Video
Rubrikat
1/11/2012 6:51:33 PM
Momentet tona tё rёndёsishme dhe sfidat e reja. Mesazhi familjeve
Flet Altin Hazizaj, Ambasadori i parё i Pink nё Shqipёri, nёse mund tё mendojmё pёr diēka qё nuk arritёm ta realizojmё vjet ёshtё Gay Pride, diēka qё do dojё pak kohё tё bёhёt realitet
Ēfarё la pa bёrё PINK gjatё vitit 2011 ?
Hazizaj: Viti 2011 ishte i tejmbushur me aktivitete dhe kjo nuk na dha shumё mundёsi tё mendojmё pёr gjёrat qё nuk mundёm tё bёjmё. Pёr kёtё do tё na shёrbejё viti 2012, si njё vazhdim i pёrpjekjeve tё suksesshme tё trashёguara nga vjet dhe vёnia nё jetё e strategjive tё reja. Por nёse mund tё mendojmё pёr diēka qё nuk arritёm ta realizojmё vjet ёshtё Gay Pride, diēka qё do dojё pak kohё tё bёhёt realitet dhe do quhet e pabёrё derisa tё arrihet si objektiv.
Cili ka qenё momenti mё i rёndёsishёm i vitit ?
Hazizaj: Njё moment i veēantё dhe i bukur i 2011-tёs ishte rregjistrimi i PINK si organizatё e pavarur nё mbrojtje tё komunitetit LGBT nё Shqipёri. Kjo e ngre lёvizjen LGBT tё vendit nё njё stad mё tё lartё, ēka sjell pas mё shumё pёrgjegjёsi dhe njё rol mё deēiziv nё mbrojtjen e komunitetit. Momente tё tjera tё rёnbdёsishme kanё qenё: pjesmarrja e njё grupi prej 20 ēunash dhe gocash nga Shqipёria nё Gay Pride-in e Athinёs, zhvillimi i trajnimeve me pёrfaqёsues tё institucioneve publike, mbrojtja dhe promovimi i tё drejtave tё komunitetit nё media dhe nё institucione, organizimi i njё fushate model nё ditёn ndёrkomёbёtare kundёr homofobisё me mbёshtetjen e miqve dhe partnerёve nё Shqipёri dhe jashtё saj, krijimi i grupit tё tё rinjve nё Pink, krijimi i hapёsirёs Homos Politicus, shpallja publike e kёrkesёs sonё pёr njohjen e martesave dhe bashkёjetesёs nё gjini nё tё njejtё, fillimi i punёs pёr rishikimin e legjislacionit shqiptar dhe sesi ai i respekton ligjin kundёr diskriminimit, fitimin e ēёshtjes ndaj deputetit Shehu, paraqitjen e tre ankesave tё reja pёr diskriminim tek Komisionerja,
Altin Hazizaj
leksionet e panumёrta nё universitete, debatet e zjarrta nё zyrё me komunitetin, festat e pёrmuajshme, bashkёpunimet me institucionet e shumё e shumё tё tjera. Njё arritje po aq e madhe ishte edhe hapja nё muajin Dhjetor 2010 e Strehёzёs sё Emergjencё pёr komunitetin, si njё mundёsi pёr tё qenё pranё kujtdo anёtari qё gjendet nё njё moment tё vёshtirё tё jetёs. Puna jonё ёshtё e pёrbёrё nga momente kyēe tё pёrditshme dhe tё njё roli tё madh pёr avancimin e tё drejtave tё kёtij komuniteti. Edhe vetё kjo intervistё ёshtё njё moment i rёndёsishёm i njё viti qё sapo ka hyrё.
Cilat janё projektet pёr vitin 2012 ?
Hazizaj: Kjo intervistё vjen nё njё moment kur ne po hedhim nё letёr idetё tona. Pёr gjysmёn e parё tё vitit pёrgatitjet e PINK fokusohen rreth datёs 17 Maj, qё ёshtё Dita Ndёrkombёtare Kundёr Homofobisё (IDAHO). Kjo ditё bashkon pёrpjekjet e tё gjithё organizatave LGBT nё botё, pёr tu pёrqёndruar nё njё temё tё pёrbashkёt dhe pёr tё pёrēuar mesazhe tё rёndёsishme kundёr homofobisё, urrejtjes, jo-tolerancёs dhe pёr ti kujtuar popujve se njerёzit janё tё bukur sepse janё tё ndryshёm, se toleranca ёshtё njё virtyt dhe njerёzit janё tё lirё tё jetojnё seksualitetin e tyre pёrtej zinxhirёve tё sё shkuarёs dogmatike, diktatoriale dhe shtypёse. Njё pjesё e mirё e projekteve lidhen me forcimin e bashkёpunimit institucional pёr tё adresuar problemet e komunitetit LGBT, pёr tё ofruar alternativa zgjidhёse dhe pёr tё rritur tolerancёn ndal kёtij komuniteti nga administrata, institucionet, mediat, shkollat dhe qytetarёt nё tёrёsi. Tё tjerat do tё na duhet 'ti prezantojmё gradualisht gjatё vitit sepse jemi ende duke planifikuar njё pjesё tё mirё tё ndёrhyrjeve tona.
Doni tё lini njё mesazh pёr anёtarёt ?
Hazizaj: Komuniteti LGBT ёshtё njё ndёr grupet mё tё pёrndjekura dhe mё pak tё respektuara nё tё drejtat e tij. Si i tillё, atij i duhet tё pёrballet me forma nga mё tё ndryshme tё presionit shoqёror, tё cilat shpesh e vendosin atё nё pozita mbrojtjёse, pёrjashtuese apo edhe diskriminuese. Mesazhi kryesor pёr tё gjithё anёtarёt e Ambasadёs PINK, pёr ēunat dhe gocat e komunitetit, pёr familjet dhe prindёrit e tyre, pёr ēdo mbёshtetёs tё kauzёs LGBT, unё kam vetёm njё mesazh: Le tё jemi krenar! Krenar sepse po ndёrtojmё njё Shqipёri ku cdo njeri do tё respektohet nё tё drejtat e tij. Lёvizja LGBT nuk ka tё bёj thjesht dhe vetёm me mbrojtjen e njё grupi tё dizavantazhuar shoqёror, por ёshtё njё lёvizje pёr tё drejta tё barabarta pёr tё gjithё qytetarёt shqiptarё. Mesazhi yne ёshtё tё vazhdojnё tё kenё besim te vetja, te ndryshimi, te pёrmirёsimi i jetёs, tё mos kenё asnjё moment dyshim tek ajo ēka janё, ta duan veten e tyre pa kushte, ta duan shoqёrinё edhe pse ajo ende nuk ka mёsuar tё jetojё me ta. Ju presim ēdo ditё nё zyrat tona dhe ju urojmё sa mё shumё fat pёrgjatё vitit 2012.
Sё dyti, njё mesazh tё veēantё e kam pёr familjet e ēdo personi LGBT. Jini krenarё pёr fёmijёt tuaj dhe lerini ata tё shpalosin potencialin e tyre njerёzor e intelektual, kulturёn dhe dijet e tyre, larg paragjykimeve dhe intolerancёs. Mos i shtoni jetёs, shpesh tё trazuar, tё fёmijёs suaj edhe stresin e tё ndjerit i turpёruar apo se ёshtё duke bёrё diēka tё keqe nё jetё. Mbёshtesni fёmijёn tuaj nё cdo moment sepse familja mё shumё se kurrё, ёshtё qeliza qё duhet tё ndihmojё fёmijёn e saj tё mbrohet dhe tё rritet bashkё me tё.
Mesazhi i fundit ёshtё pёr tё gjithё njerёzit qё vertetё duan tё ndёrtojnё njё Shqipёri, ku tё drejtat e cdo individi respektohen dhe askush nuk dhunohet pёr shkak tё orientimit seksual apo identitetit gjinor apo edhe cdo shkaku tjeter. Bashkohuni me PINK dhe lёvizjen LGBT nё Shqipёri pasi duke qenё sё bashku, ky ndryshimin i madh nё mentalitetin shoqёror do tё jetё me i lehtё pёr tё ardhur. Tё drejtat e njeriut janё tё barabarta pёr kёdo, ndaj askush nuk duhet tё presё qё tё drejtat e tij tё bёhen realitet. Kjo ёshtё njё pёrgjegjёsi si shoqёrore ashtu edhe kombёtare. //HermesNews - © 2012// * Autorja ėshtė asistente komunikimi nė Ambasadėn Pink


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 28 here