Video
Rubrikat
3/20/2010 8:00:36 PM
Shushunjat e nje doktori
Ky emėrtim ka ardhur natyrshėm pėr Meti Bizhgėn nisur edhe nga ajo cfarė ai reklamon pėrditė efektet kurative nė trupin e njeriut.
Piro Nase
20 Mars 2010
Pak-kush e di se shushunjat janė tė dobishme pėr zhdukjen e disa sėmundjeve kryesisht tė atyre me karakter sipėrfaqėsor. Ai qė sot i'a di kimetin kėtyre gjallesave ujore dhe njėkohėsisht 'mik' i tyre, ėshtė njė djalė 30 vjecar nga Gjirokastra i cili njihet si 'doktori i shushunjave' nė qytet.
Ky emėrtim ka ardhur natyrshėm pėr Meti Bizhgėn nisur edhe nga ajo cfarė ai reklamon pėrditė efektet kurative nė trupin e njeriut. Vendi ku ai ka zgjedhur tė sfidojė shkencėn e mjekėsisė me metoda praktike, ndodhet nė qendėr tė Gjirokastrės pėrballė farmacive qėndrore tė qytetit, njė simbolikė kjo rastėsore e zgjedhur nga Meti duke mohuar fort se pozicioni i zgjedhur nuk ėshtė pėr t'i bėrė karshillėk ofruesve tė barnave.
Dita pėr tė fillon me pastrimin e shushunjave dhe ndėrrimin e ujit tė tyre pasi kjo ėshtė e detyrueshme thotė ai pėr jetėgjatėsinė e tyre. Ujin shushunjat e duan nga burimi dhe pėr kėtė Meti pėrshkon njė herė nė javė 30 km rrugė deri nė Ujin e Ftohtė tė Tepelenės, ku ngarkon bidonat qė mbajnė lėngun e jetėgjatėsisė sė larvave kuruese humane.
Tre herė nė ditė u ndėrrohet uji 300 shushunjave qė ka nė pėrdorim Meti ku pėr tė, ato janė pjesė e familjes. Njė rraskapitje e vėrtetė ėshtė pastrimi i tyre nga gjaku qė ato thithin nga pacientėt-shprehet Meti.
Gjaku i lig qė shushunjat grumbullojnė, hiqet me ngadalė nga ato me qėllim qė tė mos dėmtohen pasi pėr nga vetė natyra, larvat kuruese janė mjaft tė brishta. Kam bėrė 2000 km rrugė pėr t'i siguruar ato nė Gjermani dhe pėr mua janė mjaft tė shtrenta njėsoj si njė pjestar i familjes sime-shprehet Meti i cili nuk e fsheh dhembshurinė pėr to ndėrkohė qė mjaft njerėz i konsiderojnė shushunjat tė panevojshme madje herė-herė tė frikshme nga nami qė kanė.
Pėr ata qė i?a dinė vlerėn atyre, afrohen tek Meti dhe pa pyetur fare pėr cmimin qė servirin pėr seancat kurative, lėnė orėn e takimit. Njė seancė zgjat gati 15 minuta dhe gjatė kėsaj kohe shushunja vendoset nė vendin ku trupi i njeriut paraqet probleme si prsh. nė kupėn e gjurit tė kėmbės dhe shpatull nė rastet e mbledhjes sė ujit, nė rrėzė tė kofshės, nė organet gjenitale femėrore apo mashkullore, nė mpirje tė gishtave tė duarve dhe tė kėmbėve, trompozė tė kaluar etj.
Pagesat pėr séancė variojnė nga 1000-5000 lek kjo nė varėsi tė sipėrfaqes qė zė zona e infektuar apo e sėmurė. Shushunjat sipas Metit, kurojnė edhe tė sėmurė me spondiliatrozė, dhimbje pas koke, reumatizėm, migrenė, sinozit, sėmundje tė ndryshme lėkure, ndalim tė hemoragjive sipėrfaqėsore si dhe mjaft infeksione tė tjera tė karakterit lokal.
Njė episod ku Meti ėshtė ndjerė krenar nė punėn e tij, ka qenė ajo e njė dite gushti kėtė vit, kur katėr parlamentarė norvegjezė tė gjendur me pushime nė Sarandė, provuan efektet kuruese tė shushunjės. Parlamentarėt norvegjezė kishin probleme me kycet e duarve dhe spondiliatrozė nė pjesėn e qafės dhe shushunjat arritėn t'ja zhduknin dhimbjet atyre kundrejt seancave 15 minutėshe. Pėr kėtė Meti, u shndėrrua nė personazh nė dy media tė vendit skandinav dhe kjo falė sensibilitetit tė treguar nga politikanėt norvegjezė.
Dy gazetarė nga vendi i largėt, e patėn takuar Metin dhe intervistuar pėr kėtė veprim i cili pėr norvegjezėt ishte i pabesueshėm dhe e padėgjuar mė parė qė shushunjat sfidojnė barnat e prodhuara nga kompanitė mė tė mėdha farmaceutike. Me anglishten time tė calė, munda qė tė pėrcillja efektet kuruese tė shushunjave pėr gazetarėt norvegjezė tė cilėt edhe ata tė shtyrė nga kurioziteti, u shndėrruan dashur pa dashur nė pacientė-vazhdon mė tej Meti.
Sipas tij shushunja kur vendoset nė trupin e njeriut, ky i fundit ndjen njė pickim njėsoj si tė njė djegije me majė gjilpėre dhe mė pas, ajo qėndron e ngulur nė tė deri nė thithjen e gjakut tė ligė i cili clirohet falė aftėsisė thithėse tė saj. Séanca mbaron kur shushunja fryhet nga gjaku dhe bie nė tokė. Gjaku qė tėrhiqet nga ajo ėshtė nė varėsi tė dėmit qė ka shkaktuar infeksioni apo sėmundja e ditur-shprehet Meti pėr gazetėn Hermesnews i cili pohon se nė Gjermani kishte mjaft njerėz qė pastronin gjakun dy herė nė vit me anė tė shushunjave dhe kjo pėr t'a ėshtė natyrale.
Jam rritur nė fshat dhe tė parėt e mij, i kanė provuar efektet e shushunjave nė shėrimin e sėmundjeve tė ndryshme dhe kjo mė shtyu tė merresha me kėtė 'zanat' shprehet Meti. Nė mungesė tė shushunjave nė lumė, burime tė ndryshme dhe vende tė ndenjura nė Gjirokastėr, para njė viti falė edhe njohjes qė krijova me njė mjek gjerman nga Hamburgu dy vjet mė parė nė plazh nė Sarandė, ai mė ndihmoi tė shkoja tek laboratori ku punon me rritjen e kėtyre specieve dhe tė merrja afėrsisht 300 shushunja-thotė Meti kundrejt njė sasie tė konsiderueshme eurosh.
Nė Gjermani metoda e shėrimit tė infeksioneve tė ndryshme dhe sėmundjeve me pėrdorimin e shushunjave apo lėngjeve qė ato kanė nė trupin e tyre, ėshtė e kudondodhur-shprehet Meti i cili e pėrdor gjithmonė kėtė fakt tek skeptikėt qė e pyesin pėr efektet qė sjellin shushunjat tek pacientėt. Tek Meti kanė provuar tė shkojnė edhe vetė mjekėt nė Gjirokastėr tė cilėt nuk u kanė bėrė dot derman me njohuritė qė kanė, sėmundjeve apo infeksioneve tė fituara gjatė jetės dhe kjo kryhet nė konspiracion tė plotė pasi ndryshe tek ta askush nga pacientėt qė vuajnė nuk do t?u trokasė nė derė.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 904 here