Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3603 here

On line 1093 dite

video »

1/23/2012 9:25:00 AM

Pule me arra

Shoqeruar me nje dekoracion me ca dege shelgu































Gatuaj me ne Sipas menyse javore te planifikuar dje do gatuaja pule me arra. Pulen e kisha nxjerre nga ngrirja qe ne darke. Si fundjave qe ishte, sot mendova te dekoroja edhe tavolinen e te krijoja pak ambjent ne shtepi.



























Te premten mbasdite kur dola shetitje kisha mbledhur ca dega shelgu i dredhezuar. Me pelqen shume dekoracioni ne kombinacione me kete lloj shelgu. Ka edhe nje te mire qe rron shume ne uje, mbushet me gjethe pas nje jave dhe shpesh mua me leshon dhe rrrenje. Para tre vjeteve mbolla nje dege shelgu te tille te rrenjezuar tek shtepia e mamase sime e tani eshte bere nje peme e madhe.



























Keshtu fillova, shtrova tavolinen, vura pjatat e preferuara te miat dhe bera zbukurimin me tulipane, dega shelgu e fluturua shperndare neper tavoline e mbi degat e shelgut.



























Perjashta kishte dale nje diell, por ishte shume ftohte, ne guzhinen time ishte ngrohte dhe ndjehej sikur kishte ardhur pranvera. E pashe dhe me pelqeu perfundimi i sotem, thashe te shijoj dhe nje kafe ne tavoline perpara se ti pervishem punes me gatimin.


Atehere qe mos ta zgjasim shume po ndaj dhe receten e sotme me ju:

-1 pule reth 1 kg (mundesisht pule fshati)
-uje per te zier pulen 1,5 l
-ne fund na duhet 1200ml leng mishi.
-4 luge gjelle miell
-70-100 gr gjalpe (varet sa e doni ju une ja hoqa komplet lyren pules)
-kripe nje luge gjelle jo me maje( te sheshuar)
-piper sipas deshires
-arra te shtypura 250 gr
-uthull 1-2 luge gjelle
-hudhra 4-5 thelpinj.


Pergatitja:

Ne nje tenxhere hedhim ujin, kripen dhe pulen. E veme per te zier. Nese nxjerr shkume lengu shkumen e krijuar ja heqim. Pulat e fashatit duan me teper kohe per tu zier, rreth 1-2 ore kjo varet nga vjetersia e pules, por ne fakt pula e vjeter e ben lengun me te shijshem.















Pasi eshte zier e heqim pulen e leme te ftohet, lengun e kullojme ne nje site dhe une e nxora perjashta ne terrase te ftohej shpejt dhe ia hoqa lyren qe zuri siper. Gjithesej me doli 1200 ml leng mishi.

Ne nje tenxhere hedhim gjalpin te shkrije shtojme miellin dhe i skuqim te dyja duke perzier, por kujdes jo ne zjarr te forte, ne zjarr te ulet dhe duke perzier here pas here. Mielli duhet te marre nje ngjyre mjalti jo te digjet e te erresohet.

Pastaj e shuajme me lengun e mishit te ftohur dhe perziejme here pas here qe mos te na behet kokrra. Nuk duhet te dale shume i holle por as shume i trashe lengu, nese ju duket shume i trashe hollojeni me pak uje. Lereni te marre ca vale dhe pastaj hidhni hudhrat e shtypura, uthullen.

E heqim nga zjarri dhe ne fund shtojme edhe arrat. Leme nje dore arra per dekoracion. Pulen e pret ne thela. Disa i skuqin pak thelat ne gjalpe dhe ne fund e servirin me salcen e pergatitur dhe arra te skuqura ne tigan pa vaj.

Une nuk i skuqa, mendova ta bej pak me te lehte, e hodha salcen ne tave balte, vura edhe thelat dhe i dhashe nje faqe ne furren e parangrohur me pare ne 250 grade. Nuk e lashe shume rreth 10 minuta. Pastaj i vura siper edhe arrat e skuqura ne tigan dhe secili hodhi ne pjate sipas deshires. //HermesNews - © 2012//



























* Autorja punon farmaciste nė Austri: hobi i saj ėshtė gatimi, fotografia dhe dekorimet: recetat mund t'i shikoni dhe nė profilin e saj facebook-ut "Tė gatuajme sė bashku"






Brunhilda Cela

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 113 here