Video

Rubrikat

LIber

6/9/2012 6:36:07 PM

Pite tė holla tė mbushura me spinaq (Gözleme)

nga Brunhilda Cela

Banneri i rubrikes





Gatuaj me ne Receta pėr rreth 10-12 pite tė holla ėshtė:
Pėr brumin:
Miell 500 gr
Ujė rreth 325 ml (kjo varet edhe nga lagėshtia e miellit)
Pak kripė
Pėr mbushjen:
Spinaq rreth 500 gr
Djath tė bardhė 100 gr
Kripė vaj ulliri 2 lugė gjelle ,50ml -100 ml ajkė qumėshti
1 tuė e vogėl qepė tė njoma tė grira hollė
1 tufė tė vogėl dhjozėm (nenexhik) tė njomė ose kopėr



Kėtė recetė e kamparė kur isha me pushime nė Turqi, biles nė foton mė sipėr kam fotografuar njė zonjė turke duke e gatuar. Gratė turke i hapnin petet pėr lezet aq shpejt me okllai mbi njė sofėr druri, sa u mahnita. Pastaj e mbushnin tė freskėt me pėrbėrės tė ndryshme si p.sh: djath tė bardhė pėrzier me dhjozėm tė njomė, kungull, ose me lakra tė egra, spinaq apo mish tė grirė.

E piqnin mbi njė pllakė gize tė trashė e cila nxehej me gaz. Kisha kaq kohė qė doja ta provoja kėtė recetė dhe mė nė fund u bėra mbarė. Nė fillim zemė brumin si pėr byrek.

E punojmė mirė dhe e lemė tė pushojė.Pastaj e ndajmė nė 10-12 kuleēė. Kuleēėt unė i mbuloj me njė pecetė tė lagur dhe i le tė pushojnė pak pėrpara se tė filloj tė hap petėt. Mbushjen e pėrgatisim nė kėtė mėnyrė:

Shtrydhim spinaqin me pak kripė dhe ja kullojmė lėngun e tepėrt (nė fakt unė nuk e derdh po e pi vetė, pasi nuk ia lejoj vehtes qė tė hedh vitaminat dhe mineralet qė pėrmban lėngu i spinaqit).

Aty shtoj qepėt e njoma tė grira hollė edhe pėrbėrėsit e tjerė me radhė, mund t'i vemė dhe vezė po tė duam. Hapim petėt e byrekut njė nga njė me pec ose me dorė si ta keni pėr kollaj.

Vini zgarėn elektrike ose njė tigan tė trashė qė nuk ngjit tė nxehet por jo nė temperaturė tė lartė, ndėrsa zgarėn elektrike nėse e pėrdorni tek temperatura e mesme. Petėve tė hapura u hedhim mbushjen duke e spėrkatur nėpėr tė.

Petėn mund ta spėrkasni pak me vaj por unė nuk i bėra pasi i hodha mbushjes dhe vaj dhe ajkė dhe nuk doja qė ta bėja shumė tė lyrshme.

I palos si nė figurė dhe i pjek nė zgarė ose nė tigan ngadalė. Bėhen shumė tė mira: spinaqi brenda del shumė i shijshėm dhe ngelet njė ngjyrė jeshile e bukur. Serviren tė ngrohta me njė gotė dhallė. Ju bėftė mirė !


* Autorja punon farmaciste nė Austri: hobi i saj ėshtė gatimi, fotografia dhe dekorimet: recetat mund t'i shikoni dhe nė profilin e saj facebook-ut "Tė gatuajme sė bashku" Receta tė tjera tė Brunhildės: Rosto viēi me makarona tė ēastit Bukė lule Buding me bukė tė bardhė tė mbetur dhe mollė Peshk me arra dhe shege Qofte zgarė me bukė pite dhe salcė kosi Sallate me lakra te egra (ose rukola), shege dhe djath i skuqur Pule me arra Makarona me salcė salmoni Shishqebap me gjoks puledeti Byrek me qepė Pite te mbushura me tre djathra Tortė 'Sharlotė' Peshk nė brumė me salcė bernaise Byrek me hithra Torta Mimoza Roladė me mish viēi dhe salcė Qofte me hithra dhe salcė kosi Qofte me qiqra Krem Brulee (Krem Katalan) Role buke me salcė kėrpudhash Zogj me patate tė marinuara Embėlsirė me vishnje e sfoliat Biskota trėndafil Leēenik Trendafila brumi te mbushur me krem Japrak me gjethe rrushi Marmaladė me petale trėndafili Torte me luleshtrydhe Shurup me bar blete Jahni me mish qengji


* Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi





HermesNews

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 78 here