Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3603 here

On line 1093 dite

video »

1/26/2012 3:55:57 PM

Qofte zgarė me bukė pite dhe salcė kosi

Menunė e sotme e shoqėruam me ēaj jasemini





Gatuaj ne me Tė mėrkurave e kam pushim pothuajse gjithmonė, prandaj planifikoj te gatuar diēka qė mė merr dhe pak mė shumė kohė, por ja vlen, sidomos kur shikoj sytė e fėmijėve qė ndrijnė nga kėnaqėsia e ushqimit tė mirė, aromave tė guzhinės, tavolinės sė shtruar me delikatesė.



















Tek e fundit ėshtė detyra e nenave, tė kėnaqin fėmijėt dhe t'i krijojnė ambjent tė qetė dhe tė ngrohtė kur munden, pasi shpesh herė vijnė tė lodhura, tė stresuara dhe dashje-padashje u pėrcjellin stresin dhe fėmijėve.Kam vėnė re, ditėt qė jam pushim dhe e ēlodhur dhe ata janė tė qetė.

Sot menuja ime ishte qofte zgare, me buke pite tė bėrė vetė dhe salcė kosi. Bėra dhe njė supė me trahana, pak tė modernizuar. Recetėn e supės sė trahanasė do ua nxjerr herė tjetėr. Menunė e sotme e shoqėruam me ēaj jasemini, pasi na ka zėnė pak rrufa. Caji i jaseminit ėshtė shumė i shijshėm dhe aromatik dhe ka njė veprim relaksues nė trupin tonė. Me lulen e jaseminit une bėj shurup dhe njė parfe, por kėto do ua tregoj kur tė jetė koha e lules sė jaseminit.
Sot gjithashtu mendova ta dekoroj tavolinėn me trėndafilin e dėborės dhe ca dega artificiale me lule tė bardha. Pasi mbarova tavolinėn, piva nja dy filxhana ēaj jasemini dhe ju pėrvesha punės. Nė filllim bėra supėn gati dhe pastaj fillova me tė tjerat.
Receta e qofteve:
- Mish viēi tė grirė tul 400 gr
- Mish qingji tė grirė tul 400 gr (ose merrni vetėm mish viēi)
- 60 gr dhjamė qengji ose lope (dhjami i bėn tė shkrifeta qoftet dhe gjatė pjekjes dhjami kullon)
- 2 qepe
- 1 lugė gjelle jo me maje kripe
- 1 lugė kafeje plot piper te zi
- 1 lugė kafeje piper te kuq djeges nga ai me fara
- 1 lugė ēaji plot piper te kuq
- 1 lugė ēaji rigon
- 1 majė luge kafeje sodė buke
- 2 lugė gjelle miell

Qoftėt e zgarės unė i bėj pa hudhra, pa vezė, pa bukė. Por ju mund t'i vini sigurisht dhe hudhėr nėse dėshironi, por nuk ėshtė e nevojshme tek qoftet e zgarės. Nė njė tas hedh mishin e grirė, dhjamin, tė gjitha erėzat. Rigonin e shtyp nė havan guri me kripėn qė tė bėhet i imėt, por, jo se duhet patjetėr. I pėrziej tė gjitha bashkė, u shtoj dhe qepėn e grirė. Masėn e pėrziejmė dhe e mbulojmė me njė folie. E lėmė nė frigorifer tė pushojė dhe ndėrkohė merremi me brumin e bukėve pite.

Pėr brumin e bukeve pite nėse do bėni 12 copė ju duhet:-


- 1 kg miell
- 1 kos 250 ml
- 2 pako maja pluhur
- Njė lugė e vogėl kafeje sodė buke
- Uje tė vakėt rreth 400 ml
- Kripė njė lugė ēaji


Nė njė tas hedhim miellin. Shtojmė kripėn me sodėn dhe i pėrziejmė. Hedhim dhe majanė, shtojmė kosin dhe ujin duke i zėnė brumė qė e lemė tv pushojė i mbuluar me njė pecetė tė lagur derisa tė dyfishohet masa.

Ndėrkohė bėjmė edhe salcėn e kosit:

Pėr kėtė salcė mora:

- 1 kos tė trashė grek 300 ml
- 2 thelba hudhėr tė shtypur
- Njė lugė kafeje jo plot kripė

Pak vaj ulliri, koper tė grirė, mund t'i vini edhe menderz tė thatė (dhjozėm, nanaxhik). Pasi brumi erdhi e mora e punova dhe e ndava nė kuleēė duke lyer sipėrfaqen e punės me miell. Ndėrkohė ndeza furrėn tė nxehet nė 280 gradė. Bėra gjithesej 12 bukė ju mund ta pėrgjysmoni masėn.


























Nxora brumin e qofteve nga frigoriferi dhe u dhashė formėn e qofteve si cilindėr jo tė rrumbullaket as vezake. Qoftet nuk i bėra shumė tė mėdha. Me dolėn gjithesej 36 copė.

I lashė qoftet ashtu dhe vazhdoj tė merrem me kuleēėt e bukės. I hapa me pec rreth njė pėllėmbė diametri, i lyeva sipėr me tė verdhė veze pėrzier me pak qumėsht. Shtova sipėr dhe ca fara lini dhe susami dhe i vura pėr tė pjekur. Bukėt piqen shumė shpejt kur furra ka arritur temperaturėn, rrini aty mos ikni, mua mė zgjati rreth 7 min pjekja.

Tėrė sekreti i kėtyre bukėve ėshtė temperatura e lartė e furrės dhe shpejtėsia e pjekjes. Sidomos nė furrė druri, bėhen akoma mė tė mira(kėshtu i bėj kur shkoj tek mamaja ime nė Graz atje i kam tė gjitha kushtet e gatimit me zjarr, furrė druri, sac).

Ato fryhen shumė dhe unė i pres nė mes me thikė jo deri nė fund i jap formėn e njė xhepi dhe fėmijėt i mbushin me ē'tė duan, nė rastin e sotėm me qofte zgare. Bukėt e nxjerra nga furra i vė nje mbulesė pambuku dhe i mbėshtjell. Ashtu ato rrinė tė buta.


























Nė fakt i vogli i do tė porsanxjerra: ėshtė kėrc nga jashtė dhe i butė nga brenda. Tani erdhi koha tė merrem me qoftet.

Ndeza zgarėn elektrike (nė verė i bėj jashtė) dhe vura aty qoftet pėr tė pjekur duke i kthyer nga tė gjitha anėt. Kur u poqėn e fika zgarėn, i mbulova me kapak dhe i lashė tė pushojnė pak pėrpara se ti servir. Ndėrkohė griva domaten nė feta, njė gjysėm kastraveci pak qepe, sallatė jeshile (kisha disa lloje sallatash) dhe i servira tė gjitha nė tavolinė. I mbushėm vete sipas dėshirės. Unė qofteve sipėr u vė dhe njė pėrzierje speci djegės (nga ai i ashpri me fara) dhe rigon. //HermesNews - © 2012//



























* Autorja punon farmaciste nė Austri: hobi i saj ėshtė gatimi, fotografia dhe dekorimet: recetat mund t'i shikoni dhe nė profilin e saj facebook-ut "Tė gatuajme sė bashku"




Brunhilda Cela

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 132 here