Video
Rubrikat
1/20/2012 2:13:51 PM
'Strehёza e Ylberit' gati pёr komunitetin
Njё strehё pёr komunitetin LGBT mbi 18 vjeē: Ambasada Pink publikon kontaktet pёr tё gjitha rastet nё nevojё
TIRANE - E pagёzuar me emrin Strehёza e Ylberit, ёshtё tashmё gati Qendra e Parё e Emergjencёs nё dispozicion tё komunitetit LGBT nё vend. Projekt, i mundёsuar nga Ambasada PINK me Fondacionin Planet Romeo Hollandё, i mundёson
foto © pink 2012
komunitetit LGBT strehim dhe mbrojtje nё momentet mё tё vёshtira apo ekstreme tё jetёs, sidomos pёr ato vajza dhe djem tё cilёt janё nё proēesin coming out, (tё pranimit tё identitetit tё seksual tek miqtё, familjarёt ose kolegёt).
Pamjet fotografike tё Qendrёs, vendndodhja e tё cilёs nuk do tё bёhet publike pёr arsye sigurie, na paraqesin njё mjedis tё ngrohtё dhe familjar. Puna disa javore pёr kёrkimin e vendit mё tё pёrshtatshёm nga ana e stafit tё PINK ka dhёnё tashmё frutet e veta.
Strehёza e LGBT do tё jetё e hapur vetёm pёr personat qё kanё mbushur moshёn 18 vjeē, ndёrsa pёr tё gjithё personat nёn kёtё moshё, strehimi i tyre do tё bёhet nё strehёzat pёr mbrojtjen e fёmijёve dhe adoleshentёve.
Prej kohёsh Ambasada PINK ka shprehur shqetёsimin pёr rastet kur prindёrit apo tё afёrmit e komunitetit LGBT kanё reaguar ashpёr pasi kanё mёsuar orientimin seksual tё fёmijёve tё tyre, duke arritur deri nё rrahjen apo dёbimin e tyre. Nё mjaft raste, pas njё periudhe reflektimi dhe komunikimi, prindёrit janё ri-bashkuar me fёmijёt e tyre, duke nisur kёshtu fazёn e njohjes dhe pranimit tё identitetit tё tyre seksual. Duke patur parasysh kёtё moment tё rёndёsishёm dhe delikat nё jetёn e vajzave dhe djemve tё komunitetit, vullneti i Ambasadёs PINK ёshtё qё nё kёtё periudhe tranzitore, ti asistojё anёtarёt e komunitetit tё vendosur nё strehёz, duke i ndihmuar ata nё komunikimin me tё afёrmit e tё dashurit e tyre, si dhe pёr njё pjesё tё tyre ndihmёn nё drejtim tё mёsimit tё njё profesioni. 
Strehёza e Ylberit do tё funksionojё, duke u mbёshtetur nё rregulla dhe parime etike, nё mёnyrё qё bashkёjetesa, sado e shkurtёr e anёtarёve tё ndryshёm tё komunitetit, tё jetё e qetё dhe nё ndihmё tё kauzёs sonё tё pёrbashkёt.
Pёr Ambasadёn PINK, ky ёshtё njё moment i rёndёsishёm nё drejtim tё avancimit dhe mbrojtjes tё tё drejtave tё komunitetit LGBT, duke u siguruar qё pavarёsisht rrethanave tё jetёs, asnjё anёtar i saj tё mos vuajё, dhunohet apo dёmtohet nga largimi prej gjirit tё familjes.
Si pёrfundim, gjatё kёtyre ditёve Ambasada PINK ёshtё nё proēes rekrutimi tё njё personi i cili do tё jetё pёrgjegjёs pёr menaxhimin e qendrёs. Personat e interesuar mund tё na shkruajnё nё adresёn: communitypink@gmail.com ose info@pinkembassy.al //HermesNews - © 2012//
* Autorja ėshtė asistente e komunikimi nė Ambasadėn Pink


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 44 here