Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3548 here

On line 1078 dite

video »

8/17/2010 9:36:00 AM

Horoskopi Mujor – Gusht 2010

Parashikimi i yjeve per 12 shenjat e Zodiakut.


Dashi

Ky ėshtė muaji juaj, duke filluar nga data 1. Ēfarėdo qė keni shpresuar ėshtė juaja: njė ditė pushimi pėr tė luajtur dhe pushuar pranė pishinės, njė marrėveshje biznesi e cila do tė nėnshkruhet, njė puthje e mrekullueshme. Shkėlqyeshėm! Kini kujdes me financat nė datėn 2. Nė datat 6 dhe 7, duhet ti shtyni daljet e ēmendura natėn pasi duhet te ndihmoni njė tė afėrmin tuaj me organizimin e njė feste. Papritur do ta shikoni marrėdhėnien tuaj nga njė tjetėr drejtim nė datėn 12. Shkėlqyeshėm! Mėnyra se si ju po i shikoni gjerat po e rregullon tė qenit tuaj egoiste. Argėtohuni nė datat 17 dhe 18. Shėtisni me biēikletė, nė kėmbė, merruni me stėrvitje ose provoni njė restorant tė ri (ose bėjini qė tė gjitha!). Vendosini disa qėllime vetes nė datėn 21. Pastaj mundohuni ti arrini kėto qėllime! Ju do te jeni nė njė formė te shkėlqyer, psikologjikisht, fizikisht, profesionalisht dhe emocionalisht nė datat 26, 27 dhe 28. Nė datėn 31 do tė shkėlqeni. Ēdo gjė do t’ju pėlqej kėtė muaj!

Demi

Merreni shtruar nė datėn 1. Nėse dėshironi tė blini blini blini, pėrpiquni pėrpiquni pėrpiquni ta frenoni veten. Ky muaj ėshtė i gjithi nė lidhje me pėrcaktimin e prioriteteve: kaloni mė shumė kohė nė natyrė, mė pak shpenzime ne blerje. Mė shumė ushqim i freskėt i gatuar nė shtėpi me miqtė tuaj, mė pak netė tė shtrenjta me koktejle jashtė. Prioritetet tuaja nė linjė tashmė mund tė prodhojė disa rezultate mjaft spektakolare nė datat 2 dhe 3. Arrogancė ėshtė e pavend, veēanėrisht nė datat 8 dhe 9, kur ju nuk keni tė gjithė informacionin e nevojshėm ende. Disa lajme tė papritura do tė sjellin emocione tė forta nė datat 14, 15 dhe 16. Ndoshta ju duhet tė takoni personin e pėrfshirė pėr tė folur mbi tė. Rruga juaj merr drejtim te qartė pas njė bisedė me njė mik nė datėn 19 ose 20. Ju do tė dėshironi tė keni mė shumė kohė pėr partnerin nė datėn 25. Marrja e vendimeve do te jetė e lehtė nė datat 29 dhe 30. Pra, shfrytėzojeni rastin!

Binjaket

Data 1 ėshtė ditė shumė e pa qėndrueshme pėr ju. Sido qė tė jenė, ēėshtjet qė kėrkojnė zgjidhje nė jetėn tuaj do tė keni gjithė mbėshtetjen e nevojshme pėr tu dhėnė zgjidhje ne fillim te muajit. Tregohuni tė hapur, por mos harroni se vendimi pėr atė qė duhet bėrė ose jo e merrni vetėm ju. Dy ditė krejtėsisht tė jashtėzakonshme janė ato nė datat 4 dhe 5. Mos harroni tė argėtoheni! Detajet kanė nevojė pėr vėmendjen tuaj ne datat 10 dhe 11. Pėrdorini kompetencat tuaja pėr te bėrė mirė, nė vend tė gjerave pa vlere nė datat 14, 15 dhe 16. Bashkohuni me vullnetaret nė pastrim e qytetit, dhe jepini njė dorė fushatės pėr ndėrgjegjėsimin e vetėdijes publike shėndetėsore. Ndryshimi do te jetė i dukshėm! Mendimet e thella do t’ju mbajnė tė zėnė nė datat 21, 22 dhe 23. Nė datat 26, 27 dhe 28, ju jeni nė humor pėr tė komunikuar. Pra, tė gjithė rreth jush. Ne datėn 29 tė gjitha gjėrat do te jenė ne vendin e vet dhe ju do tė pėrkushtoheni qė tė kaloni sa mė mirė datat 30 dhe 31.

Gaforrja

Do tė tentoni qė nė ēdo mėnyrė t’i kundėrviheni ēdo autoriteti gjatė kėtij muaji. Thjesht, vėshtirė do t’i pranoni urdhrat nga eprorėt tuaj. Kjo sjellje ndonjėherė edhe mund tė jetė e mirė, por kujdes – jo ēdoherė. Zgjidhja pėr kėtė ėshtė tė kėrkoni njė vend pune ku nuk duhet tė luftoni pėr tė drejtat tuaja dhe tė krijoni kushtet elementare pėr punė. Ndėrsa nė vendin ekzistues pėrpiquni tė mos qėroni hesape pėr momentin. Gjatė muajit gusht do tė zbuloni anėn tjetėr tė partnerit, e madje edhe vetveten. Pra do tė gjeni personalitetin tuaj, tė cilin do ta jetoni. Personat e lirė do tė kenė mundėsi tė takojnė njerėz interesantė, qė ndoshta mund tė shndėrrohen nė lidhje dashurie.

Luani

Gjatė kėtij muaji do tė pėrpiqeni tė depėrtoni nė sipėrfaqe, dhe t’i merrni gjėrat nė duart tuaja. Thjesht, mendoni se ka ardhur koha tė avanconi nė karrierė – por kjo gjė mund tė shkaktojė konflikte me eprorėt tuaj. Duhet tė jeni mė tė durueshėm dhe tė mos ekspozoheni ēdoherė si shef. Lejoni qė edhe tė tjerėt tė ndihen komod, sepse do tė vije edhe momenti juaj pėr t’u dėshmuar sa vleni. Dominimi juaj te partneri nuk do t’ju sjellė lumturi. Nė kėtė mėnyrė partneri do tė ndihet si i humbur. Ėshtė koha tė frenoni pak dhe tė dėgjoni se ēfarė ka partneri pėr tė thėnė. Personat e lirė shpejt do tė krijojnė kontakte tė reja, por edhe mund t’i humbasin shpejt ato.

Virgjeresha

Aftėsia juaj pėr t’u prezantuar nė mėnyrė tė duhur ėshtė ēelėsi i suksesit pėr ju nė muajin gusht. Njerėzit me dėshirė do t’ju ndihmojnė t’i tejkaloni problemet, sepse komponenti juaj social do tė jetė faktori kryesor qė do t’ju dėrgoi drejt suksesit. Po kjo aftėsi nuk do tė kalojė pa u vėne re nga eprorėt tuaj, tė cilėt kanė nevojė pėr njeriun i cili sjellė harmoni nė kolektiv – prandaj shfrytėzojeni aftėsinė tuaj. Ju e dėshironi kėtė harmoni nė gusht, qė tashmė ka trokitur nė dyert tuaja. Do tė jeni nė gjendje tė gjeni kompromise me partnerin nė mėnyrė diplomatike. Personat e lirė tė kėsaj shenje do tė kenė mundėsi tė takojnė partnerin e jetės, nė periudhėn 3-16 gusht.

Peshorja

Qė nė fillim tė kėtij muaji do tė jeni tė detyruar tė zgjidhni synimin qė keni pėr tė arritur. Pra, me njė rregullim mė tė mirė tė angazhimit tuaj do tė keni shanse tė mira pėr tė pėrparuar nė karrierė. Nė kėtė mėnyrė muaji gusht mund t’ju sjellė suksese, ndėrsa do tė gjeni edhe metoda tė mira pėr tė zbatuar projektin qė tashmė e keni hartuar nė kokėn tuaj. Edhe nė aspektin financiar shihet pėrparime tė dukshme, por edhe investime. Ndjenjat dhe mendimet duhet t’i harmonizoni gjatė kėtij muaji nėse dėshironi tė arrini lumturinė e kėrkuar me partnerin tuaj. Personat e lirė ndėrkaq, do tė kenė njė fazė tė mirė pėr njoftime tė sinqerta e madje edhe pėr krijimin e lidhjeve tė shėndosha.

Akrepi

Gjatė kėtij muaji mund tė mos jeni gjithaq tė kėnaqur me kolektivin tuaj nė punė. Madje, mund tė bėni gabime duke i fajėsuar bashkėpunėtorėt edhe atėherė kur ju do tė jeni ai qė do tė bėjė gabime tė caktuara. Zgjidhja qėndron nė vetėkontroll, pra duhet tė ushtroni tė kontrolloni temperamentin tuaj, sepse ēdo problem ka zgjidhje. Disa fjalė tė mira gjatė kėsaj periudhe nė kolektiv mund tė hapin rrugė mė vonė. Duhet tė keni kujdes tė mos i bėni presion partnerit dhe ta lėndoni me xhelozinė tuaj tė pavend. Thjesht, pėrpiquni tė jeni mė realė nė jetė dhe problemet t’i zgjidhni me bisedė tė sinqertė. Personat e lirė duhet tė presin njė kohė mė tė mirė.

Shigjetari

Pėr momentin mund tė thuhet se ēdo gjė ecėn si duhet nė karrierė. Megjithatė, ju keni nevojė pėr kolektiv qė tė motivoheni mė tepėr pėr punė. Edhe nėse punoni nė kolektiv, ju duhet ta merrni udhėheqjen e punėve – mirėpo jo edhe tė harroni se tė mirat duhet t’i ndani me bashkėpunėtorėt. Marrė nė pėrgjithėsi, do tė keni mundėsi t’i shpalosni afinitetet tuaja kreative dhe anėt tuaja pozitive. Pėrpiquni tė mos e lėni partnerin anash – por gjeni kohė tė bashkėbisedoni pėr planet tuaja tė mėtutjeshme dhe kompromiset qė duhet tė bėni. Nė kėtė mėnyrė do ta forconi lidhjen tuaj. Personat e lirė do tė kenė ēaste tė kėndshme romantike gjatė kėtij muaji.

Bricjapi

Gjatė kėtij muaji nuk duhet tė nxitoni nė punė. Megjithatė, nuk do tė lejoni t’ju ikėn gjėrat nga dora. Nėse ju jepet rasti, filloni me zbatimin e njė plani tė mėhershėm tė cilin e keni ideuar, sepse mund t’ju jepet njė shans i sinqertė pėr pėrparim nė karrierė. Projektin tė cilit i jeni pėrkushtuar nė mėnyrė konstante mund tė marrė dhen prej datės 17 gusht e tutje. Ky muaj ėshtė i pėrkryer pėr jetėn tuaj bashkėshortore, madje sjell mundėsinė tė dashuroheni sėrish nė partnerin tuaj. Ndikimi i planetit Venera do t’ju sjellė ajėr tė pastėr nė dashuri. Personat e lirė ndėrkaq, prej njė argėtimi tė ēastit mund tė kalojnė nė lidhje jetėsore.

Ujori

Nė punė do tė tregoheni shumė tė sigurt dhe tė angazhuar, ndėrsa nuk do tė frikoheni nga konkurrenca e mundshme. Kjo gjė ju ndihmon tė jeni mė tė qetė dhe t’i kontrolloni aftėsitė qė keni. Pra, marrė nė pėrgjithėsi, muaji gusht do tė jetė goxha i suksesshėm pėr ju nė sferėn e karrierės. Vetėm duhet tė keni kujdes nga ndryshimet e shpejta – tė cilat do tė ishte mirė sikur t’i lini pėr mė vonė. Lidhja juaj bashkėshortore vetėm sa do tė forcohet dhe zbukurohet. Sidoqoftė, duhet tė jeni mė tė qėndrueshėm, sepse arti i dashurisė kėrkon mė shumė ledhatim dhe afėrsi. Personat e lirė kanė para tyre njė kohė ideale pėr ta takuar personin e jetės.

Peshqit

Tendenca juaj pėr tė planifikuar ēdo gjė deri nė fund nė profesion, do tė shpaguhet. Detyrat e pėrfunduara zyrtare do t’ju dėrgojnė drejt suksesit. Po ashtu nė mėnyrė tė zgjuar do tė punoni nė planet e mėtutjeshme tė karrierės, ku do tė bėni lėvizje tė qarta. Kryesorja gjatė kėtij muaji ėshtė tė mos e humbisni vullnetin pėr punė dhe t’u kushtoni mė shumė vėmendje raporteve nė kolektiv. Planet nuk duhet tė bėni pa partnerin, se paku mbajeni tė informuar. Biseda e hapur ėshtė ajo qė do t’ua sjellė harmoninė nė shtėpi. Personat e lirė duhet tė presin fatin e tyre, mirėpo duhet tė jenė mė aktivė.






HermesNews - ©2010

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 471 here