Video
Rubrikat
1/4/2012 4:19:53 PM
Mberrin gripi sezonal
Mjeket keshillojne
TIRANĖ - Temperaturat e ulėta nė vend kanė ndikuar nė rritjen e numrit tė pacientėve qė kėrkojnė ndihmė mjekėsore, ndėrsa mė tė prekur janė fėmijėt.
Tė dhėnat nga Instituti i Shėndetit Publik flasin pėr rreth 14 000 raste me viroza stinore nė tė gjithė vendin, prej tė cilėve pjesa e mėdhe i pėrkasin simptomave tė infeksioneve respiratore tė sipėrme.
Ndėrkohė, vihet re se aktiviteti gripal paraqitet brenda aktivitetit sezonal.
Ndėrkohė tė dhėnat nga Qendra Spitalore Universitare "Nėnė Tereza" nė Tiranė flasin se pranė kėsaj qendre paraqiten ēdo ditė rreth 500 raste me simptoma tė viruseve stinore.
Rreth 320 fėmijė nė ditė paraqiten pranė Urgjencės sė Pediatrisė, ndėrsa mjekėt pediatėr thonė se viroza e kėsaj stine shoqėrohet me temperaturė, kollė, tė vjella dhe diarre.
Por kujdes, sipas mjekėve, duhet tė bėjnė dhe tė sėmurėt kronikė, tė cilėt rekomandohet tė marrin vaksinėn. Nga tė dhėnat e QSUT bėhet e ditur se nė shėrbimin kardiak paraqiten ēdo ditė rreth 100 pacientė me viroza stinore dhe rreth 80 nė shėrbimin e Infektivit.
Nisur nga qarkullimi i virusit nė vend, strukturat shėndetėsore apelojnė pėr aplikimin e vaksinės antigrip, veēanėrisht grupet mė nė rrisk, si fėmijėt, tė moshuarit, gratė shtatzanė, tė sėmurėt kronikė, etj.
Nga ana e tyre mjekėt kėshillojnė marrjen e vaksinės antigrip, e cila lufton 3 lloje virusesh dhe gjendet nė tė gjitha farmacitė dhe qendrat shėndetėsore. Aplikimi i saj duhet tė bėhet pranė qendrave shėndetėsore.
Mjekėt kėshillojnė gjithashtu pėrdorim me kriter tė antibiotikė, tė pėrshkruar vetėm nga mjeku, nė rast tė prekjes nga sėmundja, si dhe pėrdorimin e lėngjeve tė frutave dhe ēajet e shumėllojshme me prejardhje bimore, qė japin efekte lehtėsuese nė rrugėt e frymėmarrjes dhe nė fyt, duke bėrė qė kolla tė zbutet.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 41 here