Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3532 here

On line 1074 dite

video »

5/30/2010 6:37:38 PM

Shpallen fituesit e edicionit tė katėrt tė Ēmimit AIITC

Rreth 90 studiues, artistė dhe personalitete tė ndryshme konkurruan midis tyre pėr tė fituar ēmimin e madh pėr tre kategoritė, pikėrisht pėr librin mė tė mirė nė fushėn e shkencės dhe tė kulturės islame, pėr pikturėn mė tė mirė dhe pėr krijimtarinė mė tė mirė pėr moshat e reja.


Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetėrimit Islam (AIITC) shpalli paraditen e sė shtunės nė njė ceremoni festive tė zhvilluar nė Hotel "Rogner", fituesit e ēmimeve “AIITC 2009”. Rreth 90 studiues, artistė dhe personalitete tė ndryshme konkurruan midis tyre pėr tė fituar ēmimin e madh pėr tre kategoritė, pikėrisht pėr librin mė tė mirė nė fushėn e shkencės dhe tė kulturės islame, pėr pikturėn mė tė mirė dhe pėr krijimtarinė mė tė mirė pėr moshat e reja.

Qėllimi kryesor i zhvillimit tė kėtij aktiviteti ishte stimulimi i krijuesve tė talentuar nė fushėn e shkencės dhe artit nė Shqipėri e nė tė gjitha trevat shqipfolėse. Vetė organizatori i kėtij konkursi tė pėrvitshėm dhe njėherėsh drejtori i Institutit Shqiptar tė Mendimit dhe tė Qytetėrimit Islam, Dr. Ramiz Zekaj, theksoi nė fjalėn e tij pėrshėndetėse se, “ Qė prej katėr vjetėsh, Ēmimi AIITC, i shpallur nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetėrimit Islam, ka nxitur dhe i ka dhėnė vrull forcave krijuese nė pasurimin e mėtejshėm tė kulturės, artit dhe shkencės shqiptare.

Kultura islame vjen sot si dėshmi e gjenialitetit dhe shpirtit artistik tė kombit tonė. Me gjithė madhėshtinė dhe bukurinė e saj, kjo ėshtė ngjizur fort nė trupin e kulturės shqiptare dhe ka pikturuar jetėn materiale e shpirtėrore ndėr shekuj tė shqiptarėve. Veprat e kulturės dhe tė artit islam shqiptar, arkitektura islame, piktura islame, letėrsia islame, muzika etj., vėrtetė kanė ndikime nga kultura dhe arti i vendeve tė origjinės, por kanė edhe dallimet dhe origjinalitetin e tyre. Dhe pikėrisht kėtė origjinalitet vlerėson edhe juria profesioniste pėr fushat pėrkatėse tė konkurrimit”.

I pranishėm nė ceremoninė e ēmimeve “AIITC 2009” ishte edhe kėshilltari i Ministrisė sė Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve, shkrimtari Bardhyl Londo, i cili vlerėsoi me tone pozitive punėn e vyer qė po bėn AIITC-ja pėr motivimin e krijuesve shqiptarė nė pėrgjithėsi dhe pėr krijuesit e traditės sė kulturės islame nė veēanti. Ai nėnvizoi faksin se, “Ėshtė e tepėrt tė flas pėr peshėn, rėndėsinė, seriozitetin dhe kulturėn qė ka qytetėrimi islam nė botė. Dihen vlerat e tij kulturore, shkencore, dihet pesha e tij nė tė katėr anėt e botės, por dihet sidomos pesha qė ai ka nė Shqipėri dhe nė trojet ku jetojnė shqiptarėt”.

Aktiviteti vijoi me tej me fjalėn e drejtuesve tė jurisė, pėrkatėsisht tė Prof. dr Xhevat Lloshit pėr librin shkencor, Prof. dr. Ali Osekut pėr pikturėn dhe Prof. dr. Arjan Kadiut pėr krijimtarinė e moshave tė reja.
Me “Ēmimin AIITC 2009” u vlerėsuan artistėt, tė cilėt gjatė njė viti mė parė botuan libra nė fushėn e shkencės dhe kulturės islame, si dhe krijuan peizazhe. Gjithashtu, u vlerėsuan dhe artistė tė rinj, tė cilėt u paraqitėn nė kėtė konkurs me botime tė veēanta nė poezi dhe prozė me temė: "E bukura nė shpirt dhe nė jetė".

Si libri mė i mirė i botuar nė vitin 2009 nė fushėn e shkencės dhe kulturės islame u vlerėsua Fjalori “Arabisht-Shqip” me 70.000 fjalė, i ish-diplomatit Sulejman Tomēini. Ndėrkohė, nė kėtė kategori me ēmime inkurajuese u vlerėsuan dhe librat e autorėve Edvin Cami "Gėtja mes Perėndimit dhe Misticizmit Oriental" si dhe libri "Ti, vetvetja dhe ēėshtjet e tua", i autorit Avni Tafili.

Peisazhi mė i bukur nė penelet e piktorėve shqiptarė, nga 7 artistė pjesėmarrės, u pėrzgjodh ai i piktorit Orion Shima. Nė kategorinė e krijimtarisė letrare tė moshave tė reja u vlerėsua me ēmimin e parė Ivana Dervishi me poezi. Ndėrkohė, nė kėtė kategori u dhanė edhe katėr ēmime inkurajuese tė rinjve Artur Deda, Fatime Zenelhasani, Stela Keta dhe Dorina Behari.

Pėr fituesin e vendit tė parė nė kategorinė “Libri mė i mirė i vitit nė gjuhėn shqipe, qė trajton tema nė fushėn e shkencės, artit dhe kulturės islame” u akorduan 3000 $, pėr kategorinė e pikturės u dha shpėrblimi prej 1500 $ dhe pėr krijimtarinė e moshave tė reja nė prozė dhe poezi u akorduan 500 $. Gjithashtu, secili nga fituesit u nderua me medalje argjendi dhe me dėshmi motivuese.

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetėrimit Islam (AIITC) prej 14 vjetėsh funksionon si institucion i pavarur dhe ka njė veprimtare tė gjerė tė karakterit shoqėror, kulturor dhe shkencor dhe gama e tyre shtrihet tek tė gjitha grupmoshat.

“Ēmimi AIITC” do tė vazhdojė udhėn e tij tė pėrvitshme pėr tė vijuar traditėn e motivimit tė krijuesve shqiptarė, por edhe pėr tė mbushur hendekun e mungesės sė kritikės nė Shqipėri nė gjykimin dhe vlerėsimin e veprave shkencore e kulturore.






HermesNews - ©2010

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 130 here