Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3548 here

On line 1078 dite

video »

6/15/2010 11:20:48 AM

Leter e hapur

Ne redaksinė e HermesNews, vazhdojnė te vije reagime dhe letra te hapura si rrjedhoje e debatit qe pati jehone ne media, pėr konsullatat e nderit ne Itali. Ne respektim te ideve te secilit dhe fjalės se lire, po publikojnė dy letra te hapura qe erdhėn ne redaksi nga nje grup shoqatash ne Piemonte dhe shoqata 'Ēamėria'.


11/06/2010, Firence
Redaksise se Gazetes "Hermes News"
drejtor@hermesnews.org

Duke Ju konsideruar si nje burim informazioni te sakte dhe me predispozicione pozitive per te verteten, e pame te arsyeshme te ju shkruajme per te denoncuar artikullin me titull "Konsuj Nderi pa nder", botuar me date 07/0672010 ne "Albania News", e Isuf Ademi, (qe sikurse duket nuk eshte gje veēse nje zedhenes i ambasadorit ne Rome Llesh Kola)," qellimi i te cilit, sikurse duket dhe nga titulli, eshte per te ofenduar dy konsujt e Nderit te Shqiperise (Gianni Firera per Piemontin dhe Lutfi Guri per Toskanen), te cilet kane dhene nje kontribut jashtzakonisht te madh jo vetem per perfaqesine Institucionale te Shqiperise ne Rajonet perkatese, por dhe per ndihmen konkrete dhene komunitetit shqiptar per hallet e tyre.

Foto ne Konsullaten e Nderit ne Firence
Gianni Firera, Konsulli i Nderit i Shqiperise per Piemontin, dhe Lutfi Guri, Konsulli i Nderit per Toskanen

Duke qenese banoj ne Firence (jam President i Shoqates Kulturore "ēameria" per Toskanen), dhe duke qenese qysh ne fillim te hapjes se Konsullates kam bere pjese ne organin konsultativ te Konsullates (bashke me disa perfaqesues te tjere te shoqatave shqiptare ne Toskane), jam i mireinformuar per ecurine e Konsullates se Nderit ne Firence me Konsull Prof. Lutfi Guri, per veprimtarine dhe rezultatet pozitive te arritura nga kjo Konsullate.

Roli dhe rendesia e kesaj konsullate (per komunitetin shqiptar dhe per vete Shqiperine), u vu re edhe nga reagimi i menjehershem i komunitetit shqiptar dhe i Institucioneve shteterore te Firences dhe te Toskanes, kur ambasada vendosi te mbylle Konsullaten ne Firence ne kuadrin e "riorganizimit te konsullatave te Nderit ne Itali". (letrat bashkengjitur).


Me gjithese Konsullata ne Firence eshte e mbyllur, zhvillimi i aktiviteteve kulturore dhe sportive me komunitetin shqiptar nuk jane nderprere dhe nuk do te nderpriten, si rrjedhoje i ekzistences dhe i kordinimit te punes ne mes te shoqatave shqiptare qe ekzistojne ne Toskane.

Cili eshte Prof. Lutfi Guri

Dipllomuar ne fakultetin e Inxhinierise elektrike dhe ne fakultetin e Kultures fizike dhe te Sporteve, prane Universitetit shteteror te Tiranes.

Ka qene pedagog prane katedres te Fizikes te Fakultetit te Shkencave te Natyres dhe prane katedres Elektronike te Fakultetit te Inxhinierise te Universitetit te Tiranes.

Nga Kuvendi Popullor, i jepet urdheri "Naim Frasheri", per kontributiun e tij ne procesin e mesime dhenjes dhe ne Sport.Nga viti 1990, Drejtor i pergjithshemi Shoqerise Tregetare per prodhimin e mjeteve "Didaktike Kulturore dhe Sportive", Tirane.


Nga viti 1998 ne Itali, nga ku veēojme:

President i shoqates "Kulturore dhe Sportive Toskana-Albania", "President nderi" dhe themelues i "Leges se "Artistave dhe Piktoreve shqiptar ne Toskane", Zv/Presidenti i "Anolf" per Rajonin e Toskanes, iniciator dhe interlokutor per binjakezimin e qytetit te Firences me qytetin e Tiranes, perfaqesues i Bashkise Tiranes prane Komunes se Firences, "Konsull Nderi" i Shqiperise per Rajonin e Toskanes (Firence).

Eshte autor i mjaft librave dhe teksteve univeristare nder te cilat permendim: "Bazat e Elektroteknikes" dhe bazat e "Radioelektronikes", tekst universitar ne dy volume per Fakultetin e Shkencave te Natyres (Katedra e Fizikes),"Matjet Radio-Elektronike", ne dy volume per Fakultetin e Inxhinierise (Katedra e Elektronikes), "Radio-Konstruktori i Ri" etj.

Nder botimet e tij te fundit ne gjuhen italiane permendim:"Albania il Paese dei Contrasti" (viti 2002), dhe "Albania il paese all?alba dell?Europa" (viti 2008), ndersa ne gjuhen shqipe: "Ilirologjia" (viti 2006), "Arberia"(2007), "Shqiperia dhe Identiteti Kombetar" (2009), dhe "Gadishulli i Ilirise (2010).

Nga jeta sportive veēojme: Kampion, rekordmen kombetar ne garat 100m, 200m, 4x100m, 4x400m, stafeta ballkanike; trainer i ekipit kombetar, President i forumit te athleteve veterane te Shqiperise.


! (shfrytezova kurikulumin e paraqitur ne nje nga botimet e tija te fundit ne Firence ne gjuhen shqipe )

E ndjej te nevojshme te shtoj se ne nje forme pak a shum te ngjashme po veprohet edhe me Konsullatene Nderit ne Torino, ne kete rast jo per ta mbyllur por te zevendesuar Z.Firera.


Mendimet te kthejne prapa.

Siē rezulton Z.Llesh Kola qysh kur ishte shef Kabineti prane Ministrise Puneve te Jashtme ne Shqiperi, dhe mbasi ishte siguruar se do te vinte ambasador ne Rome, ne bashkepunim me drejtorine Konsullore pergatiti platformen me teorine e "riorganizimit te Konsullatave te Nderit ne Itali" per te pasur dore te lire per te bere zevendesimet sipas njohjeve dhe interesave personale por jo ne dobi te Shqiperise dhe te Komunitetit shqiptar ne Itali.

Ne do te vazhdojme ta ngrejme zerin ndaj ēdo veprimi qe do te na duket i pa drejte.

Zonja Metollari!

Perfitoj nga rasti te ju falenderoj Ju dhe stafin e gazetes tuaj e cila eshte shum e pranishme per komunitetin shqiptar te Toskanes, per larmine, dhe korrektesine gazetareske te informacionit


Pershendetje

Agim Xhemali

President i shoqates kulturore "ēameria"
Perfaqesues i grupit nismetar i peticionit
drejtuar qeverise dhe Ambasades ne Rome
lidhur me Konsullaten e Nderit ne Firence











Me anen e keseaj letre Shoqatat Shqipetare te Piemontit i drejtohen Kryeministrit te Republikes se Shqiperise zotit Sali Berisha, Ministrit te jashtem te Republikes se Shqiperise zotit Ilir Meta. Nepermjet kesaj letre duam te veme ne dukje disa nga ngjarjet e diteve te fundit te perhapura ne shtypin shqipetar dhe italian. Duke ju referuar deklarimit te Konsulles se pergjithshme te Milanos ne nje prej gazetave te qytetit te Novares, ku preokupimi me i madh i saje eshte skadimi i mandatit te konsullit te nderit te
Torinos zotit Firera.

Fill mbas saj doli deklarata e ambasadorit ne Rome zotit Lleshe Kola i cili nuk u mjaftua te vinte ne dijeni nje sere gazetash private dhe disa shoqata shqiptare ne te gjithe Italine, te cilat nuk u ndalen te vlersonin per ēfare behej fjale dhe kujt i takonte kjo detyre, sa te verteta ishin keto lajme, por i futen ato ne web, facebok, e te gjitha mjetet e komunikimit te internetit
duke kerkuar te denigronin punen e kryer ne keto vite.

Zoti ambasador duhet ti drejtohej eproreve te tij siē eshte Ministria e Jashtme, te bente sqarimet e duhura neperjet saje dhe jo te shtremberonte realitetin dhe ti drejtohej televizioneve private, ku e paraqet konsullin si abuziv te titullit diplomatik, dhe figure negative ne dem te komunitetit shqipetar dhe Shqiperis. Problemi nuk qendron ne faktin se ka skaduar apo jo mandati i konsullit te nderit te Torinos zotit Firera, por na indinjon shume fakti mbi menyren e trajtimit te ketij problemi,dhe mbi te gjitha hedhja balte
mbi punen e kryer ne keto vite ne Regjionin e Piemontit ku ne punojme e jetojme prej vitesh.Eshte detyre e Qeverise Shqipetare, eshte detyre e Ministris se Jashtme te Republikes se Shqiperise te merret me konsujt e nderit, konsujt e pergjithshem me ambasadat dhe ambasadoret e Shqiperise, eshte ne kompetencat e saje te veri ne dijeni medjat shtypin dhe televizionin, dhe piksepari ate publik. Ne emigrantet shqipetar e jetojme ēdo dite rrjedhen e politikes shqipetare,hallet e popullit tone te gjymtuar ne shekuj, qe ne dy dekada ka pothuajse pesedhjete perqind te popullsise te shperndare jashte kufijve te tije neper bote, sidomos ne Itali dhe Greqi. Njekim ēdo dite te gjitha ngjarjet ne vendin tone,me sy e zemer edhe pse jetojme ne vendin fqinje, dhe mundohemi qe me punen dhe djersen tone te ndertojme te ardhmen tone dhe ate te femijeve tane, duke mos harruar asnjeher te ardhmen e Shqiperis, sepse shume prej nesh po
kthehen dhe do te kthehen ne Atdhe.Diaspora shqiptare ka qene dhe eshte nga me aktivet,ka marre pjese dhe ka ndjekur gjithmone ēeshtjet politike dhe sociale te vendit te vet,dhe aq me shume sot ku jashte kufijve te Shqiperise gjenden mbi nje milion njerez. Ne jemi deshmitare te punes se kryer ne keto vite nga konsulli i nderit ne Piemonte dhe permendim mbi te gjitha visiten e Presidentit te Republikes se Shqiperis Bamir Topi ne Torino ne Tetor 2008. Ne kete event mandati i konsullit kishte mbaruar. Pyetja jone legjitime eshte e thjeshte, dhe kerkon pergjigje: Nuk e dinte ambasadori kete fakt,por mbi te gjitha pse nuk e largoi zotin konsull nga delegacioni shqipetar? Mbas mbarimit te mandatit jane bere edhe shume evente te tjera si marrveshja midis Universitetit te Torinos dhe Tiranes ,midis
Politeknikumit te Torinos dhe atij te Tiranes,binjakezimi midis disa qyteteve te Piemontit dhe Shqiperis siē jane ato midis qytetit te Cuneos dhe qytetit te Shkodres,qytetit te Casale Monferratos dhe Gjirokastres,vizita e Ismail Kadares ne Torino e shume aktivitete te tjera te bera ne gjithe keto vite.Jemi testimon okular dhe aktiv te ketyre ngjarjeve te rendesishme dhe jemi krenar te kemi ndihmuar sado pak ne mardheniet midis Shqiperis dhe
Italis.Shoqatat tona jane te perbera nga te gjitha shtresat e popullsis shqipetare nga puntor, student, bisnesmen, inxhinier, mjek, gazetar, politikan e shume profesionist te ndryshem,qe dimostrojne se marrin pjese
aktive ne te gjitha fushat e jetes se vendit ku jetojne dhe nuk harrojne asnjeher vendin e tyre. Ndihemi te indinjuar nga keto qendrime arbitrare te disa individeve, qe nuk duhet te perfaqesojne istitucionet diplomatike dhe shtetin shqipetar ne Itali. Mendojme se ne brendesi te personelit te ambasades shqipetare ka diplomat te afirmuar,te provuar ne detyra te ndryshme ne keto vite por te ndhydhur dhe te bllokuar nga keto metoda autoritre dhe arbitrare te perdorura.Ne distancohemi nga shoqatat shqiptare
(pseudoshoata) qe trombetojne se ne Piemonte jane ata qe perfaqesojne komunitetin shqipetar.Lista e poshteshenuar e shoqatave tona tregon se jemi shume qe perfaqesojme kominitetin tone atje.Motja jone eshte,ruajtja e traditave,zakoneve,gjuhes amtare, lidhjeve dhe bashkepunimit midis Shqiperise dhe Italis. Ne kete moment kemi nje situate e cila le per te deshiruar edhe prane institucioneve ketu ne Piemonte te cilat nuk kane asnje komunikim zyrtar per te njohur apo jo Konsullin Firera. Njihen vetem sinjalizimet e lajmet te koheve te fundit jo zyrtare. Ne momentin kur shoqata te ndryshme organizojne aktivitete per njohjen e kultures dhe traditeve te vendit tone dhe ftojne konsullin Firera atehere ata gjenden perpara nje situate te dyshimte duke mos ditur se c’qendrim duhet mbajtur.

Ne kete situate te krijuar ju lutemi, te beni te qarte me ane te nje njoftimi zyrtar ku te informohen edhe institucionet Italiane, dhe nese eshte e mundur edhe shoqatat, nese Konsulli Onorar i Torinos Giovanni Firera disponon apo jo kete funksion. Puna e bere ne keto vite ka dimostruar rezultate pozitive, qe sipas nesh duhet te vazhdojne, por kjo eshte ne kompetencat tuaja dhe jemi ne pritje te nje pergjigje. Ju lutemi istitucioneve shqiptare sidomos Kryeministrit dhe Ministris se Jashtme Shqipetare te mos mbyllin syte perballe ketyre problemeve kaq te rendesishme dhe te marrin masat e duhura karshi personave qe perfaqesojne istitucionet tona, te kontrolloje ne vazhdimesi qe te mos perdoren ato per te vene ne hije punen e mire te bere ne keto vite ne Piemonte dhe ne te gjithe Italine. Kane ndodhur ngjarje jo te hijshme ne perfaqesit tona diplomatike edhe ketu ne Itali, te cilat nuk na kane nderuar, por nuk duhet te perseriten me asnjeher. Diplomatet tane duhet te jene te
provuar dhe ne lartesine e duhur per te na perfaqesuar. Jemi ne
pritje te nje kthese rrenjesore te historise se Shqiperis, hyrjen e
saje ne familien e madhe madhe Evropiane, dhe jemi te bindur ne
arritjen e ketij qellimi,ku duhet te gjithe te japin kontributin e tyre,
sidomos politika dhe istitucionet, por gjithashtu mendojme qe
duhet te jemi ne lartesin e duhur dhe te perfaqesuar nga persona te
pergatitur profesionalisht ,nga diplomat te afirmuar qe kane si
qellim te miren e Shqiperis dhe jo ate personale,te kene ne gjak
shqipetarizmin,te forcojne identitetin kombetar, te na bejne te
ndihemi gjithmone e me shume krenar te te qenit shqipetar.Feja e
shqipetarit eshte Shqiperia.

Shoqatat Shqipetare te Piemontit Itali.
Albania in Piemonte (Torino)
Studenti Albanesi in Piemonte SALTO (Torino)
Mergimtari (Alesandria)
Mergimtari (Torino)
Ali Pashe Tepelena (Torino)
Zeri i Arberit (Saluzzo)
Zeri i Arberit (Alba)
Gjirokastra (Casale Monferrato)
Vllaznia (Cuneo)
Donne D’Albania (Torino)
Mund te na kontaktoni ne adresen e poshtshenuar.
Jemi ne dispozicion per ēfardolloj sqarimi
skenderb@tiscali.it
tel.+393394693545
Torino 10.06.2010

HermesNews - ©2010

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 376 here