Video

6/10/2012 10:13:54 AM

10 Qershor 2012

Pasqyra e shtypit pėr ditėn e sotme

Banneri i rubrikes






“Koha Ditore”
JAHJAGA SYNON TA UDHĖHEQĖ SHTETIN DERI MĖ 2016
Atifete Jahjaga i ka acaruar liderėt politikė qė e kanė bėrė presidente, me shpėrfaqjen e ambicieve pėr tė qėndruar nė krye tė shtetit nė mandat tė plotė pesėvjeēar. Nė prill tė vitit tė kaluar ajo e ka marrė drejtimin e vendit pėr njė periudhė transitore, duke pranuar tė bėhet produkt i marrėveshjes Thaēi-Mustafa-Pacolli, qė pėr synim kishte tejkalimin e ngėrēit institucional nė tė cilin ishte futur shteti. Por, pas 14 muajsh nė Presidencė, Jahjaga ka vendosur ta shpėrfillė kėtė marrėveshje, duke e konsideruar shkurtimin e mandatit presidencial si antikushtetues. Mospajtimin e ka shprehur me letėr nė Gjykatėn Kushtetuese.
Tituj tė tjerė:
Ndiqet penalisht kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku
Reeker: Serbia ta pranojė realitetin e Kosovės


“Express”
N’DEGĖ T’VET
Fatmir Sejdiu po vazhdon ta rivalizojė Isa Mustafėn. Tė shtunėn, ai vizitoi pėrkrahėsit e tij nė Degėn e Gjakovės, e cila nuk njihet nga strukturat qendrore tė partisė. Aty, Sejdiu foli kundėr pėrjashtimeve tė njerėzve qė po i bėn udhėheqja aktuale e kėtij subjekti. Isa Mustafa nė tė njėjtėn ditė festoi pėrvjetorin e partisė nė Han tė Elezit.
Tituj tė tjerė:
Zvogėlohet MTI - Vala e reformave nė administratėn publike nis me Ministrinė e Industrisė dhe tė Tregtisė.
Vėshtirė pėr marrėveshje -Komisioni pėr reforma zgjedhore mund t’i ēojė pėr votim nė Kuvend propozimet e partive
politike pėr zonat zgjedhore, nėse liderėt nuk arrijnė marrėveshje.


“Bota Sot”
THEMELOHET “LIDHJA E DYTĖ E PRIZRENIT” PĖR TĖ ARDHMEN E BASHKUAR
Tituj tė tjerė:
Berisha: Autostrada Tiranė-Elbasan, nė 100 vjetorin e shtetit shqiptar
Mustafa me legjitimėt nė Han tė Elezit, Sejdiu me tė pėrjashtuarit nė Gjakovė


“Kosova Sot”
KOMPANIA E KLARKUT SYNON THĖNGJILLIN E KOSOVĖS
Amerikanėt vlerėsojnė resurset e vendit tonė
Tituj tė tjerė:
Verė e nxehtė pėr institucionet
35 mijė maturantė testuan dijen


“Zėri”
DY MINISTRA “SHKOJNĖ NĖ SHTĖPI”!
Sipas burimeve tė “Zėrit”, kryeministri Thaēi do t’i dėrgojė “nė shtėpi” tė paktėn dy ministra tė kabinetit qeveritar, tė cilėt janė pėrfshirė nė skandale tė ndryshme.



HermesNews - © 2012

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 81 here