Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3603 here

On line 1093 dite

video »

12/19/2011 10:23:31 AM

Shqipėria marėveshje me San Marinon nė fushėn e shėndetsisė

Zyra e Shtypit e MSH njoftoi sot se nė takim u konfirmua dhe njė herė raporti i veēantė i miqėsisė qė lidh dy popujt, njė miqėsi e cila daton shekuj mė parė






TIRANĖ - Shqipėria dhe Republika e San Marinos do tė bashkėpunojnė nė fushėn e shėndetėsisė, marrėveshja pėr konkretizimin e sė cilės pritet tė nėnshkruhet sė shpejti nė Tiranė.

Ministri i Shėndetėsisė, Petrit Vasili, zhvilloi ditet e fundit njė vizitė pune nė Republikėn e San Marinos, gjatė sė cilės ėshtė takuar me Sekretarin e Shtetit pėr Shėndetėsinė, Claudio Podeski.

Zyra e Shtypit e MSH njoftoi sot se nė takim u konfirmua dhe njė herė raporti i veēantė i miqėsisė qė lidh dy popujt, njė miqėsi e cila daton shekuj mė parė.

Tė dy ministrat, pasi kanė analizuar sistemet shėndetėsore tė tė dyja vendeve, kanė rėnė dakord pėr tė zhvilluar mė tej njė marrėveshje mirėkuptimi, e cila pritet tė firmoset gjatė vizitės qė Sekretari i Shtetit Podeski, pritet tė zhvillojė nė Shqipėri.

Njė marrėveshje e tillė do tė hapė mundėsitė e njė bashkėpunimi mė tė gjerė nė fushėn e shėndetėsisė, trajnimin e profesionistėve dhe projekte tė pėrbashkėta kėrkimi nė fusha tė veēanta.

Gjatė vizitės sė Podeskit nė Tiranė, pritet tė diskutohet dhe mundėsia e njohjes sė titujve dhe diplomave tė mjekėve dhe infermierėve. Me detajet e njė marrėveshje tė tillė do tė merret njė komision bilateral pas miratimit tė njė akordi tė tillė nga dy qeveritė pėrkatėse.

Nė fund tė vizitės nga tė dy ministrat ėshtė parė e nevojėshme fikėsimi i takimeve periodike nė mbėshtjete tė vullnetit tė bashkėpunimit mes dy vendeve nė fushėn e shėndetėsisė.





HermesNews - © 2011

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 47 here