Video
Rubrikat
1/27/2012 5:38:20 PM
Probleme nė disa vende ballkanike
Moti i keq vėshtirėson qarkullimin ajror dhe tokėsor, zona tė bllokuara dhe pa energji elektrike
BUKURESHT- Njė numėr i madh i vendeve ballkanike ėshtė pėrfshirė nga moti i keq nė dėborė, ēka ka shkaktuar ērregullime nė komunikacion nė rajonet malore, ndėrkohė qė shumė zona janė tė shkėputura nga bota.
Moti i keq ka pėrfshirė veēanėrisht Rumaninė, Bullgarinė dhe pjesė tė Bosnje-Hercegovinės dhe Serbisė, ku nė disa vende ėshtė vendosur edhe gjendje e jashtėzakonshme pėr tė ndihmuar qytetarėt, tė cilėt kanė mbetur pa energji elektrike dhe pa ujė.
Nė Rumani, nė disa zona tė caktuara ėshtė angazhuar edhe ushtria pėr tė ndihmuar qytetarėt e ngujuar dhe pėr tė pastruar rrugėt. Nė disa pjesė tė Rumanisė ėshtė ērregulluar edhe komunikacioni rrugor dhe ai hekurudhor.
Nė pjesėn perėndimore tė Bullgarisė, pėr shkak tė motit tė keq dhe tė shtresės sė lartė tė dėborės, qė shkaktoi ndėrprerje nė linjat e tensionit tė lartė, mbi 50 000 qytetarė janė pa energji elektrike. Komunikacioni ajror po zhvillohet me vonesa, ndėrkohė qė pista e aeroportit tė Sofjes pastrohet ēdo gjysmė ore.
Nė Bosnje-Hercegovinė, nė Han Pijeska ėshtė shpallur gjendje e jashtėzakonshme pėr shkak tė shtresės sė lartė tė dėborės. Dėbora, qė bllokoi rrugėt nė rajonet malore nė Serbinė Jugore dhe Lindore, shkaktoi vėshtirėsi nė mėnjanimin e defekteve nė rrjetin elektrik dhe shumė rajone nė kėto pjesė tė vendit mbetėn pa energji elektrike. //HermesNews - © 2012//


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 14 here