Video

Rubrikat

LIber

5/9/2012 7:16:08 PM

(Mos)Qartėsia mbi ndarjen e kompetencave tė BE-sė

Dr. Erjona Canaj

liber






TIRANE - Dita-ditės fjalėt ligjet europiane, rekomandimet, kompetencat e Bashkimit Europian, opinionet, mendimet e komisionerėve etj., po bėhen mjaft tė pėrdorura nė fjalorin tonė. Kjo pėr shkak tė proceseve integruese tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian, njė objektiv ky vital nė ditėt e sotme. Prioritetet e Shqipėrisė nė kėtė drejtim janė kristalizuar nė 12 pika kyēe, tė cilat vendi ynė duhet t’i plotėsojė.

Nė kėtė drejtim gjithsesi shihet si i nevojshėm njė pasqyrim i qartė dhe i plotė i pėrcaktimit dhe ndarjes sė kompetencave ndėrmjet Bashkimit Europian dhe Shteteve Anėtare dhe/ose pėr njė anėtarėsim tė mundshėm nė tė ardhmen, siē ėshtė rasti i Shqipėrisė. Ndarja e kompetencave midis Bashkimit dhe Shteteve Anetare karakterizohet nga njė ndjeshmeri e madhe politike, meqė prek nga afėr sovranitetin e Shteteve. Kjo u vu re, kur bėhej fjalė pėr vendosjen e monedhės unike EURO, sepse cdo dhėnie kompetencash Komunitetit kufizon, tė paktėn potencialisht, hapesirėn e veprimit tė anėtarėve tė tij.

Logjika komunitare ėshtė e ndryshme. Nė fillim Traktatet themeluese tė BE-se u referoheshin kryesisht disa objektivave, pra nuk kishte si synim tė hartohej njė listė e plotė e fushave qė i nėnshtrohen kompetencės sė Komunitetit. Arsyeja ishte e thjeshtė: nė fillim Komunitetit iu caktua njė objektiv funksional qė ishte realizimi i tregut tė pėrbashkėt. Pėr pasojė, qarkullimi i lirė i personave, mallrave, shėrbimeve dhe kapitaleve, i cili ėshtė qellimi kryesor i tregut tė brendshėm, prek njė numėr kaq tė madh fushash, saqė ėshtė e kotė tė pėrpiqesh tė hartosh listėn e tyre. Pėr shembull, nė fillim nuk parashikohej qė qarkullimi i lirė i personave do tė kishte pasoja pėr tregun e brendshėm.

Nė kėto kushte nuk mund tė bėhej fjalė pėr tė hartuar listen e plotė tė kompetencave tė Komunitetit. Ajo do tė ishte ose shumė e shkurtėr ose shumė e gjatė. Pėr kėtė arsye, caktimi i kompetencave komunitare duhej tė bėhej rast pas rasti duke u nisur nga objektivat e pėrcaktuara nė Traktat. Megjithatė, edhe pse gjatė rishikimit tė traktateve ėshtė kėrkuar rregullisht hartimi i listės sė kompetencave tė Komunitetit, deri mė sot nuk ėshtė bėrė asgje. Shkaku mund tė jetė fakti qė kjo punė duket shumė e ndėrlikuar, ose dėshira pėr tė ruajtur karakterin funksional tė Komuniteteve, pa njė pėrcaktim tė detajuar tė tyre.

Traktati i fundit i miratuar nė Bashkimin Europian (Traktati i Lisbonės) bėn njė ndarje akoma mė tė qartė tė kompetencave ndėrmjet Shteteve Anėtare dhe vetė Bashkimit Europian. Kjo ndarje i jep pėrgjigje pyetjes se cilat janė kompetencat e BE-sė duke pėrbėrė njė tjetėr element vendimtar nė demokratizimin e Europės, pasi fuqizon pėrgjegjėsitė nė disa nivele tė pushtetit. Parimi i kompetencės sė dhėnė jep garanci qė BE-ja nuk mund tė zgjerojė kompetencat duke ia marrė ato vetė Shteteve Anėtare, pa pėlqimin e tyre paraprak.

Aktualisht nė Bashkimin Europian dallohen tre kategori kryesore kompetencash: Kompetencat ekskluzive tė BE-sė fusha pėr tė cilat ėshtė pėrgjegjėse e vetme:

- Bashkimi Doganor;
- Vendosja e rregullave tė konkurrencės sė nevojshme pėr funksionimin e tregut tė brendshėm;
- Politikat monetare tė Shteteve Anėtare qė pėrdorin Euron si monedhė;
- Ruajtja e burimeve biologjike detare, si pjesė e politikave tė pėrbashkėta tė peshkimit;
- Politikat e pėrbashkėta tė tregtisė;
- Pėrfundimi i marrėveshjeve ndėrkombėtare kur janė brenda kuadrit tė legjislacionit tė BE-sė apo kur kjo nevojitet pėr tė ushtruar pėrgjegjėsi tė brendshme apo kur ekziston mundėsia qė tė preken ligjet e pėrbashkėta ose tė ndryshohet grupimi i tyre.

Kompetencat e pėrbashkėta ndėrmjet BE-sė dhe Shteteve Anėtare, fushat ku Shtetet Anėtare i ushtrojnė vetė pėrgjegjėsitė e tyre nėse kėto pėrgjegjėsi nuk i ushtron Bashkimi Europian:
- Tregu i brendshėm
- Politikat sociale, me fokus tė vecantė nė aspektet e pėrcaktuara nga Traktati;
- Bashkėpunimi ekonomik, social dhe territorial;
- Bujqėsia dhe peshkimi, me pėrjashtim tė ruajtjes sė burimeve biologjike detare;
- Mjedisi
- Mbrojtja e konsumatorit
- Transporti
- Rrjetet Transeuropiane
- Energjia
- Fusha e lirisė, drejtėsisė dhe sigurisė
- Ēėshtjet e pėrbashkėta me fokus aspektet e shėndetit publik
- Kėrkimi, zhvillimi teknologjik dhe hapėsira
- Bashkėpunimi pėr zhvillimin dhe ndihma humanitare

Sė fundmi, ka fusha ku Shtetet kanė kompetencė ekskluzive, por Bashkimi Europian mund tė ofrojė mbėshtetje ose bashkėpunim (duke pėrjashtuar tė gjitha aspektet e harmonizimit), duke pasur parasysh edhe aspektet europiane pėr kėto fusha:

- Mbrojtja dhe pėrmisimi i kujdesit pėr shėndetin njerėzor;
- Industria;
- Kultura;
- Turizmi;
- Edukimi, zhvillimi professional, rinia dhe sporti;
- Mbrojtja civile;
- Bashkėpunimi administrativ

Duhet shtuar se Shtetet Anėtare bashkėrendojnė politikat e tyre ekonomike dhe tė punėsimit brenda BE-sė, si dhe ekziston njė sistem i vecantė pėr politikėn e pėrbashkėt tė jashtme dhe tė sigurisė.

Vitet e fundit i janė shtuar edhe disa kompetenca tė reja Bashkimit Europian (jo kompetencat ekskluzive por njė numėr kompetencash qė futen nė kategorinė e kompetencave tė pėrbashkėta (pėr shembull hapėsira dhe energjia), mbėshtjetja per bashkėpunim dhe veprime komplementare (mbrojtja civile, pronėsia intelektuale, turizmi, bashkėpunimi administrativ dhe sporti).

Janė rritur gjithashtu kompetencat e BE-sė nė fushėn e drejtėsisė, lirisė dhe sigurisė, sikundėr nė fushėn e veprimit tė politikės sė jashtme dhe tė mbrojtjes. Nėpėrmjet pėrafrimit tė legjislacionit nė fushėn e tregut tė energjisė, rritjes sė sigurisė pėr furnizimin me energji tė Shteteve Anėtare si dhe promovimit tė kursimit tė energjisė, BE-ja po hap rrugėn pėr njė politikė tė vėrtėtė europiane pėr energjinė.


* Autorja ėshtė Pedagoge nė Faultetin Juridik Universiteti Europian i Tiranės



HermesNews - © 2012

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 192 here