Video

3/19/2012 8:49:10 AM

Byrek me hithra

Njė gatim me jeshillėqet qė na ka dhuruar nėna natyrė
































Receta: Brumin e zura me 700 gr miell. Pra 700 g miell: ujė tė vakėt 455 ml, pak kripė rreth 1 luge ēaji jo me majė.

Mbushja: 1 kg hithra te njoma fare (tė sapo mbira mblodha vetėm majat): -unė i shtova edhe njė dorė tė mirė me gjethet e aguliēes: - 250 ml ajkė qumėshti(mazė) ose qumėsht: - 4 lugė gjelle vaj ulliri nėse e beni me qumesht i vini pak mė shumė: - 3 presha ose njė tufė qepė tė njomė tė grirė hollė: - 1 tufė kopėr (unė nuk kisha tė freskėt dhe vura nga ajo e ngrira): - 1-2 kokrra vezė:

Kush e pėlqen i vė edhe djathė rreth 100 gr (mua nuk mė pėlqen ta ngatėrroj dua tė ndjej shijen e hithrės). Hithrės i duhet shtuar patjetėr pak pėrzierje dhe shumė qepė tė njoma ose presh edhe qumėsht ose ajkė pasi ndryshe hithra del e thatė si eshkė dhe byreku nuk ka shije. Pėr hapjen e petės unė sot pėrdora vaj ulliri tė cilėsisėė sė mirė 1/2 gotė uji.

Pėrgatitja: Nė fillim zura brumin e ndava nė dy pjesė tė barabarta dhe e lashė tė pushojė rreth 30 min. tė lyer me vaj lart edhe poshtė dhe tė mbuluar me folie plastike. Ndėrkohė u morra me mbushjen. Hithrat e lara dhe tė pastruara i pėrvėlova nė ujė tė valuar me kripė derisa tė ulen dhe t'u ndėrrojė ngjyra mjafton. I kullova i shpėrlava me ujė tė ftohtė dhe i hodha nė njė tas. Aty shtova edhe preshin e grirė hollė, ajkėn, vezėt, kripėn, koprėn dhe i pėrzieva. Nėse ju pėlqen mundt ti vini edhe djath ose kos brenda.


Pas 30 minutave u mora me hapjen e petės.Nė tavolinė shtrova mbulesėn qė pėrdor gjithnjė pėr hapje petėsh dhe e spėrkata mirė me miell.Nė fillim e hapa kulackėn rreth 3 pėllėmbė,pastaj e lyeva me vaj dhe e lashė edhe 10 minuta tė pushojė pėrsėri.Pas 10 min. peta hapet shumė mė me lehtėsi me dorė .Mundohuni tė tėrhiqni mezin njėherė pastaj anėt.


























Unė mesin e hap duke e vėnė petėn midis dy grushtave dhe duke lėvizur grushtat. Pastaj e vendos pėrsėri nė tavolinėn e punės dhe filloj hapjen e anėve.Vendosa mbushjen si ne foto dhe fillova mbėshtjelljen. Duke e mbėshtjellė petėn e tėrheq pėrsėri dhe ajo bėhet akoma mė e hollė.

I jap formen e dėshiruar dhe e vendos nė tepsi apo tavė drejtkėndėshe. E lyeva edhe sipėr me vaj. Pastaj e vura pėr tė pjekur nė furrėn e parangrohur nė 200 gradė rreth 40-45 minuta. Pėrpara se ta nxjerr e lyeva me njė furēė guzhine me kos goxha mirė dhe e vura edhe 10 minuta tė tjera brenda.

Pastaj e nxorra e mbulova me njė tavė tjetėr qė tė zbutet. E servira me dhallė tė cilėn e bėra me ujė mineral dhe pak kripė. Doli fantastik, mbushja njė jeshile e bukur brenda dhe shume e lėngshme dhe e shijshme. Njoftim/ Hapet rubrika, Urimet e Hermesit


* Autorja punon farmaciste nė Austri: hobi i saj ėshtė gatimi, fotografia dhe dekorimet: recetat mund t'i shikoni dhe nė profilin e saj facebook-ut "Tė gatuajme sė bashku" Receta tė tjera tė Brunhildės: Rosto viēi me makarona tė ēastit Bukė lule Buding me bukė tė bardhė tė mbetur dhe mollė Peshk me arra dhe shege Qofte zgarė me bukė pite dhe salcė kosi Sallate me lakra te egra (ose rukola), shege dhe djath i skuqur Pule me arra Makarona me salcė salmoni Shishqebap me gjoks puledeti Byrek me qepė Pite te mbushura me tre djathra Tortė 'Sharlotė'



Brunhilda Cela

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 3849 here