Video
Rubrikat
8/2/2010 9:48:54 AM
Shesin shtepine dhe jetojne ne varke
Familja ndaloi per mese 1 vit ne nje port te vogel te Zelandes se Re, ka qene ne Polinezine franceze, Ishujt Galapagos, Ishujt Solomon, Papua, Ishujt Fixhi etj...
2 Gusht 2010
info@hermesnews.org
SHBA/ Nje familje nga Maryland ne SHBA ka braktisur cdo gje per te jetuar dhe udhetuar me nje varke me vela. Cifti Tom dhe Kathleen Crafton, se bashku me tre femijet kane shitur dy shtepite qe ishin ne pronesi te tyre, braktisur punet dhe kane blere nje varke me vela 13 metra te gjate.
Ne 7 vjet familja ka kryer tre here xhiron e botes, por tashme femijet jane rritur dhe cifti Crafton ka vendosur te rikthehet ne shtepi per tu dhene atyre mundesine te shkollohen dhe te vendosin vete per jeten e tyre.
Tom, nje psikolog 50 vjecar dhe Kathleen infermiere 48 vjecare, ne vitin 2003 vendosen qe per hir te familjes ishte e domozdoshme te shkepusnin cdo lidhje me jeten e perditshme.
Tom nuk dinte me te degjonte per punen e tij si psikolog ne Anchorage, ne Alaske dhe bashkeshortja u gjend ne sintoni te plote me te ne marrjen e ketij vendimi. Keshtu ne vitin 2003 ata u shperngulen mbi varken me vela Nueva Vida se bashku me femijet qe ne ate kohe kishin 15, 11 dhe 8 vjec per tu nisur per nje udhetim i cili do te sihte edhe jeta e tyre per 7 vjetet ne vijim.
Entuziaste per kete vendim ishin edhe Jena 15 vjec, Lena 11 dhe Ben 8, te cilet moren me vete ne varke ate qe ata mendonin se sihte e nevojshe per kete jete te re.
'Femijet kane humbur lidhjet me shoqerine e meparshme - shprehet Tom - 'dhe nuk kane ndjekur me shkollen, por cti besh, sidoqofte ata dine te shkruajne dhe te lexojne ne menyre te persosur dhe ne keto vite kane pare dhe mesuar gjera qe perndryshe nuk do te kishin kurre mundesine ti benin. Te kish qene per mua do te kisha vazhduar me udhetimin- perfundon Tom.
Familja ndaloi per mese 1 vit ne nje port te vogel te Zelandes se Re, ka qene ne Polinezine franceze, Ishujt Galapagos, Ishujt Solomon, Papua, Ishujt Fixhi etj... Ata kane mbijetuar duke peshkuar dhe kur kane zbritur ne toke jane munduar te jetojne si vendasit duke ju pershtatur zakoneve dhe rregullave. Tashme ata jane ne Maryland sepse femijet tashme jane rritur dhe per te nisur nje jete te re duhet te njohin te pakten vendlindjen e tyre.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 348 here