Video
Rubrikat
6/17/2012 4:39:22 PM
Konflikte
Lekė Imeraj
SHKODĖR - Konfliktet nė shoqėri mund tė parandalohen nėse tek gjithkush ekziston dėshira pėr mė shumė tolerancė e mirėkuptim, pėr mė shumė arsye dhe mė pak fanatizėm pasionant. Ky mesazh pėrcillet qartė nė librin Konflikte tė autori shkodran, Lekė Imeraj, i promovuar kėtė fundjavė nė sallėn e bibliotekes Marin Barleti tė qytetit tė Shkodrės.
Ishin tė shumtė personalitetet e publicistikės qė vlerėsuan librin Konflikte tė autorit Lekė Imeraj, i cili nė dy dekadat e fundit ka spikatur si shkrimtar dhe pėrkthyes i zoti nga gjermanishtja nė shqip.
Dr. Zamira Ēavo u shpreh se me Konflikte autori kėrkon tė shtyjė bashkėkombasit e tij drejt njė kuptimi tė ri tė shoqėrisė, drejt njė komunikimi sa mė aktiv, besues e tolerues njėkohėsisht.
Sipas saj, trajtimi i njė tematike tė tillė, e bėn librin tė lexueshėm me njė frymė, por dhe tė nevojshėm pėr tiu rikthyer sa herė qė ke nevojė pėr tė gjetur argumente tė problematikave tė ditės.
Shkrimtari shkodran Fadil Kraja, ndėr tė tjera tha se njė moment i bukur dhe i kapshėm nė faqet e librit ėshtė pėrpjekja pėr ti dalė pėrpara konflikteve, pėr ti parandaluar ata pa shkuar tek e keqja. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme, pasi nė Shqipėri merren shumė me gjakmarrjen, dhjetra shoqata dhe nisma kanė qėnė prezente ndėr vite, por fatkeqėsisht me shumė pak efekt.
Libri Konflikti u konsiderua si njė ftesė pėr tolerancė politikė krahinore, madje dhe fetare. Pėr autorin, Lekė Imeraj, tematika e librit ėshtė aktuale, pasi sic u shpreh ai trajton fenomentin e vetėvrasjeve, i cili fatkėqėsisht gjatė kėsaj periudhe rėndom ka filluar tė jetė prezent nė mosha tė ndryshme tė shoqėrisė sonė.
I diplomuar pėr Gjuhė e Letėrsi, mė pas pėr Filozofi dhe Akademinė e Rendit, autori gjatė 20 viteve tė fundit ka arritur tė botojė plot shtatė libra. Ai ėshtė njė njohės i mirė i gjermanishtes, pasi pėr njė periudhė tė gjatė ka jetuar atje, ndėrkohė qė vitet e fundit sė bashku me bashkėshorten gjermane jeton nė Shkodėr. Lekė Imeraj ka pėrkthyer nga gjermanishtja njė seri botimesh tė fushės sė psikologjisė dhe libra pėr fėmijė, ndėrkohė qė ėshtė autor edhe i shumė artikujve publicistikė tė publikuar nė gazeta dhe revista tė ndryshme.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 91 here