here