Video
Rubrikat
7/13/2010 9:37:14 AM
Sevdije Rexhepi BETWEEN RIVERS OF BABYLON MES LUMENJĖVE TĖ BABILONISĖ
info@hermesnews.org
Pas pėrmbledhjes nė gjuhėn shqipe BALADĖ MBI BALAD, tė cilėn e botoi sivjet, poetesha Sevdije Rexhepi ka publikuar edhe njė pėrmbledhje tjetėr nė gjuhėn angleze.
Siē e kemi theksuar edhe nė shėnimet e mė hershme, kjo poetesh qė momentalisht punon dhe jeton nė Irakun Qendror shkruan poezi origjinale nė tė dy gjuhėt: shqip dhe anglisht. Pėrmbledhja me poezi BETWEEN RIVERS OF BABYLON - MES LUMENJĖVE TĖ BABILONISĖ, plotėson edhe mė tej gamėn e saj krijuese nė gjuhėn angleze, kurse libri ėshtė pėrmbledhja e saj e dytė nė kėtė gjuhė, ku bashkė me tri pėrmbledhjet tjera nė gjuhėn shqipe kjo autore duket se e ka profilizuar stilin e saj krijues.
Redaktorė tė librit janė, poetesha e mirėnjohur Mirela Sula qė jeton nė Tiranė dhe poeti Kreshnik Ndreu i cili jeton nė qytetin New Jersy nė Amerikė. Pėrgatitjen teknike dhe ballinėn e librit e ka realizuar Skėnder Hajdari i cili jeton nė Zvicėr. Botues i librit ėshtė shkrimtari i mirėnjohur nga Kosova Nazmi Rrahmani i cili drejton Shtėpinė Botuese Faik Konica nė Prishtinė.
Kur tė kihet parasysh se vet autorja jeton nė Irak, ky lloj kompletimi i bashkėpunėtorėve tė librit duke kap hapėsirėn shqiptare ėshtė interesant dhe i menduar mirė, sidomos shtrirja gjeografike e vendeve ku ata gjallėrojnė, sikur lė tė nėnkuptohet se edhe lumenjtė shqiptarė rrjedhin e gjallėrojnė kudo e kahdo qė janė.
Kreshnik Ndreu, njėri nga redaktorėt e librit pėr poezinė e Sevdije Rexhepit, nė esenė e tij tė shkurtėr SHPREHJA MĖ E THELLĖ E JETĖS shprehet kėshtu: Nė librin me poezi Mes lumenjėve tė Babilonisė Sevdije Rexhepi ka krijuar nė realitet poezinė e sė vėrtetės, optimizmit, besimit dhe dashurisė. E bukura e miqėsisė ėshtė gjetur nė momentet e qeta ku ska nevojė pėr fjalė, por dashuria ėshtė ndier sinqerisht. Nga ana tjetėr, mbajtja gjallė e vlerės sė miqėsisė ėshtė pėrfshirė nė tė gjitha poezitė pėr jetėn nė Irakun e sotėm ku autorja qėndron pėrkohėsisht.
Tė gjitha poezitė njėra pas tjetrės janė vargje plot jetė, ngase ato pėrmbajnė vitalitet, janė tė lira nė formė dhe stil, qė ėshtė e njohur gjithmonė si shprehja mė e thellė e jetės. Jepni kėtė libėr si njė dhuratė tė bukur pėr mikun/miken. Rigjallėro shpirtin pėrmes fjalėve qė flasin drejt e nė zemrėn tuaj, duke e lexuar ti vetė.
Mbajeni njė pėr vete, nė thesarin tuaj tė kujtimeve.
Pėrmbledhja me poezi BETWEEN RIVERS OF BABYLON , ėshtė botuar nga Shtėpia Botuese Faik Konica nė Prishtinė 2010, kurse libri i ka 92 faqe dhe ėshtė regjistruar nė Bibliotekėn Kombėtare tė Kosovės nė Prishtinė me shenjėn: ISBN 978-9951-06-313-5.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 211 here