Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3603 here

On line 1093 dite

video »

1/23/2012 9:31:00 AM

Kroatėt i thonė 'po' BEsė

Tashmė, traktati i anėtarėsimit qė Kroacia ka nėnshkruar nė dhjetor pritet tė ratifikohet nga secili prej 27 shteteve anėtare tė BE-sė qė tė miratohet integrimi i saj nė bllokun evropian i parashikuar pėr mė 1 korrik 2013






KROACI - Kroatėt i thanė "po" dje, tė dielėn, anėtarėsimit tė vendit tė tyre nė Bashkimin Evropian, por pjesėmarrja ishte shumė e dobėt nė referendumin e vlerėsuar si "themelor" nga autoritetet e kėsaj republike tė rej, 20 vjet pas pavarėsisė sė saj nė ish-Jugosllavia.

"Po"-ja fitoi me mė tepėr se 66 pėr qind tė votave, sipas rezultateve tė nxjerra nga numėrimi i 99 pėr qind tė fletėve tė votimit tė rreth 6 750 qendrave tė votimit qė ishin hapur, njoftoi Komisioni Zgjedhor.

Tashmė, traktati i anėtarėsimit qė Kroacia ka nėnshkruar nė dhjetor pritet tė ratifikohet nga secili prej 27 shteteve anėtare tė BE-sė qė tė miratohet integrimi i saj nė bllokun evropian i parashikuar pėr mė 1 korrik 2013.

Pas Sllovenisė nė 2004, Kroacia do tė jetė e dyta ndėr gjashtė ish-republikat jugosllave qė anėtarėsohet nė BE, njė perspektivė qė i ėshtė ofruar tė gjitha vendeve tė Ballkanit Perėndimor.

Nė Bruksel, presidentėt e BE-sė dhe tė Komisionit Evropian, pėrkatėsisht Herman Van Rompuy dhe Jose Manuel Barroso, shprehėn kėnaqėsinė pėr pėrfundimin e votimit dhe u shprehėn nė njė komunikatė tė pėrbashkėt se vendimet e kroatėve do tė sjellin "mundėsi tė reja dhe stabilitet e begati pėr kombin e tyre".




HermesNews - © 2012

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 17 here