Video
Rubrikat
7/30/2010 6:51:14 PM
Gjysma dashurish
'GJYSMA DASHURISH', RISI NE PROZEN E LETERSISE FEMERORE NGA FADIL CURRI MBI LIBRIN 'GJYSMA DASHURISH' TE IRENA GJONIT
TIRANE - "PROZE E REFLEKSIONEVE TE POETIZUARA DREJT GJETJES SE TE PANJOHURES"
DOLI NE QARKULLIM LIBRI ME FIKSIONE "GJYSMA DASHURISH" I IRENA GJONIT. GJENDET NE LIBRARITE E RRJETIT "ADRION" SI DHE LIBRARITE "TOENA".
Irena Gjoni duket se me guxim intelektual hyri nė Republikėn diturore dhe artistike sė pari me librin poetik Tatuazh nė shpirt tė detit (2003), me librin shkencor Marrėdhėnie tė miteve dhe kulteve tė Bregdetit Jonian me ato ndėrkufitare (2008) e kėto ditė edhe me librin nė prozė "Gjysma dashurish".
Tufa e prozave "Gjysma dashurish" i autores Irena Gjoni, ėshtė krijim letrar qė ngėrthen nė vete njohjen e guximshme tė sė panjohurės, pėrpjekjet pėr sheshimin e saj nga mjegulla e kohėve e epokave, letrarizimin e ngjarjeve e personazheve baladeske nė dioptrinė e modernitetit, rinjohjen e riformatizuar, lindja e vdekja e mbėrthyer sipas vullneteve jovullnetare.
Mbarėshtrimi i motiveve, frymėzimeve dhe ofrimi recepientėve lexuesorė bėhet me refleksione tė poetizuara nė kėtė prozė dhe formon stilin e autores ndaj lexuesit me nėntektstualitet ndėrkohor. Fati pėrsėritet paafatshėm, rrokulliset herė i vogėl, herė i madh, pėrsėri i del pėrpara njeriut farfuritshėm, duke ia kujtuar tė mos e harrojė veten se mund ta pėsojė, nėse nuk pėrvojėsohet nga ai.
Autorja e bėn njė punė humane, sikur do njė fotografi tė moēme, tė zhubravitur dhe gati qė po shuhet, ta shpėtojė duke ia dhėnė njė fotografi a portretisti ta ripėrjetėsojė para se tė tretet pėrfundimisht.
Duket se prore ka lėndė trajtimi unin e njeriut, shpirtin e mendjen e tij qė lindin e zhvillohen binjakėrisht. Tė duket e ēuditshme qė unė kam qenė gjithė kėto vite te ti? Ndoshta, sepse unė skam qenė te ti. Unė kam qenė vet ti. Ndjenjat e mia mė treguan historinė e shpirtit tėnd. Nė kėtė ekzistencė tė pėrjetshme u ngjita drejt qiellit tė ndritshėm, ku pėrjetėsia nuk mbaron. Prandaj, zhdėrvjelltėsia ideore qė kam qenė
,
sepse skam qenė, krijon bukurinė e zgjidhjes enigmatike me disiplinė zbėrthyese nė kėtė pėrballje kundėrshtish tė rrethanave tė pėrshkruara nė prozė. Dhe lexuesi ėshtė nė njė ankth tė pritjes sė kėsaj zgjedhjeje pėr njė zgjidhje tė mirėfilltė. Rruga e mistereve tė jetės sė njeriut ėshtė analoge me atė tė ideshmėrisė dhe tė karakterit, sikur lexuesi i vėmendshėm nė prozėn Monologu i embrionit e gjen nė paralindje ose sapolindje, gen, frymėmarrjet e para.
Nė prozėn Sozia autorja sikur bėn deshifrimin e fatit dialektik nė histori dhe fenomenin e rinjohjes sipas baladave e legjendave e riformėson me atė modernitetor. Personazhet takohen nė njė udhėtim detar, tė cilėt nisin bisedėn nė gjuhė tė huaj, por mė vonė rrėfimi pėr fatin jetėsor tė tyre shkakton rinjohje shpirtėrore, si tė njė gjeneze qė janė.
Po ashtu, dukuria e njohjes sė tė errėtės nė prozat e kėtij libri, vėrehet kur mėtohet tė spikatet ēėshtja e mentaliteteve tė ndryshuara, por edhe e dashurive tė palajthitura.
Ndėr tregimet mė tė arritura tė Irena Gjonit ėshtė edhe E vdekura. Mė ēo bir, tė lutem! Mė ēo copa copa! - dhe i pėrkėdheli lehtas flokėt. Me dorėn qė i dridhej, filloi tė copėtonte (...). Edhe sikur copa-copa, copa-copa i oshtinė nė vesh. Nuk dėgjoi asgjė, veē zhurmės karakteristike tė prerjes sė kockės. Nėna duron, mendoi me vete. U duk sikur dėgjoi njė rėnkim tė lehtė. Nėnė, mė fal, por po e bėj vetėm pėr ty. Kėtu pasqyrohet fati i njeriut tė vdekur, tė cilit i mohohet e drejta edhe e varrimit pas vdekjes, si nė tė gjallė qė i mohohej e drejta e jetės dinjitoze.
Demitologjizimi modernitetor i fatit tė njeriut tė nėnqiellit preokupues nuk do tė mund tė arrihej nė pėrmbledhjen e prozave emocionuese, nėse ngadhnjyeshėm nuk i zotėron dy rrethana gati tė domosdoshme: Flijimi pėr tė zbėrthyer misteret e identitetit shpirtėror dhe guximi i autores tė krijojė miqėsi ndėrkohore tė temave me lexuesit nė kėtė kohė tė deletrarizuar, tė cilat janė arritje kulturifikimi nė letrat e sotme prozaike. Rrallė shkrimtarė e bėjnė kėtė me sukses, si vėrehet nga "Gjysma dashurish" e Irena Gjonit. Gjithashtu kjo pėrmbledhje ka identitet tė risisė sė stilit prozaik nė letėrsinė shqipe tė re femėrore, i cili stil ėshtė tejet mbresėlėnės pėr lexuesin e disiplinuar qė me kujdes e lexon, percepton dhe e riformėson idenė e autores me plotėrinė e shkathtėsisė sė mbarėshtrimit tematik. Kėtė e mundėson ngjeshja e brumit preokupues dhe gjuha e pastėr gjatė narracionit.
Tėrė proza e kėtij libri pėrshkohet me gjuhė tė pėrkujdesur, pjekuri praktikumi tė saj, krijim tė personazheve qė herė tė kujtojnė atė te Plaku e deti tė Heminguejit ose te Muri i Sartrit, tė cilėt flasin me nėntekstualitet, qė herė duken groteskė, herė flasin me gjuhėn e kukullzės. Autorja zgjidhjet nuk i bėn prepotente, por i le me identitet gjysmak tė pėrafėrta, qė lexuesi oponent ta gjejė atė. Ndaj edhe titulli i librit Gjysma dashurish mėton tė formėsohet nė njė dashuri tė bėrė tė tėrė edhe nė sferėn e origjinalitetit tė shkrimit nė prozė dhe kėtė duket nė hap tė parė na bind se mund ta bėjė autorja Irena Gjoni.
Ka edhe veēanti tė tjera risimtare kjo prozė, pėr tė cilat shpresoj se kritika do ti vė nė spikamė.
IRENA GJONI
Master nė Letėrsi
IRENA GJONI ka kryer Studimet Universitare pėr degėn gjuhė letėrsi. Nė vitin 2007 ka pėrfunduar Studimet Pasuniversitare dhe ka fituar gradėn Master pėr letėrsi nė Fakultetin e Historisė dhe Filologjisė nė Universitetin e Tiranės. Aktualisht ėshtė nė ndjekje tė shkollės doktorale po pranė kėtij Universiteti. Ka punuar si gazetare nė median e shkruar kombėtare dhe lokale, nė Radio Gjirokastra, nė radio dhe televizion lokal tė Sarandės. Aktualisht ėshtė pedagoge e jashtme nė Universitetin e Tiranės Filiali Sarandė, mėsuese letėrsie nė gjimnazin Hasan Tahsini Sarandė si dhe gazetare nė mediat lokale. Ėshtė nėnkryetare e Klubit tė krijuesve Jonian, si dhe redaktore e revistės Arti Jonik, anėtare e Kėshillit Artistik tė Bashkisė Sarandė.
Qė prej viteve tė shkollės sė mesme e nė vijim ka botuar poezi, prozė letrare si dhe shkrime kritike e studimore nė periodikė tė ndryshėm. Nė vitin 2003 ka botuar librin me poezi Tatuazh nė shpirt tė detit. Nė 2008 boton librin studimor Marrėdhėnie tė miteve dhe kulteve tė Bregdetit Jonian me ato ndėrkufitare (material me tė cilin ka fituar Gradėn Master), si dhe vėllimin me fiksione Gjysma dashurish (2010).


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 457 here