Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 745 here

On line 198 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1267 here

On line 342 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1185 here

On line 342 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 1005 here

On line 343 dite

video »

Rubrikat

faqe informative

5/30/2007 10:40:38 AM

Risotto

Per 4 veta:: 2 gota uji risotto, vere te bardhe, 1 qepe, djathe parmigiano (parmesan), vaj ulliri, bujon (rreth 2l).


Qepe, risotto, vere e bardhe dhe extract bimesh per bujon.

Hidhni rreth 2l uje ne nje tenxhere dhe shtoni ne te ekstraktin e bimeve. Kur te kete marre nje vale, hiqeni dhe lereni menjane. Por mos e lini per nje kohe shume te gjate, sepse bujoni nevojitet te jete i nxehte!

Ne nje tenxhere apo tigan te thelle, nxeheni vajin e ullirit duke e kalibriruar pjaten e sobes ne temperaturen me te larte. Kur vaji te jete nxehur shtoni qepen e grire holle dhe kaurdiseni shpejt deri sa te marri nje ngjyre te verdhe ne te arte.

Shtoni risotton, ulni temperaturen e sobes qe te jape zjarr te avashem dhe perziejeni orizin mire me vajin dhe qepen per disa minuta.
Shuajeni me vere te bardhe dhe lereni te zieje ne zjarr te avashem derisa te avullohet vera.

Shtoni nga nje garuzhde me bujon te nxehte ne tigan dhe pa pritur qe ta pije orizi te terin, shtoni nje garuzhde tjeter. Bejeni kete pune deri sa orizi te behet i ngrenshem. Zjarrin mbajeni te avashem dhe mos e lini orizin te thahet.

Ne nje pjate grini parmesanin, diku rreth dy grushta plot, dhe ja shtoni risottos ne fund fare, kur te jete bere gati per te ngrene.

Ju befte mire!

Hermesnews

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 614 here