Video
Rubrikat
7/27/2010 11:39:12 AM
Publikohen te tjera skandale per luften ne Afganistan
Rreth 92 000 dokumente tė vitit 2004 janė publikuar dje pasi i janė dėrguar tė pėrditshmeve 'New York Times', asaj britanike 'The Guardian' dhe tė pėrjavshmes gjermane 'Der Spiegel'.
27 Korrik 2010
info@hermesnews.org
SHBA/ Ne faqen e internetit Wikileaksisa, u publikuan disa dokumente shume te rendesishme qe hedhin drite per prapaskenat e luftes ne Afganistan. Dokumentet e akuzojnė Pakistanin se ndihmon talebanėt dhe rebelimin nė Afganistan. Njė i zgjedhur me influencė i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve amerikanė kėrkoi qė tė mos merren parasysh "raporte tė vjetra" lidhur me shkallėn e bashkėpunimit tė Pakistanit, pas publikimit tė mijėra arkivave sekrete pėr luftėn nė Afganistan.
"Disa nga kėto dokumente e akuzojnė Pakistanin se ndihmon talebanėt dhe rebelimin nė Afganistan. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė mos i pėrdorim kėto raporte tė vjetra pėr tė pėrshkruar bashkėpunimin e Pakistanit nė pėrpjekjet tona nė Afganistan", bėri tė ditur sot nė njė komunikatė Ike Skelton, president i Komisionit tė Mbrojtjes sė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve.
Skelton siguroi se qė prej atėherė Pakistani ėshtė rritur ndjeshėm nė fuqinė e tij luftarake kundėr talebanėve. Megjithatė, i zgjedhuri demokrat u shpreh "i shqetėsuar" pėr sa i pėrket publikimit tė dokumenteve nė faqen e internetit "Wikileaks", qė ai e quajti ''tė pakujdesshme", sepse ajo vė nė rrezik tė madh jetėn e ushtarakėve amerikanė tė cilėt luftojnė nė terren.
Por, sipas tij, publikimi i kėtyre dokumenteve "duket se mbėshtet" opinionin e tyre pėr luftėn nė Afganistan sipas tė cilit, gjėrat nuk funksiononin mirė. "Kishim nevojė pėr njė strategji tė re", vazhdoi ai.
Rreth 92 000 dokumente tė vitit 2004 janė publikuar dje pasi i janė dėrguar tė pėrditshmeve 'New York Times', asaj britanike 'The Guardian' dhe tė pėrjavshmes gjermane 'Der Spiegel'. Sipas "Guardian", kėto dokumente japin "njė pamje shkatėrrimtare tė njė lufte qė ėshtė duke dėshtuar".
Ndėrsa senatori Kit Bond, kreu republikan i komisionit tė Zbulimit tė Senatit amerikan, reagoi ashpėr sot duke e cilėsuar "shokuese" publikimin e dokumenteve nga persona qė, sipas tij, "tradhėtojnė vendin e tyre".
"Dėmet nė sigurinė tonė kombėtare tė shkaktuara nga publikimi i kėtyre dokumenteve nuk do tė marrin fund pėr sa kohė nuk do t'i kemi futur nė burg autorėt e tyre", theksoi Bond. Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 267 here