Video
Rubrikat
6/11/2012 3:24:04 PM
BE-Serbisė: duhet dialog me Kosovėn
Fyle: Duhet tė formohet sa mė parė qeveria dhe tė vazhdojė dialogu me Kosovėn
*NJOFTIM ! Keni pyetje mbi Bashkimin Europian ? Doni tė dini rregullat e reja tė Lėvizjes sė lirė, apo tė mėsoni mė shumė mbi rekomandimet ? Pyetjeve tuaja nė HermesNews do t'i pėrgjigjet ekspertja e sė Drejtes europiane dr. Erjona Canaj . Dėrgo njė email nė erjona.canaj@yahoo.com . Ji shqiptar, mendo si europian !
BEOGRAD - Komisioneri Europian pėr Zgjerimin, Stefan Fuele i bėri thirrje Serbisė dhe drejtuesve tė rinj nė vend tė vazhdojnė nė rrugėn e nisur drejt integrimit tė BE, pėrmes vazhdimit tė dialogut me Prishtinėn dhe zbatimit tė programit tė reformave tė nevojshme pėr afrimin me Europėn.
Nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen Vecernje Novosti, Fuele, i cili do tė jetė sot i pranishėm nė ceremoninė zyrtare tė betimit tė presidentit tė ri serb, konservatorit nacionalist Tomislav Nikoliē, theksoi nevojėn pėr njė ''formim tė shpejtė tė qeverisė sė re nė vend, kusht i domosdoshėm pėr tė realizuar mė sė miri programin e reformave, specifikisht ato lidhur me sektorin e gjyqėsorit dhe luftės kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar dhe nevojėn pėr vazhdimin e dialogut me Prishtinėn''.
''Brukseli pret qė politikanėt serbė tė operojnė dhe tė shprehen nė mėnyrė tė pėrgjegjshme, qė kjo tė kontribuojė nė pajtimin e vendeve tė Ballkanit dhe jo nė tendosje tė mėtejshme tė klimės rajonale '', veēoi Fyle.
Aludimi i dukshėm i shprehur nga komisioneri evropian vinte lidhur me prononcimet e shumėpėrfolura tė presidentit tė ri serb Nikoliē mbi masakrėn nė Srebrenicė dhe nė qytetin martir kroat Vukovar, qė kanė ngjallur njė ndjesi tė fortė irritimi, fryme armiqėsore dhe reagime negative nė vendet fqinje me Serbinė.
Pėr shkak tė mohimit tė gjenocidit nė Srebrenicė dhe Vukovar, pjesa mė e madhe e liderėve tė vendeve tė tjera tė ish-Jugosllavisė ka bojkotuar ceremoninė zyrtare tė betim


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 74 here