Video
Rubrikat
7/22/2010 11:06:17 AM
Zbulohet ylli gjigand
info@hermesnews.org
Shkencetaret ne universitetin e Sheffiled zbuluan gjgandin stelar R136a1, gjate vezhgimit qe i bene ketij te fundit me Teleskopin e Observatorit te Europes Jugore ne Kili.
Me pare yjet me te rende te nohur ishin rreth 150 here masen e diellit dhe kjo mendohej qe ishte shume afer limitit te madhessise se kozmosit.
Nderkohe qe madhesia e yjeve rritet, sasia e energjise se krijuar ne koret e tyre rritet me shpejt se forca e gravitetit qe i mban ato te bashkuar.
Energjia i ben me te shndritshem. Nen nje shndritshmeri te caktuar, energjia eshte aq e madhe sa qe fillon ta ndaje yllin.
Ky fenomen eshte i njohur si 'Eddington Limit', sipas fizikantit Britanik Arthur Eddington, i cili ne vitin 1919 duke provuar teorine e relativitetit te Einstein-it tregoi qe drita perthyhet nga relativiteti. Besohej qe Eddington Limit arrihej tek rreth 150 masa solare. Por R136a1 eshte matur si 265 masa solare.
Meqenese yjet e renda humbin mase me shpejtesi nderkohe qe plaken duke e kthyer ate ne energji, R136a1 e ka humbur tashme 20% te mases se tij.
Mendohet qe fillimisht ai ka patur nje mase rreth 320 masa solare. Ne krahasim me te, Dielli eshte djegur per rreth 4,57 bilion vjet dhe ka konvertuar vetem 0.03% te mases se tij ne energji.
Drejtuesi i kerkimit, Paul Crowther, tha per Astronomy Now: Per shkak te eddington Limit, ato humbasin mase shume shpejt. Kjo do te thote qe ato jane jashtezakonisht te shndritshem dhe te nxehte; R136a1 besohet se ka nje temperature te siperfaqes me te madhe se 40,000 grade Celcius, dhe eshte 10 milion here me i shndritshem se Dielli.
Nder yjet me te medha te njohur me pare, ishin Pistol Star, ndermjet 80 dhe 150 masave solare, dhe Eta Carinae, rreth 100 masa solare. Pistol Star leshon ne 20 sekonda me shume energji nga sa leshon Dielli ne 1 vit. Megjithate, te dy keto yje duken shume te vegjel ne krahasim me zbulimin e ri.
Sipas Astronomy Now, R136a1 jep me shume energji se te gjithe yjet ne Orion Nebula dhe se po te ishte ne sistemin tone diellor, do te ishte po aq i shndritshem ndaj Diellit, sa eshte Dielli ndaj Henes.
Ndodhen 4 yje ne RCM 136a, ku ndodhet R136a1, me masen me te madhe se 150 here masen e Diellit.
Ato 4 yje te vetem nxjerrin gjysmen e energjise te te gjithe atij sistemi qe permban gjithsej 100,000 yje.
Yjet si R136a1 besohet se jane formuar nga disa yje te rinj qe shkrihen bashke. Profesor Crowther dyshon qe kjo eshte madhesia me e madhe qe mund te arrije nje yll.
Ai tha: 'Duke pare sa te rralle jane keto, mendoj se do te ishte gati e pamundur qe ky rekord i ri do te mund te thyhet tani shpejt.' Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 623 here