Video
Rubrikat
7/30/2010 7:17:43 PM
Rama, Shqiperia krize te gjithanshme
'..50 mijė njerėz kanė humbur punėn vetėm nė fushėn e fasoneve'.
31 Korrik 2010
info@hermesnews.org
TIRANE - Realitetin e njė Shqipėrie pensionistėsh tė cilėve u thuhet se u ėshtė rritur pensioni 5 deri nė 6%, ndėrkohė qė vetėm kostoja e ushqimeve u ėshtė rritur 6%, barabartė me rritjen e pensioneve, - tha sot ne nje bashkebisedim me gazetaret kreu i PS-se Edi Rama.
Duke folur per nivelin e papunesise ai shtoi se; ..50 mijė njerėz kanė humbur punėn vetėm nė fushėn e fasoneve. Vetėm nė atė sektor ka njė humbje vende punėsh marramendėse. Janė tė pa numėrueshme mė humbjet e vendeve tė punės qysh prej njė viti, kur ju premtuan shqiptarėve 160 mijė vende pune dhe nė fakt brenda njė viti ju kanė humbur mė shumė se 100 mijė vende pune.
Besoj qė ndajmė sė bashku sė paku pikėpamjen qė nė ditėt e fundit ka pasur shfaqje edhe mė shqetėsuese tė krizės. Tė krizės sė gjithanshme, tė krizės sė demokracisė, tė krizės sė shtetit tė sė drejtės, por edhe tė ekonomisė qė ėshtė aspekti i krizės qė cenon drejtpėrdrejtė cilėsinė e jetės sė pėrditshme tė familjeve shqiptare, tė cilat sot po e ndjejnė pėrditė e mė shumė se kriza po kufizon mundėsitė e tyre pėr tė shpenzuar dhe pėr tė plotėsuar nevojat jetike. Ato ndoshta mė minimale pėr shumė e shumė familje qė veēanėrisht nė rastin e pensionistėve apo tė papunėve e kanė tė pamundur ta mbėrrijnė fundin e muajit nė rast se nuk kanė njė ndihmė nga pjesėtarėt e familjes apo tė afėrmit nė emigracion.
Ka kaluar buxhet i rishikuar dhe ka kaluar duke shfaqur edhe nė procesin e aprovimit, krizėn e rėndė tė demokracisė qė manifeston vetė parlamenti, vetė hapėsira parlamentare ku ėshtė e qartė se nuk ka as njė minimum etik, e jo mė pastaj demokratik. Pėr mė tepėr ky buxhet i rishikuar, i pa diskutuar nen pėr nen si asnjėherė tjetėr nė historinė e parlamentit shqiptar nė periudhėn e tranzicionit demokratik ėshtė tėrėsisht i pamjaftueshėm si masė pėr tė pėrballuar krizėn. Kriza e ka venė poshtė vendin dhe ka ikur shumė pėrpara, ndėrkohė qė qeveria pėrpiqet ta ndjekė nga pas, duke u munduar njėkohėsisht ta fshehė, por masat e marra dhe posaēėrisht ky rishikim buxheti nuk ėshtė as mė shumė e as mė pak po pranimi mė kuptimplotė i ekzistencės sė njė krize qė tashmė ka prekur ashtin e ekonomisė shqiptare. Ndėrkohė qė kėto ditė ka ndėrthurur edhe aspektin e krizės sė demokracisė duke i treguar mbarė opinionit publik, por jo vetėm opinionit publik por edhe aleatėve dhe partnerėve tanė, mungesėn e vullnetit pėr tė respektuar normat e bashkėjetesės nė NATO. Dhe pse vetėm pėr hir tė njė vullneti tė mbrapshtė qė kėrkon tė nėnshtrojė edhe shėrbimin sekret, e nė kėtė rast duke qenė se kjo bėhet nė kundėrshtim me vetė interesat e vendit, tė NATO-s dhe tė SHBA-sė, si avokati ynė pėr hyrjen nė NATO, do tė thotė se interesa tė errėta qėndrojnė pas, interesa tė errėta qė fatkeqėsisht mishėrohen dhe pėrfaqėsohen nga kryeministri i vendit.
Mė tutje kjo ka krijuar njė tjetėr krizė, krizėn me Presidentin Republikės, nė formėn e njė kėrkese aspak etike qoftė edhe nė shprehje, adresuar si akuzė ndaj presidentit pėr gjoja shkeljen e kushtetutės dhe bllokimin e Gjykatės Kushtetuese qė sot ėshtė nė kėtė derexhe pikėrisht pėr faj dhe pėrgjegjėsi ekskluzive tė atyre qė akuzojnė, tė atyre qė akuzojnė mbi karriget e pushtetit tė vjedhur qė gjatė gjithė kėtė viti ka treguar pėrditė se arsyeja themelore e vjedhjes sė votave nė 28 qershor ka qenė babėzia dhe njėkohėsisht vullneti i mbrapshtė pėr tė vėnė nė kontroll ēdo gjė, duke gjunjėzuar Shqipėrinė dhe shqiptarėt, nėn njė rend punėsh nė kundėrshtim me rendin kushtetues. Duke gjunjėzuar tė gjitha institucionet kushtetuese tė kėtij vendi, me forma dhe rrugė sa antikushtetuese, sa antidemokratike, sa antiqytetare, tė ndėrthurura tė gjitha bashkė si shprehje tė njė vullneti tė mbrapshtė, thjesht dhe vetėm pėr njė pushtet interesash gjithmonė e mė tė mbledhura nė njė grusht njerėzish.
Jemi nė kushtet kur thellohet pėrditė manipulimi dhe falsifikimi i tė dhėnave tė njė ekonomie qė nė gojėn e kryeministrit shfaqet nė lulėzim mu nė zemėr tė njė botė qė ėshtė e gjitha e shkretuar nga efektet e krizės, por qė nė tryezat e familjeve shqiptare shfaqet si rrėnim, nė bilancet e sipėrmarrjeve shqiptare shfaqet si rrėnim, nė tėrėsinė e punėve tė vendit shfaqet si rrėnim. Pėrballė kėsaj situate, sot mė shumė se kurrė Shqipėria ka nevojė pėr ndryshim, sot mė shumė sė kurrė Shqipėria ka nevojė pėr tė parė me kurajo njė rrugė tė re dhe pėr tu ndarė me guxim nga ky pushtet i mbrapshtė, i cili pasi grabiti zgjedhjet u humbet pėrditė shqiptarėve mundėsi, vende pune, shpresa. Mjafton qė tė pyesni ata qė jetojnė jashtė oborrit tė pushtetit, ata qė janė subjekt i fjalimeve tė pėrditshme tė kryeministrit dhe tė oborrtarėve tė tij pėr rritjen marramendėse ekonomike dhe do tė dėgjoni as mė shumė e as mė pak por thjesht tė kundėrtėn. Realitetin e njė Shqipėrie pensionistėsh tė cilėve u thuhet se u ėshtė rritur pensioni 5 deri nė 6%, ndėrkohė qė vetėm kostoja e ushqimeve u ėshtė rritur 6%, barabartė me rritjen e pensioneve. Telefoni pėr tė lajmėruar urgjencėn apo pėr nevojat mė elementare, jetėsore, u ėshtė rritur po ashtu. Uji akoma mė shumė. Energjia shumė mė tepėr. Tė gjitha kėto bashkė, jo vetėm e kanė zeruar, por e kanė bėrė rritjen e ashtuquajtur tė pensioneve tė tyre njė pesė me hiē. E njėjta gjė edhe nė kėtė rast, arsyeja ėshtė mbrapshtia dhe babėzia e pushtetit, sepse vetėm duke llogaritur abuzimet e bėra, ato tė llogaritshmet, jo ato tė padukshmet me ekonominė dhe thjesht duke shmangur kėto abuzime, rrogat dhe pensionet sot mund tė ishin rritur 20%. Po, sigurisht ka njė copė Shqipėri qė jeton mė mirė, ka njė copė Shqipėrie ku ekonomia lulėzon, ka njė copė Shqipėrie qė vėrtet nuk ka tė krahasuar me asnjė vend tė botės, me asnjė vend tė zhvilluar tė botės dhe kjo ėshtė copa e Shqipėrisė ku jetojnė Sali Berisha dhe oborrtarėt e tij. Oborrtarė qė deklarojnė 1.8 mln euro fitim nė funksion shtetėror brenda njė viti, oborrtarė qė nuk paguajnė as tatimin mbi fitimin, oborrtarė qė guxojnė qė jo vetėm tė mos japin llogari, por nėn sqetullėn e kryeministrit tė turren rrugaēėrisht ndaj atyre qė u vėnė pėrpara thjesht faktin dhe nė emėr tė interesit publik ju kėrkojnė shpjegime, pėr njė fakt tė tillė qė do tė kishte rrėzuar ēdo qeveri demokratike, nė ēdo vend demokratik.
Pėrpara se tė kalojmė nė pyetjet tuaja, dua tė nėnvizojė se kjo javė ėshtė karakterizuar nga shprehja kuptimplotė, e qartė, e dukshme e krizės sė demokracisė, tė shtetit tė se drejtės dhe tė ekonomisė. Nga buxheti i rishikuar shumė mė vonė nga ēduhej dhe nė mėnyrė tėrėsisht tė pamjaftueshme, gjė qė do ta detyrojė qeverinė tė rikthehet nė parlament pėr tė rishikuar buxhetin, tek kriza absurde, por mė shumė sesa absurde, domethėnėse pėr natyrėn e kėtij pushteti dhe pėr ēka pėrfaqėson ky pushtet me interesat e vendit, me partnerėt, me aleatėt strategjikė tė Shqipėrisė ndaj tė cilėve deri nė sekondėn e fundit u mbajt njė qėndrim i turpshėm. Sigurisht edhe tek kriza e re me Presidentin e Republikės, gjuha e pėrdorur ndaj tė cilit, argumentat e pėrdorur kundėr tė cilit, janė as mė shumė e as mė pak, po shprehja e njė krize tė thellė, qė ėshtė njė krizė nė radhė tė parė organike e kėtij pushteti. E kėtij pushteti i cili buron nga njė grabitje dhe nuk mund tė rrijė nė kėmbė pa nėnshtruar gjithēka, gjė qė sigurisht nuk do tė arrijė ta bėjė. Pėr kėtė arsye sot kjo qeveri ėshtė mė qartė se asnjėherė tjetėr nė sytė e shqiptarėve problemi kryesor qė ne kemi dhe qė duhet tė zgjidhim pėr tė mundur qė tė merremi pastaj me problemet e mėdha qė ka vendi, qė vetėm do tė thellohen dhe do tė vėshtirėsohen nė rast se ky problem kryesor do tė qėndrojė nė mes nesh dhe tė ardhmes si njė pengesė pėr tė parė drejt integrimit duke rritur mirėqenien, duke rritur punėsimin, duke rritur potencialisht dhe realisht mundėsitė pėr secilin qė mund tė jetojė me punėn e tij, duke u edukuar ashtu siē dėshiron.
50 mijė njerėz kanė humbur punėn vetėm nė fushėn e fasoneve. Vetėm nė atė sektor ka njė humbje vende punėsh marramendėse. Janė tė pa numėrueshme mė humbjet e vendeve tė punės qysh prej njė viti, kur ju premtuan shqiptarėve 160 mijė vende pune dhe nė fakt brenda njė viti ju kanė humbur mė shumė se 100 mijė vende pune.
Duke patur parasysh ekspozenė e gjerė qė ju bėtė dhe nė fakt kur pritej njė lloj zbutje e situatės pėr shkak edhe tė takimeve mes z.Ruēi dhe z.Patozi. Nė fakt po ta marrim situatėn mė tė fundit ka patur njė pėrkeqėsim tė situatės edhe pėr shkak tė ligjit pėr SHISH dhe pėr shkak tė konfliktit me Presidentin e Republikės. Si e shikoni shtatorin, shikoni njė zbutje tė klimės politike apo do tė kemi vazhdimin e kėsaj klime tė ndezur, kėsaj pėrplasje tė ashpėr qė ka shoqėruar kėtė njė vit e gjysmė, post zgjedhor?
Besoj qė pėrditė e mė shumė edhe ju vetė uroni qė kjo copė rruge ku gjėrat shkojnė pėrditė e mė keq tė mbarojė dhe njė rrugė tjetėr tė nisė. Qė tė nisė njė rrugė tjetėr duhet tė zgjidhim krizėn, krizėn e gjithanshme. Qė ta zgjidhim krizėn e gjithanshme duhet tė kemi fuqinė pėr ta parė nė sy krizėn dhe aftėsinė dhe pasionin politik pėr ta zgjidhur. Mendoni qė i ka tė gjitha kėto pushteti aktual?! E atėherė ka vetėm njė pėrgjigje, kjo qeveri duhet tė largohet. Nė rast se kjo qeveri nuk largohet ka vetėm pėrkeqėsim jo pėr shkakun tonė tė opozitės shqiptare, jo pėr shkakun e Presidentit tė Republikės, jo pėr shkakun e Drejtorit tė Shėrbimit Sekret, jo pėr shkakun e NATO-s apo SHBA-sė, as pėr shkakun e tė gjithė atyre njerėzve qė sot janė pėrditė e mė tė pashpresė, por thjesht dhe vetėm pėr shkakun e keqqeverisjes dhe tė babėzisė qė karakterizon pėrditshmėrinė e kėtij pushteti tė vjedhur.
Si do tė ndikoni nė largimin e kėsaj qeverie?
Besoj qė gjatė gjithė kėtij viti kemi ndikuar mjaftueshmėrisht pėr ta bėrė qeverinė pėrditė e mė tė largueshme dhe pėr tė rritur vetėdijen tek tė gjithė se kjo qeveri duhet tė largohet.
Me kėtė qeveri keni nisur negociatat, nuk u ngrit komisioni hetimor, a quhen tė dėshtuara negociatat. Po mendoni pėr protestat?
Negociatat bėhen gjithmonė me armikun ose me kundėrshtarin. Kėshtu qė fakti qė ne kemi bėrė apo bėjmė negociata nuk do tė thotė se kemi ndryshuar apo do ndryshojmė mendim pėr kėtė qeveri. Por, do tė thotė qė kemi tė gjithė vullnetin qė tė bėjmė gjithshka mundemi pėr tė lehtėsuar barrėn e krizės mbi supet e shqiptarėve dhe pėr tė ulur sa tė mundemi kostot e kėsaj krize. Nė rast se nga pala tjetėr ka vetėm shurdhėri e njėkohėsisht edhe verbėri ky nuk ėshtė as faji ynė, por nuk ėshtė as problemi ynė. U takon shqiptarėve tė gjykojnė.
Unė besoj se shqiptarėt pėrditė e mė shumė gjykojnė se kjo qeveri nuk ua zgjidh dot problemet qė kanė. Pėrditė e mė shumė gjykojnė se kjo qeveri nuk ua rrit dot pensionet nė tė atillė mėnyrė qė tė pėrballojnė rritjen e ēmimeve dhe nė tėrėsi koston e jetesės. Sipėrmarrėsve qė pėrditė e mė shumė gjykojnė se kjo qeveri jo vetėm nuk do tu kthejė borxhet, por do ti ēojė drejt falimentimit. Apo tė gjithė tė tjerėve qė pėrditė e mė shumė besojnė se me kėtė qeveri nuk ka jo tė ardhme, po as tė nesėrme tė siguruar. Nė kėto kushte ne na takon tė jemi tė jemi zėri i tė vėrtetave tė thjeshta e padyshim tė jemi zėri i protestės.
Pa dyshim protestat janė pjesė e rrugės sonė opozitare nė kushtet kur jetojmė nė njė Shqipėri ku jo vetėm janė vjedhur zgjedhjet, por pėrditė e mė shumė vidhet pasuria e pėrbashkėt. Pėrditė e mė shumė humbasin vende pune e shpresa. Pėrditė e mė shumė mbyllen perspektivat pėr njerėzit e thjeshtė. Sigurisht qė pėrpjekjet e bėra kanė rritur ndjeshėm vėmendjen e komunitetit ndėrkombėtar. E kanė vendosur komunitetin ndėrkombėtar nė njė pozicion tė qartė: Duhet zgjidhur kriza duke bėrė transparencė.
Nė rast se transparenca nuk bėhet dhe e drejta e shqiptarėve pėr tė parė tė vėrtetėn e mbyllur nė kuti prej mė shumė se njė viti mohohet, sigurisht, kjo rrit pėrgjegjėsinė dhe rrit kostot e kėsaj qeverie, por edhe kostot e tė gjithėve ne. Pėr sa na takon ne do vazhdojmė tė kėrkojmė transparencėn si njė princip i pandashėm nga vizioni ynė pėr mėnyrėn se si duhet tė funksionojė ky vend. Ne nuk kėrkojmė thjesht transparencėn pėr ato kuti, por nė kėrkojmė transparencėn si princip nė bazėn e punės dhe bashkėjetesės sė tė gjithė faktorėve tė zgjedhur nga populli pėr tė drejtuar apo pėr tė bėrė opozitėn e drejtimit tė kėtij vendi. Mungesa e transparencės ėshtė kthyer nė princip nga ana tjetėr. Ska transparencė pėr asgjė. Ska transparencė jo thjesht pėr kutitė, ska transparencė pėr shifrat e ekonomisė. Nuk u thuhet shqiptarėve e vėrteta as pėr borxhin publik, as pėr deficitin, as pėr gjendjen e pėrgjithshme nė tė gjithė sektorėt. Nuk ka shifra tė vėrteta pėr tė ardhurat, nuk ka shifra tė vėrteta pėr asgjė, asgjė. Ka vetėm shifra tė manipuluara dhe tė fabrikuara pėr tė krijuar imazhin e njė ekonomie nė progres. Nuk ka transparencė as pėr vendimin mė tė thjeshtė tė qeverisė pa folur pėr privatizimet, pa folur pėr koncesionet, pa folur pėr kthimin dhe kompensimin e pronave. Mungesa e transparencės vjen nga arsye tė qenėsishme qė kanė tė bėjnė me plotėsimin e atyre interesave tė errėta qė vetėm transparenca mund ti zhbėjė. Nuk ka transparencė as pėr marrėdhėniet qė ka qeveria me mediat. Ndėrkohė qė tė gjithė botuesit tė cilėt nuk janė pjesė e oborrit tė pushtetit janė pėrditė nėn njė agresion tė pėrditshėm mafioz. Gjobat ndaj mediat janė vetėm pjesa e dukshme e njė ajsbergu qė shkon shumė thellė, tek pėrndjekja hapa pas hapi e kėmba kėmbės e atyre qė financojnė media kritike ndaj qeverisė. Tė gjitha gjobat ndaj medias do ti anullojmė ditėn e parė, ashtu siē do tė anullojmė ēdo proces tjetėrsimi tė pasurisė publike nė mėnyrė korruptive. Do tė bėjmė transparencė pėr gjithshka lidhet me interesin publik, me pasurinė publike, me tė mirėn publike. Ndėrkohė qė ēdo gjobė tė vendosur ndaj medias do ta anullojmė. Ēdo dėm tė bėrė nga pushteti mbi median do ta zhdėmtojmė.
Ka kaluar njė vit, deri kur do pritet pėr transparencėn?
Partia Socialiste nuk ka pushkė pėr tė marrė dhe nuk ka as rrugė tjetėr pėr tė ndjekur pėrveē rrugės sė rezistencės demokratike nė njė proces ku mungesa e transparencės nuk rrit pėrgjegjėsinė mbi supet e PS dhe tė opozitės, por rrit pėrgjegjėsinė mbi kurrizin e njė pushteti qė doli nga njė grabitje dhe qė kėrkon tė qėndrojė nė kėmbė duke mbajtur tė fshehur gjurmėn e kėsaj grabitjeje. Nė rast se pushteti e refuzon transparencėn do tė paguajė dhe ēmimin. Sigurisht ky ēmim nė demokraci paguhet me vullnetin e popullit.
PD e ka shprehur pėr qėndrimin nė lidhje me Presidentin, a ka shkelje tė Kushtetutės pėr PS?
Kur Partia Demokratike flet pėr shkelje tė Kushtetutės mė kujtohet Faik Konicės qė thoshte Mė vjen njė i papėrmbajtur gaz. Ėshtė krejt humbje kohe dhe mungesė respekti pėr veten qė ne ti hyjmė njė diskutimi lidhur me sa tė drejtė ka PD kur flet pėr shkelje kushtetute. Ata ēdo ditė gdhihen me dy kėmbėt mbi kushtetutėn dhe ngrysen duke i lėnė kėpucėt mbi kushtetutėn para se tė shkojnė tė flenė. Janė nė shkelje konstante tė Kushtetutės. Nuk kanė gojė tė flasin pėr Kushtetutėn.
Shpesh ėshtė aluduar se nuk do merrni pjesė nė zgjedhjet lokale?
E dėshirojnė pa fund mospjesmarrjen tonė nė zgjedhje dhe kanė arsye ta dėshirojnė. Ne na kanė pėrballė dhe do na kenė pėrballė. Duhet ta harrojnė se do tė pėrsėrisin Ruzhdien nė zgjedhjet e ardhshme kurdo qofshin ato.
Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 163 here