Video
Rubrikat
6/7/2012 6:30:28 PM
Ja si mund te lini duhanin
Mjekėt nė qendrat shėndetėsore, pasi vlerėsojnė dėshirėn e qytetarit pėr ta lėnė duhanin, atėherė mund tė sigurojnė ndėrhyrjen e duhur, duke asistuar nė lėnien e duhanin tek pacienti
TIRANĖ - "Qė tė lėsh duhanin, sė pari duhet tė kesh vullnet dhe vendosmėrinė pėr ti shkuar deri nė fund, thotė Spiro, 61 vjeē, i cili prej 10 vitesh nuk pi mė duhan.
Para se tė linte duhanin, ai tregon se pinte pothuajse 2 paketa nė ditė. Nė atė kohė, edhe pse shokėt, familja, e kėshillonin ta linte duhanin, 61 vjeēari thote se vazhdonte ta konsumonte, ndonjėherė akoma edhe mė shumė.
"Njė ditė, kur vendosa vetė se do ta lija duhanin, nuk piva mė cigare. Madje, edhe pse nė shumė raste kur jam tunduar qė ta rinis, deri tani nuk kam ndezur asnjė cigare", thotė ai.
Fillimisht, personi duhet tė vendosė vetė kėtė, ndėrsa hapi i parė mjekėsor i rėndėsishėm pėr lėnien e duhanit ėshtė identifikimi dhe vlerėsimi i pėrdorimit tė kėtij produkti.
Ndėrkohė, sipas specialistėve tė Autoritetit Shėndetėsor Rajonal, mjekėt nė qendrat shėndetėsore, pasi vlerėsojnė dėshirėn e qytetarit pėr ta lėnė duhanin, atėherė mund tė sigurojnė ndėrhyrjen e duhur, duke asistuar nė lėnien e duhanin tek pacienti, apo dhe duke siguruar ndėrhyrje pėr motivimin pse e pi.
"Me pacientėt qė duhet ta lėnė duhanin pėrdoren pyetje pėr tė vlerėsuar gjendjen, vlerėsime e nxitje pėr tė lėnė duhanin, si dhe pjesėmarrje dhe organizime tė takimeve tė ndryshme, apo trajnimeve terapeutike", thotė Meriglena Rusta nga ASHR.
Sa i takon momentit tė duhur, ēdo moment ėshtė i tillė. "Shumica e duhanpirėsve thonė se nuk janė gati ta lėnė zakonin e tė pirit duhan. Thjesht mendojnė se nuk ėshtė momenti i duhur pėr ta lėnė, megjithatė asnjėherė nuk do ta dinė se kur ėshtė momenti i duhur", shton Rusta.
Ndėrkohė, nė kėshillimin e mjekėve, pacientėt mund tė marrin dhe produktet farmaceutike, qė janė ngjitės tė nikotinės, ēamēakėza, spraj hundor, pilula bupropioni, pompa thithje, tė cilėt janė zėvendėsues tė nikotinės dhe bėjnė lėnien e duhanpirjes mė tė lehtė.
Kėto produkte mund tė gjenden nė farmaci, por jo tė gjitha farmacitė nė Tiranė i ofronin ato. "Nuk i mbajmė, sepse nuk tėrhiqen shumė. Janė produkte ndihmėse, pasi lėnia e duhanit do nė radhė tė parė vullnet", thotė njė farmaciste.
Duhani dhe mbipesha Frika nga shtimi nė peshė ėshtė njė nga arsyet e moslėnies sė duhanit. "Frika se mos shtoja nė peshė mė pengoi me vite qė tė mos lija duhanin. Mė pas, njė nga koleget e mia nė punė e la duhanin dhe nuk shtoi nė peshė. Ajo mė tregoi mėnyrat sesi dhe sot nuk pi mė duhan", thotė Ilda 30 vjeēare.
"Shumė njerėz shqetėsohen se do tė shtojnė nė peshė nėse do tė lėnė duhanin dhe sigurisht qė nė disa raste ndodh, por ndodh edhe e kundėrta (qė shėndoshen, kur ende pijnė duhan), thotė Rusta. Kjo, sipas saj, varet nga metabolizmi i ēdo njeriu dhe aktiviteti fizik, ndėrsa pėrfitimet shėndetėsore janė shumė mė tė mėdha, sesa me ato qė lidhen me shtimin e pak kilogramėve.
Nė qoftė se personat arrijnė qėllimin tė lėnė duhanin, pa dyshim qė do ti humbasin kilogramėt, ndėrsa mjekėt shpjegojnė shtimin nė peshė me ngėnien pak mė shumė nė momentin e lėnies sė duhanit.
Studimet e ndryshme tregojnė se 1 nė 5 njerėz qė lėnė duhanin nuk shtojnė nė peshė. Mesatarisht, personat qė shtojnė nė peshė kur lėnė duhanin, shtojnė 2-5 kg, nė disa raste edhe mė shumė, por, sipas mjekėve, humbja e kėtyre kilogramėve ėshtė mė e lehtė se tė lėsh duhanin.
Kam pirė duhan me vite
Pse duhet ta lė tani ? "Kam pirė duhan me vite dhe nuk kam asnjė shqetėsim shėndetėsor. Pse duhet ta lė?", thotė Ervini, 44 vjeē nga Tirana. "E po kėshtu, im atė e im gjysh. E kanė pirė duhanin dhe nuk kanė patur probleme", shton ai.
Shumė duhapirės ndjehen tė shėndetshėm dhe kjo ėshtė kategoria mė e vėshtirė e pacienteve. Mjeku duhet tė motivojė duhanpirėsit qė nuk duan tė lėnė duhanin, pasi kjo mund tė jetė pėr shkak tė keqinformimeve, shqetėsimeve qė mund tė vijnė nga lėnia, apo demoralizimeve nga ekperiencat e mėparshme tė pasukseshme nė lėnien e duhanit", thotė Rusta.
Duke pasur si qėllim mbrojtjen e shėndetit tė popullatės, mjekėt pyesin pacientėt e tyre lidhur me pėrdorimin e duhanit, kėshillimin dhe vlerėsimin e gatishėmėrisė pėr ta lėnė. Suksesi i punės sė mjekut me kėtė grup ėshtė pikėrisht sigurimi i ndėrhyrjeve motivuese.
Ndėrkohė, njohja e pėrfitimeve shėndetėsore qė vijnė nga lėnia e duhanit ndihmojnė nė zgjedhjen pėr ta lėnė apo jo atė. Studimet e ndryshme tregojnė se pas lėnies sė duhanit, mushkėritė fillojnė tė punojnė mė mirė, shkallėt ngjiten mė me lehtėsi, sensi i tė shijuarit dhe nuhaturit pėrmirėsohen ndjeshėm, etj.
Ndėrsa llogaritja e kostove dhe pasojave nga gjithsecili e tė pirit duhan mund tė ndihmojė pėr tė vendosur pėr tė lėnė apo jo duhanin. Studimi i ASHR tregoi se njė duhanpirės, nė 40 vite harxhon 3 milion lekė, nėse do tė konsomunte 1 paketė/ditė, nėse do tė konsumonte 2 paketa cigare, shifra do tė arrinte nė 5.8 milion lekė. Vetėm nė njė muaj, njė duhanpirės shpenzon minimuni, nėse konsumon gjysėm pakete, 3.1 mijė lekė dhe maksimalisht, nėse konsumon 3 paketa, shpenzon 18.6 mijė lekė.
Nga ana tjetėr, faktet tregojnė se tri nė pesė femra (60 pėrqind) dhe dy tė tretat e meshkujve (67 pėrqind) duhanpirės ishin pėrpjekur ta linin duhanin. Pėr femrat, ato qė jetojnė nė zonat urbane dhe nė Tiranėn urbane, femrat me arsim universitar ose mė tė lartė dhe ato nga kuintili mė i lartė i pasurisė, kishin mė pak gjasa tė pėrpiqeshin ta linin duhanin.
Meshkujt qė jetojnė nė zonat urbane, ata qė jetojnė nė Tiranėn urbane dhe rajonin malor, si dhe ata me arsim universitar, ose mė tė lartė, kishin mė shumė gjasa tė pėrpiqeshin ta linin duhanin se sa meshkujt e tjerė.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 51 here