Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3603 here

On line 1093 dite

video »

1/10/2012 4:40:06 PM

A tė ndihmon aspirina me doza tė volga ?

Aspirina tregon zvogėlim me 10 % tė rrezikut tė sėmundjes kardiovaskulare, por nuk ēojnė nė njė rėnie tė dukshme tė numrit tė vdekjeve tė shkaktuara nga njė atak kardiovaskular ose nga njė kancer






LONDĖR - Rreziqet qė paraqet marrja ēdo ditė e njė doze tė vogėl aspirine nga persona pa sėmundje kardiovaskulare janė mė tė mėdha se sa pėrfitimet pėr parandalimin e njė ataku kardiak, tregon njė studim i publikuar sot nė revistėn e specializuar "Archives of Internal Medecine".

Studimi i kryer nga shkencėtarė britanikė tė Universitetit tė Londrės shqyrtoi tė dhėnat e 100 000 pjesėmarrėsve nė nėntė prova klinike.

Rezultatet tregojnė njė zvogėlim me 10 pėr qind tė rrezikut tė sėmundjes kardiovaskulare, por nuk ēojnė nė njė rėnie tė dukshme tė numrit tė vdekjeve tė shkaktuara nga njė atak kardiovaskular ose nga njė kancer.

Pėrkundrazi, marrja e rregullt e aspirinės nė doza tė vogla sjell njė rrezik 30 pėr qind mė tė lartė tė hemorragjive tė brendshme qė vėnė nė rrezik jetėn e pacientit.

Studimi del nė pėrfundimin se pėr pacientė me shėndet tė mirė, pa patologji kardiake tė zbuluara, marrja e aspirinės nė doza tė vogla sjell mė tepėr rrezik se sa tė mira.

Marrja e aspirinės pėr njė kohė tė gjatė mund tė sjellė hemorragji tė tipit ulēer, por edhe gjakrrjedhje nga sytė.

"Efekti pozitiv i aspirinės pėr parandalimin e sėmundjeve kardiovaskulare pėr persona tė prekur nga ataket ose AVC (accident vasculaire cérébral) ėshtė i padiskutueshėm", theksoi doktor Rao Sehasai, i Universitetit Saint George tė Londrės, duke i nxitur kėta pacientė pėr vazhdimin e kurės.

"Por, pėrfitimet pėr persona qė nuk i kanė kėto probleme janė shumė mė tė vogla nga sa mendohej dhe njė trajtim me aspirinė mund tė sjellė rrezik pėr dėme tė mėdha si pasojė e gjakrrjedhjeve", shtoi ai.

Gjithashtu studimi nuk vėrtetoi se aspirina mund tė parandalojė vdekjen nga kanceri. Disa studime tė mėparshme tė publikuara nė "The Lancet" kanė treguar efektet mbrojtėse tė aspirinės kundėr disa kancereve tė zakonshėm si ai i zorrės sė trashė, i prostatės dhe i mushkėrive.




HermesNews - © 2012

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 50 here