Video

Rubrikat

LIber

2/5/2012 3:44:28 PM

Moti i keq, akse rrugore ende tė bllokuara

Ulen temperaturat, sėrish vėshtirėsi qarkullimi nė rrugėt kombėtare

liber






TIRANĖ - Pėr shkak tė kushteve qė kėqija meteorologjike disa nga akset kryesore rrugore vazhdojnė tė jenė tė bllokuara, apo janė tė kalueshme vetėm me zinxhirė.

Policia e Shtetit njofton se, nė qarkun e Kukėsit aksi Bajram Curri - Qafė Morinė dhe pjesa mė e madhe e akseve tė tjera janė tė pakalueshme, ndėrkohė qė me zinxhir mund tė kalohet nė aksin Morinė - Kalimash, Kukės - Krumė dhe Kukės- Topojan.

Nė qarkun e Dibrės situata paraqitet mė e lehtėsuar, ku pjesa mė e madhe e akseve kalohen me zinxhirė, ndėrsa nė qarkun e Shkodrės akset Fushė Arrės - Qafė Mali- Qafė Shllak, Bogė - Theth, Selcė - Vermosh, Qafė Mali - Dardhė - Fierz, Fushė Arrės - Iballė janė tė pakalueshme.

Nė qarkun e Lezhės, nė tė gjitha akset rrugore nacionale lėvizja e automjeteve ėshtė e kalueshme, ndėrsa nė qarkun e Tiranės, aksi nė drejtim tė Qafė Krrabės ėshtė i kalueshėm pa zinxhirė, ndėrsa ai nė drejtim tė Dajtit ėshtė i kalueshėm me zinxhirė.

Nė qarkun e Elbasanit, i vetmi aks i bllokuar ėshtė ai Librazhd – Bulqizė, ndėrsa nė tė gjitha akset e tjera rrugore lėvizja ėshtė normale. Nė qarkun e Korēės aksi rrugor Kapshticė - Korēė - Qafė Thanė ėshtė i kalueshėm pa zinxhirė, ndėrsa ai Boboshticė – Dardhė dhe Korēė – Voskopojė janė tė kalueshme me zinxhirė.

Nė qarkun e Beratit dhe tė Gjirokastrės tė gjitha akset rrugore kalohen pa zinxhirė. Ndėrsa nė qarkun e Vlorės, nė segmentin rrugor Vlorė – Llogora lėvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirė dhe nė tė gjitha akset e tjera rrugore lėvizja e mjeteve bėhet normalisht pa probleme.




HermesNews - © 2012

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 36 here