Video
Rubrikat
7/13/2010 12:36:12 PM
Korrik 2010
Parashikimi i yjeve per 12 shenjat e Zodiakut.
Dashi
Karriera: Gjatė muajit korrik nuk do tė jeni shumė tė interesuar pėr karrierėn tuaj, sa qė do tė jeni tė interesuar pėr ti mbajtur nė nivel marrėdhėniet brenda kolektivit, qoftė me kolegėt, qoftė me eprorėt tuaj. Nėse veē jeni tė dhėnė pas raporteve, atėherė do tė ishte mirė qė kėtė periudhė kohore ta shfrytėzoni pėr ti sqaruar disa probleme qė mund ti keni trashėguar nga e kaluara. Zgjatni dorėn e pajtimit. Ndėrsa duhet tė dini se ky muaj pėr ju mund tė jetė fatlum edhe kur bėhet fjalė pėr investime tė vogla qė mund tė sjellin rezultate afatgjate.
Partneri: Lumturia nė jetėn tuaj bashkėshortore do tė varet vetėm nga ju thėnė ndryshe, me pak angazhim mund tė bėni qė muaji nė vijim tė jetė i paharrueshėm. Personat e lirė tė kėsaj shenje do tė mund tė kenė fat nė gjetjen e partnerit.
Demi
Karriera: Gjatė muajit korrik duket sikur do tė keni njė arsye tė fortė pėr tė shkuar tė lumtur nė punė. Gjatė gjithė muajit do tė kuptoheni mirė me kolegėt tuaj sidomos me njė person tė gjinisė mashkullore, i cili do tju jep motiv shtesė pėr punė. Po ashtu edhe personat e kėsaj shenje qė janė nė kėrkim tė punės, kanė mbėshtetjen e yjeve pėr tė gjetur njė angazhim tė duhur profesional. Shfrytėzojeni kėtė rrezatim pozitiv qė keni dhe shumė lehtė mund tė vini deri tė njė punė tė cilėn e keni ėndėrruar qė njė kohė tė gjatė. Megjithatė, kėrkohet pak kujdes me financa, sidomos kah fundi i kėtij muaji.
Partneri: shmangeni nga ajo, por bashkė me partnerin tuaj tė ėndėrroni dhe tė pėrpiqeni ti realizoni ėndrrat qė keni. Personat e lirė tė kėsaj shenje partnerin e mundshėm nuk e kanė shumė larg prej tyre mund tė jetė kolegu i punės apo edhe eprori.
Binjakėt
Karriera: Ky do tė jetė njė muaj i paqartė pėr karrierėn tuaj megjithatė, mund tė thuhet nė njė mėnyrė pozitive. Disiplina dhe udhėheqja e punėve gjatė kėtij muaji nuk do tė jenė nė interesin tuaj por edhe kjo gjė mund tė kėrkohet nga ju. Sidoqoftė njė organizim mė i mirė i jetės mund tju sjellė pėrfitime tė majme financiare, andaj nuk do tė ishte menēuri tė hiqni dorė nga obligimet qė ju presin. Nėse ėshtė nevoja, duhet tė jeni mė kėmbėngulės, por gjithsesi do tė dilni fitimtarė dhe do tė arrini suksesin e dėshiruar.
Partneri: Gjatė muajit korrik do tė jeni disi tė izoluar nė mendime, dhe kjo gjė mund tė mos i pėlqejė partnerit tuaj. Kjo vjen nga ndikimi i Saturnit qė ka mbi personalitetin tuaj. Pėr tė shmangur ndonjė keqkuptim, do tė nevojiten ca shpjegime para partnerit. Personat e lirė tė kėsaj shenje duhet tė presin njė periudhė mė tė favorshme pėr takime serioze.
Gaforrja
Karriera: Gjatė muajit korrik do ta keni mbėshtetjen optimale tė yjeve pėr tė pėrparuar nė sferėn tuaj profesionale, dhe qė duart tua tė marrin etiketimin e duarve tė arta nė ēfarėdo pune qė angazhoheni. Po ashtu periudha nė vijim ėshtė e pėrkryer qė ju ta jetėsoni ndonjė ide qė keni, edhe pse fillimisht mund tė duket sikur ajo nuk premton shumė. Me njė lėvizje tė menēur mund tė bėni qė e ardhmja juaj profesionale tė ndryshojė 100%. Po ashtu fat do tė keni edhe nė sfera tė reja tė biznesit, qoftė edhe nė lojėra tė fatit.
Partneri: Ndryshimi i personalitetit tuaj gjatė kėtij muaji mund tė jetė shumė i befasishėm pėr partnerin, i cili nuk mund tė besojė se ju mund tė shndėrroheni nga njė personalitet nė tjetrin dhe atė gjithnjė e mė joshės. Pra, periudha nė vijim mund tju ofrojė pėrmbushjen e dėshirave nė dashuri. Vetėm kujdes qė mos ta bėni xheloz partnerin. Personat e lirė prej datės 9 korrik do tė kenė mundėsi tė mira pėr ta njoftuar personin e jetės.
Luani
Karriera: Nė kėtė periudhė duhet tė jeni mė aktiv, nė mėnyrė qė tė dilni triumfues para konkurrentėve. Edhe pse jeni bashkėpunėtor shumė i mirė dhe i kuptoni nevojat e tė tjerėve, gjatė kėtij muaji duhet tė luftoni pėr pozitėn tuaj mos lejoni qė kolegėt ti marrin meritat tuaja, pasi qė jeni angazhuar dhe keni punuar shumė pėr atė pozitė. Mirėpo nuk ėshtė nevoja qė punėdhėnėsit ti lajkatoheni pasi qė ai e din mirė se kush ka qenė mė i angazhuar dhe kush e meriton tė ngritet nė detyrė.
Partneri: Muaji i befasive pra, mos bėni kurrfarė planeve paraprake pasi qė do tju realizohen tė gjitha dėshirat. Andaj, duhet tė jeni mė syhapur dhe kujdesuni qė partnerit ti kushtoni vėmendje, dhe do tė zbuloni gjėra qė kurrė mė parė nuk iu keni besuar. Personat e lirė janė tė prirė pėr aventura gjatė kėtij muaji, mirėpo nga data 20 korrik mund tė ndodheni para personit me tė cilin do ta kaloni tėrė jetėn sė bashku.
Virgjėresha
Karriera: Ēdo detyrė e pėrfundoni nė mėnyrė korrekte dhe profesionale, ēdo angazhim i juaji ju dėrgon drejt pėrfitimit material dhe jeni nė kulmin e karrierės. Edhe pse ndonjėherė jeni neglizhentė ndaj obligimeve, mirėpo keni shumė fat dhe punėt ju shkojnė si ėshtė mė sė miri- andaj edhe gjatė kėtij muaji yjet ju dhurojnė shumė fat qė ti arrini qėllimet tuaja dhe tė avancoheni nė punė, e sidomos nga data 20 korrik duhet tė jeni shumė mė aktivė dhe ti tregoni aftėsitė tuaja profesionale.
Partneri: Pėrqendrohuni mė shumė nė jetėn private dhe kaloni mė shumė kohė me partnerin. Nė kėtė mėnyrė do tė arrini harmoninė e dėshiruar nė jetėn tuaj bashkėshortore. Personat e lirė nuk do tė jenė ende tė gatshėm pėr njė lidhje serioze. Pėrkundėr faktit se do tė kenė nevojė pėr shoqėri, shumė shpejt do tė bien nė kundėrshtim me dėshirat e partnerit eventual.
Peshorja
Karriera: Aftėsia juaj pėr tu prezantuar nė punė, do tė dalė nė pah gjatė kėtij muaji. Gjithashtu do tė keni nevojė tė dėshmoheni para bashkėpunėtorėve tuaj kėshtu qė do tė ishte mirė nėse do tė mund tė gjeni njė balancė kohore pėr jetėn private dhe atė profesionale. Strategjia mė e mirė do tė ishte qė fillimisht tė hartoni njė orar tė angazhimeve dhe pastaj tė zbuloni se ku gjenden problemet qė ndikojnė nė ngecjen tuaj. Vetėm nė kėtė mėnyrė mund ti shmangeni bllokimit nė punė.
Partneri: Jeta juaj bashkėshortore nė muajin korrik do tė jetė tema kryesore gjatė muhabetit me partnerin. Ju do tė jeni tė mendimit se nevojiten disa ndryshime pėr tė arritur lumturinė dhe harmoninė e kėrkuar. Njė pushim sė bashku me partnerin do tė ishte i mirėseardhur nė kėtė kohė. Personat e lirė tė kėsaj shenje do tė mund tė njoftohen me njerėz interesantė, nėse shkojnė diku pėr pushime. Mirėpo fillimisht duhet tė sigurojnė mė shumė kohė tė lirė pėr veten e tyre.
Akrepi
Karriera: Gjatė muajit korrik do tė keni njė stabilitet profesional pra, puna do tė ecėn pa befasi tė mėdha. Obligimet e shumta, qė nganjėherė pėr ju mund tė duken tė tepėrta, do tua sigurojnė vlerėsimin e duhur nė kolektiv. Nė kėtė periudhė kohore mos prisni ngritje nė pozitė, por mbajeni njė ritėm mesatar, pa stres, i cili do tiu mundėsojė tė pėrparoni mė vonė. Njė ritėm i tillė i punės nuk do tė lejojė qė kundėrshtarėt tuaj tė kenė mundėsi tju pėrgojojnė, ndėrsa nuk do tė lejoni as tju mashtrojnė lehtė me lajka.
Partneri: Gjatė periudhės nė vijim priten impulse dhe pėrvoja tė reja nė dashuri. Do ta keni freskinė e nevojshme pėr tė kėrkuar gjėra tė reja bashkė me partnerin tuaj. Njė ide e mirė do tė ishte njė pushim i pėrbashkėt me partnerin, nė ndonjė vend ku nuk keni qenė mė parė. Thėnė ndryshe, muaji korrik mund tė jetė i paharrueshėm nė sferėn e dashurisė. Edhe pėr personat e lirė ky muaj do tė jetė ideal pėr ta gjetur partnerin e jetės.
Shigjetari
Karriera: Ana profesionale do ta dominojė nė tėrėsi jetėn tuaj gjatė muajit korrik. Do tju hapen rrugė pėr pėrparim tė dukshėm nė aspektin profesional, mirėpo duhet tė jeni mė tė angazhuar dhe mė tė kujdesshėm nė punė. Kujdes tė shtuar kėrkohet nė situatat kur kėrkohet mendimi juaj qė do tė jetė njė shans ideale tė dėshmoheni sa vleni. Me njė fjalė, duhet ti shfrytėzoni rastet qė do tju jepen gjatė muajit korrik pėr tė pėrparuar nė profesionin tuaj.
Partneri: Ju tashmė jeni person familjar, andaj ju nevojitet afėrsia bashkėshortore pėr tu ndier mirė dhe pėr tė gjetur rahatinė nė ēerdhen tuaj. Pra, duhet tė kaloni sa mė shumė kohė me tė dashurin tuaj. Personat e lirė tė kėsaj shenje nuk duhet tė mbyllen nė vete, por duhet tė kėrkojnė mė shumė kontakte, nė mėnyrė qė ta gjejnė personin e zemrės, i cili do ti bėnte tė lumtur.
Bricjapi
Karriera: Duket se nė profesionin tuaj ēdo gjė funksionon pėr mrekulli. Ju do tė rrezatoni energji pozitive, ndėrsa nuk do mend qė mund tė keni edhe pėrfitime tė mira financiare gjatė kėtij muaji. Do tė merrni shumė lėvdata pėr punėn qė do ta kryeni gjė qė do tė sjellė mė shumė respekt pėr ju brenda kolektivit. Nė kėtė mėnyrė do tė keni nevojė tė dėshmoheni nė konkurrencė, sepse do tė jeni mė superior ndaj tė tjerėve.
Partneri: Dėshira juaj ėshtė tė ndryshoni diēka nė jetėn tuaj sentimentale, pėrkundėr faktit se lidhja me partnerin po funksionon pėr mrekulli. Nė njėfarė mėnyrė, do tė synoni njė ndryshim qė do ta bėnte jetėn tuaj mė argėtuese dhe nė kėtė mėnyrė do tė mund tė shmangni njėtrajtshmėrinė qė ju pėrcjellė qė njė kohė tė gjatė. Sido qė tė jetė, mos hezitoni tė niseni nė kėtė drejtim sepse do ta keni mbėshtetjen e yjeve. Personat e lirė tė kėsaj shenje duhet tė lejojnė qė dashuria tė nisė dhe tė zhvillohet nė mėnyrė natyrale dhe nė kėtė mėnyrė tė binden nėse e kanė takuar personin e vėrtetė.
Ujori
Karriera: Nė punė jeni duke e ndjekur instinktin e pėrfitimit, dhe jo atė tė suksesit respektivisht mundėsisė pėr ngritje nė karrierė, por me xhepa bosh. Kjo gjė do tė vėrehet edhe nė muajin korrik, e sidomos prej datės 5 deri mė 13 korrik, kur do tė keni mundėsi tė mira pėr pėrfitime financiare. Ėshtė ky njė rast i mirė qė ju tė analizoni pozitėn ku ndodheni, dhe tė realizoni pėrfitimet financiare qė keni ėndėrruar, duke u kujdesur njėkohėsisht edhe pėr karrierėn tuaj.
Partneri: Gjatė kėtij muaji do tė jeni tė kapluar nė tėrėsi nga ndjenjat e dashurisė. Pra, do tė keni njė periudhė dashurie pa pengesa kur do tė mund tė pėrjetoni ēaste tė lumtura me partnerin tuaj. Personat e lirė tė kėsaj shenje duhet ti shfaqin ndjenjat e tyre pa u hamendur ndaj partnerėve potencialė, pėr tė cilėt janė tė interesuar.
Peshqit
Karriera: Gjatė muajit tė kaluar nė bazė tė pozicionit tė yjeve keni pasur njė qetėsi nė karrierė, mirėpo stuhia mund tju pėrfshijė gjatė muajit korrik. Megjithatė, nuk ka vend pėr brenga, sepse ndryshimet pritet tė jenė pozitive. Prej datės 18 deri mė 25 korrik duhet tė dėshmoheni me angazhimin tuaj. Nė kėtė mėnyrė do tė jeni nė qendėr tė vėmendjes dhe mė afėr realizimit tė synimit tuaj. Po ashtu mund tė ketė lėvizje pozitive edhe nė aspektin financiar. Sidomos, nėse keni planifikuar ndonjė investim, atėherė kjo ėshtė kohė ideale pėr njė gjė tė tillė.
Partneri: Gjatė muajit korrik do tė keni mundėsi tė forconi bashkėjetesėn tuaj. Nė kėtė mėnyrė do ta keni mė lehtė tė planifikoni njė ardhmėri me tė mirė tė pėrbashkėt. Ndėrkaq, personat e lirė tė kėsaj shenje do ta kenė mundėsinė e mirė pėr ta njoftuar njė partner tė ri, apo edhe tė forcojnė lidhjen e tyre qė sapo ka filluar.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 451 here