Video
Rubrikat
1/21/2012 12:04:38 PM
Aktivitetet kulturore nė javėn e re
Institucionet kulturore nė Tiranė parashikojnė kėtė fundjavė dhe nė javėn nė vazhdim disa aktivitete pėr publikun
TIRANĖ - Teatėr: Teatri i Metropolit do tė shfaq sot dhe nesėr ora 20:00, dramėn Shtėpia e Bernarda Albės tė regjisorit Kiēo Londo nė sallėn Shekspir. Vepra e Federiko Garsia Lorkės do tė interpretohen nga Luiza Xhuvani, nė rolin e protagonistes, ndėrkohė qė nė role tė tjera interpetojnė aktoret: Roza Anagnosti, Erjona Kakeli, Adriana Tolka, Mirela Naska, Ermira Hysaj, Esela Pysqyli dhe Taulanda Jupi. Pesė vajza nė kėrkim tė pasionit erotik tė ndrydhur. Njė Bernardė, e obsesionuar nga konceptet e nderit dhe traditės. Njė gjyshe e burgosur nga e bija. Nė njė ambient uji, vajzat ndjellin dėshirat seksuale.
Teatri Kombėtar i Komedisė shfaq kėtė tė shtunė dhe tė diel, ora 19:00, komedinė e Stefan Ēapaliku XXL TV me regji tė tij dhe tė Naun Shundit. 7 aktorė do tė luajnė 11 personazhe, tė cilat ndryshojnė dhe transformohen vazhdimisht. Bujar Asqeriu, Mehdi Malka, Olta Daku, Lulzim Zeqja, Flaura Kureta, Marsela Lena dhe Roland Saro janė aktorėt qė me anė tė lojės sė tyre do tė sjellin pėr publikun mėnyrėn se si manipulohet e vėrteta nga media.
Opera: Nė datėn 23 janar, nė kuadėr tė projektit Opera pėr tė rinjtė dhe tė vegjlit, do tė shfaqet opera Flauti Magjik nga Mozart dhe do tė shoqėrohet me njė takim me dirigjentin, regjisorin dhe kėngėtarėt. Ndėrsa nė datėn 25 janar do shfaqet njė koncert me perlat e muzikės popullore nga artistėt e Ansamblit Popullor, si dhe njė takim me mjeshtrin Rexhep Ēeliku dhe grupin e valleve. Nė datat 26 dhe 27 do tė shfaqet pėr tė rinjtė dhe fėmijėt baleti Zhizel dhe do tė zhvillohet takimi Si ta kuptojmė baletin Zhizel, shoqėruar me njė takim me koreografin Agron Aliaj dhe solistėt e baletit.
Arte pamore: Nė Galerinė Komėbėtare tė Arteve qėndron e hapur ekspozita-konkurs Onufri, ku krijimet e 22 artistėve prezantojnė pikturėn moderne shqiptare. Kuratori i ekspozitės, Alban Hajdinaj ėshtė pėrpjekur tė thyej ritualin e Onufrit qė pėrqėndrohej tek artistėt e kohėve tė fundit, duke u kthyer pas nė kohė pėr tė gjetur komponentė tė modernes nė fotografitė e viteve 20-30 apo nė pikturat e viteve 60-90. GKA ka pėrzgjedhur jurinė qė do tė zgjedh veprėn mė tė mirė tė kėtij viti, e cila do tė mblidhet nė datėn 31 janar dhe nė 1 shkurt do tė shpallet fituesi.
Teatėr pėr fėmijė: Teatri i Metropolit pėr fėmijė do tė shfaqė ēdo tė shtunė dhe tė diel, ora 10:30, dy premierat e reja Maēoku me ēizme me regji tė Nelson Mullėn dhe Tomi, Xherri dhe Spajk nė regjinė e Oriana Camės. Shfaqjet do tė luhen nė sallėn Ēehov deri nė fund tė kėtij viti.
Cirk: Arena e cirkut tė Metropolit ēdo tė shtunė dhe tė dielė, vazhdon tė shfaqė deri nė datėn 30 qershor, ora 11:00 pjesėn Thesaret e cirkut". Shfaqja ka njė larmi numrash tė interpretuar nga artistėt e mirėnjohur si dhe artistet mė tė rinj tė trupės sė cirkut. Nė programin e saj janė pėrfshirė tė gjithė zhanret tradicionale tė cirkut si numrat e shpejtėsisė, numrat me kafshė, xhonglimi, kllounata, akrobacia e numrat e lartėsisė.
Filma: Kinema Millennium do tė shfaq qė prej kėsaj javė premierėn e filmit The girl with the dragon tattoo nominuar pėr 2 Golden Globe. Njė film nga David Fincher me Rooney Mara dhe Daniel Craig. "The girl with the dragon tattoo bazohet nė njė nga pjesėt e triologjisė bestseller Millennium Series tė shkrimtarit dhe gazetarit suedez Stieg Larsson. Nė film ndėrveprojnė edhe kohėt, ku e shkuara me tė tashmen janė lidhur me forma tė thjeshta narracioni dhe montazhi. The girl with the dragon tatoo nuk ėshtė njė film mbi nazizmin apo dhunėn ndaj femrave, por njė film pėr dy njerėz qė duhet tė mėsojnė sesi tė dalin nga guacka e tyre.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 41 here