Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3603 here

On line 1093 dite

video »

11/2/2011 3:31:30 PM

Ne Mars duhet te kete patur hekurudhe dhe jete

Gjenden gjurme hekurudhe dhe materiale





Edison Myrteza
edikorca@yahoo.com


MARS - Xhozef Skiper, nje kerkues i famshem amerikan dhe nje arkeolog virtual, ka deklaruar se ka gjetur gjurme hekurudhe, nje stacion hekurudhor dhe materiale hekurudhore ne nje foto te marre nga planeti Mars.

Skiper eshte i njohur per studimet e tij te teknologjise se larte per pamjet nga hapesira. Por kete here, kerkuesi ka gjetur nje sistem te plote transporti hekurudhor ne foto.

Megjithate, shume prej atyre qe kane marre vesh informacionin jane shume skeptike ne lidhje me zbulimin e Skiper. Ndodhet nje linje e gjate ne pamjet satelitore, por eshte shume e cuditshme te quhet nga Xhozef Skiper si nje linje hekurudhe. Por, shkencetare te tjere nuk po arrijne te shpjegojne dot se cfare do te mund te thote me te vertete ajo linje e gjate e gjetur ne Mars.

Gjurmet e gjetura nisin afer kraterit “Gale” ne planetin e kuq. Nasa ka planifikuar te vendose automjetet ne zonen e kraterit. Automjetet do te leshohen per te gjetur uje dhe jete. Gjurmet e hekurudhes nisin rreth 900 kilometra larg nga krateri.

Arkeologjistet kane gjetur gjithashtu, edhe shume ndertime afer kraterit, ku sipas Skiper, duhet te jete nje stacion hekurudhor. Ai ka gjetur nje objekt katror jo shume larg stacionit. Objekti, qe duket si nje mjet transporti hekurudhor, ndodhet pikerisht ne gjurmet e gjetura.



HermesNews - © 2011

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 136 here