Video
Rubrikat
9/1/2010 9:20:48 AM
Film dokumentar per historikun e himnit kombetar
Regjisori dhe skenaristi Petrit Ruka pėrgatitet qė kėtė projekt ta realizoj nė kuadrin e 100-vjetorit tė pavarėsisė.
1 Shtator 2010
info@hermesnews.org
Hermesnews/ Njė dokumentar artistik mbi krijimin e himit kombėtar tė flamurit pritet tė realizohet sė shpejti nga regjisori dhe skenaristi Petrit Ruka, me rastin e 100 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė sė shtetit shqiptar.
Nė njė prononcim regjisori dhe skenaristi Petrit Ruka tha se "ideja ime ishte qė ta bėja kėtė dokumentar nė kuadrin e 100-vjetorit tė pavarėsisė, dhe do tė doja qė ky dokumentar tė ishte pjesė e festimeve tė Vlorės".
"Historia e himnit tonė ėshtė njė histori plot peripeci tė jashtėzakonshme e tė papritura", thotė Ruka duke shtuar se, "ėshtė njė histori e gjatė, e komplikuar nėse duhet tė ekzistonte ky himn, ku janė bėrė 4 konkurse tė mėdha kombėtare, dy nė kohėn e Mbretit Zog, dy nė periudhėn e komunizmit". Sipas tij, "dokumetari do tė jetė i gjatė rreth 50 minuta, do tė ketė kujtime pėr himnin e flamurit, dokumenta, etj".
Regjisori Petrit Ruka thotė se "janė ende nė fazėn parapėrgatitore dhe pėr volumin e xhirimeve dhe mėnyrėn se si ėshtė menduar tė realizohet, mbėshtetja e QKK-sė garanton vetėm 1\3 e buxhetit tė nevojshėm, kėshtu qė jemi duke kėrkuar burime tė tjera financiare pėr realizimin e kėtij dokumentari".
Sipas Rukės, dokumentari do tė xhirohet nė vende si Rumani, Kosovė, etj, dhe nė qėndėr tė tij do tė jenė dy njerėz qė kanė sjellė himnin nė Korēė, i cili mė pas u pėrhap nė tė gjithė vendin. Ai thotė se "ėshtė njė dokumentar i vėshtirė pėr t'u xhiruar sepse duhet tė spostohet nė kohė dhe nė ambientet e asaj kohe".
Ai shtoi se gjithashtu se "nė kėtė dokumetar do tė flitet edhe pėr incizimin e himnit, qė ėshtė regjistruar pėr herė tė parė nė Amerikė, kush e ka incizuar, si dhe pėr shumė detaje tė tjera. Jemi nė fazėn pėrgatitore pėr kėtė dokumentar dhe shpresojmė qė ai tė jetė gati pėr vitin 2012, kur ėshtė 100 vjetori i shpalljes sė pavarėsisė".
Himni i Flamurit ėshtė himni kombėtar i Shqipėrisė qė nga shpallja e pavarėsisė mė 1912 dhe njihet zyrtarisht nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė si "Rreth flamurit tė pėrbashkuar". Autor i tekstit tė himnit ėshtė rilindasi Aleksandėr Stavre Drenova (Asdreni). Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 106 here