Video
Rubrikat
7/2/2010 8:19:51 AM
Shqipėri: Pėrkujtohet 20-vjetori i hyrjes nė ambasada
'Nė 2 korrik '90, shqiptarėt nisėn marshin e tyre tė pandalshėm tė lirisė, tha Kryeministri Berisha nė fjalėn pėrshėndetėse tė mitingut organizuar nė Qytetin Studenti nė kujtim tė ngjarjeve tė korrikut 1990.
2 Korrik 2010
info@hermesnews.org
Jubileu i 20 vjetorit tė ngjarjeve tė ambasadave, njė ngjarje qė shėnoi fillimin e pėrmbysjes sė komunizmit nė Shqipėri, u kujtua sot, me njė miting tė organizuar nė "Qytetin Studenti", nė Tiranė.
Mitingu nisi rreth orės 19:00, hapi siparin e njė serie aktivitetesh pėr tė kujtuar 2 korrikun e vitit 1990, kur mijėra qytetarė shembėn "Murin e Berlinit", nė Tiranė, duke hyrė nė territorin e ambasadave tė vendeve tė lira.
Nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PD-sė (28 qershor), Kryeministri Berisha tha se "jubileu i 20 vjetorit tė kėsaj ngjarje tė madhe, qė pėrmbysi epoka dhe sisteme pėrbėn pėrpjekjen e madhe tė rinisė shqiptare pėr tė shembur Murin e Berlinit nė Tiranė". Duke e konsideruar 2 korrikun njė datė tė shėnuar nė historinė e demokracisė sė kėtij vendi, Berisha tha se "u pėrzgjodh Qyteti 'Studenti' pėr ta nderuar kėtė datė, sepse nė dallim nga tė gjitha vendet e tjera ish- komuniste, regjimi diktatorial ia doli ta rivendosė Murin e Berlinin me terror, dhunė dhe ekzekutime".
"Qindra tė rinj shqiptarė u ekzekutuan nė kufij pėr fajin e vetėm se u nisėn drejt botės sė lirė, trupat e tyre u zvarritėn nė Sarandė, nė Shkodėr e qytete tė tjera. Regjimi bėri ēdo pėrpjekje pėr tė ngritur dhe mbajtur Murin e Berlinit nė kėtė vend", tha Berisha.
Njė pėrpjekje, qė sipas Kryeministrit, "nuk zgjati shumė, sepse nė dhjetor 1990 rinia studentore shqiptare bėri historinė e kėtij kombi, duke rrėzuar nė mėnyrė pėrfundimtare perden e hekurt dhe themeluar pluralizmin nė kėtė vend".
"Muri i Berlinit shtrihej nga Kanali i Korfuzit deri nė Ngushticėn e Beringut, por nuk ka mėdyshje se pjesa mė me gjemba dhe mė mizore e kėtij muri, kalonte nga Shqipėria", tha Berisha./a.gj/
"Nė 2 korrik 1990 shqiptarėt nisėn marshin e tyre tė pandalshėm tė lirisė duke gjunjėzuar nė rrugėt dhe sheshet e Tiranės, diktaturėn mė barbare", tha sot, Kryeministri Sali Berisha, nė mitingun madhėshtor tė organizuar nė "Qytetin Studenti" nė nderim tė 20 vjetorit tė njėrės prej ngjarjeve mė tė mėdha nė historinė e demokracisė shqiptare.
Kryeministri Berisha pėrshėndeti qytetarėt qė kishin mbushur sheshin e "Qytetit Studenti" pėr tė pėrkujtuar kėtė ngjarje qė shėnoi fillimin e pėrmbysjes sė regjimit komunist nė Shqipėri.
"Ne jemi sot kėtu pėr tė nderuar pėrpjekjet mė tė guximshme tė shqiptarėve pėr liri dhe demokraci. Nė 2 korrik 1990 mijėra tė rinj shqiptarė u vėrsulėn si luanė tė vėrtetė dhe shembėn Murin e Berlinit nė Tiranė", tha Berisha.
Shqipėria nė korrik tė vitit '90 kishte mbetur diktatura e vetme komuniste nė Evropė, tha Berisha duke kujtuar se "vendi ishte i zhytur nė izolimin mė tė thellė dhe nė harresėn e pashembullt". "Shqipėria e diktaturės hoxhiste ishte vendi i dhunės, terrorit, torturave mė barbare, ku ata qė tentonin tė largoheshin prej tij i prisnin breshėritė e plumbave tė ekzekutorėve tė pamėshirė", tha Berisha.
Ai kujtoi se "rėnia e Murit tė Berlinit nė Gjermani do tė shoqėrohej me varje publike tė disidentėve nė sheshe dhe qytetet e Shqipėrisė". "Shqipėria erdhi nė vitin '90 si njė vend ku 2/3 e qytetarėve tė saj pėrjetonin skllavėrinė e vėrtetė.".
Sipas tij "atėherė pothuajse askush nuk besonte se shqiptarėt do tė gjenin guximin pėr tė hedhur pas shtypjen mizore, dhe ishin tė shumtė ata qė besonin se Shqipėria do tė mbetej si 'Kuba e Adriatikut".
"Tė rinjtė shqiptarė me guxim tė pashembullt shndėrruan rrugėt dhe sheshet e kryeqytetit nė betejėn legjendare pėr liri dhe dinjitet. Pėr ditė tė tėra ata vazhduan sulmin e tyre drejt botės sė lirė. Ata ishin njerėz tė thjeshtė, por u dhanė zemėr shqiptarėve qė pėrjetonin tmerrin dhe frikėn mė tė madhe", tha Berisha.
Ishin pikėrisht ngjarjet e viteve '90, qė sipas Kryeministrit Berisha "i dhanė mesazhin Evropės dhe botės se ky komb nuk ka tė ndalur dhe ėshtė i gatshėm pėr ēdo sakrificė pėr lirinė dhe dinjitetin e tij".
"Me aktet e tyre tė burrėrisė ata i dhanė shpresė kėtij populli tė pashpresė. Ata qė nė 2 korrik '90 u vėrsulėn drejt ambasadave tė vendeve tė lira nuk e dinin dhe nuk kishin siguri nėse do tė arrinin botėn e lirė apo natėn e pėrjetshme. Regjimi mundėsoi makinerinė e vetė tė shtypjes, dhunės dhe terrorit dhe sėrish mbushi burgjet, nisi torturat persekutimin dhe ekzekutimet dhe ngriti 'de facto' Murin e Berlinit", tha Berisha.
Por flaka e lirisė qė ndezėn heronjtė e 2 korrikut nuk u shua kurrė, tha Kryeministri duke kujtuar se "vetėm pak muaj mė vonė, nė dhjetor tė vitit '90 do tė shpėrthente uragani i fuqishėm i lirisė".
"Nėn udhėheqjen e Azem Hajdarit, tribunit tė lirisė do tė themelohej nė 'Qytetin Studenti' Partia Demokratike dhe do tė niste pluralizmi politik. Ky uragan do tė zhdukte mė pas me votėn e lirė, regjimin mė tė egėr qė Evropa do ta fiksonte si regjimin e Hitlerit tė pasluftės, regjimin e Enver Hoxhės", tha Berisha.
Sot ne pėrulemi me nderim tė madh para heronjve tė 2 korrikut qė shkallmuan dyert e lirisė, tha Kryeministri ndėrsa theksoi se "20 vjet pas kėtyre ngjarjeve, vendi ėshtė shekuj larg Shqipėrisė sė viteve '90".
"Vendi qė 20 vite mė parė renditej i 3 apo 4 nė botė pėr skamjen ėshtė shkėputur sot nga grupi i vendeve tė varfra dhe ka njėrėn prej ekonomive mė tė qėndrueshme, mė dinamike dhe mė entuziaste nė rajon dhe Evropė. Vendi qė 20 vite mė parė ishte zhytur nė izolimin mė tė thellė, sot ėshtė vend anėtar i NATO-s dhe ecėn i sigurt drejt integrimit evropian", tha Berisha.
Shqipėria qė 20 vite mė parė ishte e rrethuar me tela me gjemba, tha Kryeministri "sot ėshtė nė prag tė lėvizjes sė lirė pa viza nė mbarė Evropėn".
"Vendi qė 20 vite mė parė ishte vendi i lirisė dhe tė drejtave tė ndaluara, sot ėshtė vendi i shtetit ligjor, institucioneve tė lira e demokratike. Ky 20 vjetor na fton tė bashkohemi nė pėrpjekjen tonė tė ndershme e fisnike pėr tė shndėrruar sa mė parė nė realitet, ėndrrėn tonė evropiane", tha Kryeministri Berisha. Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 285 here