Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3548 here

On line 1078 dite

video »

8/30/2010 11:46:20 AM

Nė kėrkim tė Neolitit

Sipas arkeologes amerikane, Suzan Allen, bashkėdrejtuese e ekspeditės, qėllimi i kėtyre gėrmimeve ėshtė hulumtimi i fillimit tė periudhės sė neolitit nė Fushėn e Korēės.


30 Gusht 2010
info@hermesnews.org


KORĒĖ - Nė vendbanimin prehistorik tė Vashtmisė, Korēė, deri tani janė grumbulluar disa qindra objekte arkeologjike si fragmente enėsh prej qeramike, vegla bujqėsore prej stralli, kocka kafshėsh shtėpiake e tė egra, trupi i njė figurine nė qeramikė, njė bri lope etj, bėjnė tė ditur pėrfaqėsues tė ekspeditės arkeologjike qė ka nisur kėrkimet nė fillim tė muaj gusht dhe qė ėshtė afėr pėrfundimit.

Sipas arkeologes amerikane, Suzan Allen, bashkėdrejtuese e ekspeditės, qėllimi i kėtyre gėrmimeve ėshtė hulumtimi i fillimit tė periudhės sė neolitit nė Fushėn e Korēės, ku mendohet tė jetė njė nga vendbanimet prehistorike mė tė vjetra nė Ballkan dhe Evropė. "Nga gėrmimet ka mjaft gjetje pėr mėnyrėn e jetesės sė banorėve tė kėtij vendbanimi prehistorik, pėr kafshėt shtėpiake, por edhe pėr kafshėt e egra qė gjuanin," - thotė Allen.

Bashkėdrejtuesi tjetėr i kėtij projekti, arkeologu shqiptar, Ilir Gjipali, thotė se materialet e grumbulluara do tė analizohen nė SHBA pėr tė vėrtetuar hershmėrinė e tyre. Nė laboratorėt amerikane do tė testohet analiza e karbonit C-14 dhe ADN-ja, thonė specialistėt.

Gėrmimet nė vendbanimine Vashtmisė kryhen nga njė ekspeditė e Institutit Arkeologjik tė Tiranės nė bashkėpunim me njė grup arkeologėsh tė universitetit tė Cincinatit nga SHBA. Gėrmimet e para arkeologjike nė vendbanimin prehistorik tė Vashtmisė, pėr periudhėn e neolitit tė hershėm, i ka kryer nė vitin 1974, arkeologu shqiptar Myzafer Korkuti. Vendbanimi prehistorik i Vashtmisė daton 6000 vjet para erės sė re. Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.









HermesNews - ©2010

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 109 here