Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3548 here

On line 1078 dite

video »

3/20/2010 6:57:45 PM

Mozarti dhe koncertet

Me rastin 254 vjetorit te lindjes. 'Ishte njė meteor nė horizontin muzikor pėr daljen e tė cilit ne ishim ende papėrgatitur.'


Dr. Sul Gragjevi
sgragevi@hotmail.com
20 mars 2010


Wolfgang Amadeus Mozart ( 1756-1791 ) konsiderohet si gjeni i Artit muzikor botėror. Nė 35 vitet e jetės sė tij Mozarti kompozoi mė shumė se 600 punime muzikore tė cilat arritėn njė nivel madhėshtor tė ekspresionit muzikor nė tė gjitha llojet , prej operas deri tek koncertet pėr
pian , violine dhe frymorėt e drurit, dhe prej masterpjesėve korale e deri tek 41 simfonitė.

Wolfgang Amadeus Mozart u rrit si gjeni i muzikės nė saj tė talentit
tė tij "nfant prodigy", pėr tu bėrė njė instrumentist virtuoz dhe njė kompozitor i madh.

Edhe pse kanė kaluar mė shumė se 200 vjet mbas vdekjes sė tij, ende sot
kompozimet gjeniale tė Mozartit vazhdojnė tė interpretohen e te ndėgjohen me admirimin mė tė madh.

Vetėm 15 vjet mbas vdekjes sė Mozartit , njė muzikant i oborrit atė kohė shkruante: "Ai ishte njė meteor nė horizontin muzikor pėr daljen e tė cilit ne ishim ende papėrgatitur" .

Nėqofėse do tė zgjedhnim punimet muzikore sipas kompozitorėve do tė pėlqenim, prej Hajdnit dy celo koncertet No. 1 dhe No. 2 , nga Beethoveni koncertin "Emperor" , violinė koncertin op. 61, simfonitė No. 5, 6 , 9 , nga Schuberti simfoninė No.8 , Ave Maria dhe disa nga "Liedere" tė bukura , nga Cajkovski violinė koncertin op. 35 , piano koncertin No. 1 , tre baletet e famshme ndersa nga Mozarti do tė pelqenim operat "Don Giovani k.527 dhe "Martesa e Figaros" k.492 , violinė koncertet No. 3 dhe 5 , Simfonia Koncertante k.364 pėr violinė , violė dhe orkester , Serenade nė Si - bemol maxhor per 13 instrumentė frymorė druri k.361 , piano koncertet k.503 dhe k.491 , simfonia No. 38 nė Re maxhor "Praga" k.504 , klarinetė koncerti nė La maxhor , k.622 etj.

E gjithė muzika e kompozuar e Mozartit, e kompozitorit mė produktiv te gjitha kohėve, tregon nivelin e tij nė inteligjencė, mjeshtri, teknikė, njė integritet muzikor qė nuk vėrehet tek ndonjė tjetėr para dhe pas tij .
Por nga kompozimet e Mozartit unė pėrmenda disa nga mė tė zgjedhurat
nė krijimtarinė e tij tepėr produktive.

Ka shumė punime tjera qė mundė ti permendshim si Overtura e "Idomeneo" k.366, Serenadė nė Do minor pėr oktet frymorė druri k.388, kuartet harqesh nė Re minor k.421, Piano koncerti nė Re minor k.466, kuartet pėr piano dhe harqe nė Sol minor k.478 , Piano koncerti nė Do maxhor k.467, operat Cosi fan Tutte, k.588 me libret tė Lorenzo da Ponte dhe Flauti Magjik k.620 , Requiem nė Re minor k.626 etj.

Nė moshen 19 vjeē, Mozarti kompozoi tė pesė violinė koncertet.
Nė koncertet e tija ashtu si nė punimet tjera instrumentale, koha e parė
ka qenė mė e ngarkuar dhe mė e pasur .Koncertet No. 3,4 dhe 5 janė
koncerte virtuoze dhe tė ndertuar nė ate mėnyrė disenjoje qė i japin mundėsi violinistit tė shkelqejė jo vetėm nė shpejtėsi me
instrumentin e tij por edhe nė teknikė, brilancė dhe virtuozitet.

Ka qenė primare pėr Mozartin interpretimi ekspresiv i koncertit. Kėshtu, violinė koncerti nė La, No. 5 k. 219 ka mė tepėr mjeshtri dhe teknikė. Tė tre koncertet e fundit tė Mozartit kanė kohėt e ngadalta tepėr tė ndijshme, me melodi tė bukura ndersa rondo finalet e tyre kanė njė farė karakter danci.

Ka shumė mundėsi qė violine koncertin No. 1, Mozarti e kompozoi pėr veten e tij sa ishte koncertmaestro nė oborrin e kryepeshkopit tė Salsburgut dhe andej nga fundi i vitit 1775, Mozarti kompozoi edhe kater
violine koncertet e tjera.

Koncerti i parė nė Si bemol, ėshtė i modeluar sipas kompozitorėve tė hershėm italianė me gjithe karakteristikat melodike te Mozartit . Koha e parė dhe e fundit plot gjallėri, kanė nė mes njė Adagio ekspresive ndersa koncerti i dytė nė Re, ka njė kohė tė ngadaltė reminishente tė njė arie tė shekullit 18 dhe njė finale si minuet qė ka formen e njė rondeau franceze.

Violinė Koncerti No.3 nė Sol, k.216. Nė koncertin e tretė tė Mozartit vrejmė njė maturi tė theksuar tė stilit tė tij. Tema e gjallė e kohės sė parė ėshtė plot freski dhe plot origjinalitet. Nė shumė momente edhe tė kohės lirike

Adagio dallojme: linja melodike tė bukura ku violina ngrihet lartė me njė entuziasėm pėrmbi harqet e orkestres, ku Mozarti zevendson oboen me flautin. Nė kohen e parė violina solo futet nė masen 38 dhe qė pėrsritet
nė masen 156 ndersa melodia impresive e violinės solo nė masen 51 ,
136 dhe 169 harmonizohet mjaft bukur me zhvillimet e mėtejshme deri nė
masen 217 kur fillon Cadenza (kadenca) me akordet dhe pėrfundon me
10 masat e fundit tė orkestres.

Nė kohen e dytė Adagio nė fund tė masės sė pestė hynė violina solo
nė La me njė melodi mjaft impresive dhe nė "dolce" ndersa nė fillim tė masės 32 ajo ka para njė "molto cantabile" e cila vazhdon deri nė kadence me 2/4. Edhe ky koncert si i dyti ka njė Rondeau franceze nė tri kohė . Fillon me 3/8 orkestra deri nė masen 42 kur fillon solo violina, pastaj pjesa tjetėr ėshtė Andante dhe e fundit, njė Allegretto nė masen 255, njė allegretto danci tė shpejtė qė nxit violinen pėr njė brilancė interpretimi .Kadenca e Oistrah.

Violinė koncerti No. 4 nė Re, k.218. Koncerti i katert i Mozartit nė Re maxhor (major) fillon me njė hapje nė Allegro tė kendėshme tė orkestres deri nė germen B nė tė cilen fillon violina solo nė Re. Pas hyrjes sė violinės nė solo, nė germen C dhe mė vonė nė E kemi dy linja melodike qė fillojnė njera nė La dhe tjetra nė Mi, e njejta gjė nė K dhe e gjithė koha e parė pėr 9:19 min. pėrfundon me kadencen pėr tė filluar koha e dytė Andante cantabile e cila ėshtė si njė kengė pa ndalesė pėr violinen.

Fillon me 3/4 nė La me orkestren ndersa violina fillon solon e saj nė germen A. E gjithė kjo kohė vazhdon deri tek kadenca e shkurtė para germės G. Nė kohen e tretė Rondeau, njė Andante grazioso alternohet me njė Allegro ma non troppo tepėr brilante. Njė alternim i till pėrsritet nė fund tė koncertit, nga Andante grazioso nė 2/4 nė Allegro ma non troppo 6/8 e qė pėrfundon nė Re.

Mozarti nė kohen Rondeau tė koncertit No. 4 ka bėrė kater alternime interesante tė Andante grazioso me Allegro ma non troppo. Kėshtu njeri, i pari, fillon menjėherė me fillimin e kohės sė tretė, respektivisht nė 2/4 dhe 6/8 dhe ėshtė afėrsisht i ngjashėm me tė dytin. I treti qė fillon nė germen F me Andante grazioso e cila alternohet me Allegro ma non troppo,ndryshon prej dy tė parėve ndersa alternimi i fundit ngjanė me dy tė parėt dhe e pėrfundon koncertin nė mėnyrė brilante.

Violinė koncerti No. 5 nė La , k.219 "Turkish"

Koncerti i fundit i Mozartit nė La,major (maxhore) ėshtė i pasur plot
brilancė , allegro aperto e kohės sė parė ėshtė e gjallė dhe e freskėt qysh nė masat e para tė hapjes. Fill mbas introduksionit tė orkestres i cili fillon me njė akord nė fortissimo ,violina fillon solo nė masen 40 nė La
me njė "dolce" dhe "adagio" ndersa nė masen 46 fillon me temen kryesoree cila mbas germės C lidhet me melodinė e bukur deri nė germen E ku futet e gjithė orkestra ( tutti ) pėr 6 masa mbas tė cilave fillon solo violina , ndersa nė G pėrsri Mozarti ka vėn njė pjesė tepėr atraktive tė violinės qė vazhdon deri tek cadenza ( kadenca ).

Koha Adagio ėshtė shumė e ndijshme . Ajo fillon me njė introduksion tė orkestres nė 2/4 deri nė masen 23 tė germės A nė tė cilen fillon solo violina nė njė "dolce" dhe qė e shoqron orkestra deri nė "adagion e kadencės" e ndjekur nga Rondeau, tempo di minuetto i cili vazhdon pa nderprerje nga dalja dramatike e marshit-Turk, dhe qė kėthehet qetėsisht nė fundin e koncertit. Edhe nė Allegro vivace violina ka njė pjesė tepėr atraktive nė 2/4 e cila pėrsritet 10 masat para germės F nė tė cilen futet e gjithė orkestra.

E gjithė kjo kohė ėshtė mjaftė atraktive dhe qė luhet si gjithė koncertet e Mozartit, me shumė kėnaqėsi. Edhe kompozimet "Adagio" nw Mi maxhor k.261 dhe "Rondo" ne Do maxhor , k.373 sot luhen bashke me orkester .

Koncertin No.4 dhe 5 e ka interpretuar dhe dirigjuar violinisti i famshėm Rus David Oistrah me Orkestren simfonike tė Filarmonisė Berlin.
Koncertet e Mozartit janė interpretuar me mjeshtri edhe nga Arthur
Grumiaux , Yehudi Menuhin, Anne-Sophie Mutter, Jasha Heifetz etj.

Interpretimi i Arthur Grumiaux dhe Anne-Sophie Mutter ne violinė koncertet e Mozartit janė nder mė tė mirėt. Violine koncertin No. 3 Grumiaux e luajti me Orkestren Simfonike tė Londres nėn drejtimin e Sir Colin Davis ndersa violine koncertin No. 5 e luajti me Orkestren Simfonike tė Filarmonise Viene nė njė interpretim "suprem".

Kritikė tė ndryshem shtojnė qė zėri i violinės sė Grumiaux ėshtė si ai
qė e admironte vetė Mozarti i madh, delikat, elegant dhe brilant. Unė i kam ndėgjuar violinė koncertet e Mozartit me tė gjithė virtuozėt e shekullit 20 dhe 21 , por interpretime tė tilla janė tė rralla. Disa e kanė quajtur edhe "poeti " i violines, ndersa Anne -Sophie Mutter, Divina e violines, hapi nje epoke te re te madheshtise, mjeshtrise dhe te ekspresivitetit ne luajtjen e violines.

Mozarti pėrveē se ishte njė pianist i shquar, ai ishte edhe
njė violinist shumė i mirė nė rininė e tij. I mėsuar nga i ati Leopold
qė ishte njė interpretues ekspert / mėsues, i cili shkroi njė libėr me vlerė pėr luajtjen nė violinė, Mozarti zhvilloi stilin e tij violinistik elegant.

Leopoldi nė fakt donte ta largonte tė birin nga pėrqendrimi nė piano si
instrumentin e tij primar duke i thėnė: "Nė qoftse ju doni ta vlersoni veten, ju munde tė bėheni violinisti i parė nė Europe".

Mjeshtria nė violinė e ndihmoi 19 vjeēarin Mozart pėr njė pozicion mė tė mirė nė Orkestren e Oborrit Salsburg, njė vend si koncertmaester, nė krye tė orkestres .Kjo gjė bėri qė Mozarti tė shfrytėzojė mirė tė qėnit mbi orkestren, pėr tė kompozuar jo mė pak se 5 violinė koncerte para pėrfundimit tė vitit 1775, dy tė parėt nė pranveren e kėtij viti ndersa tre tjerėt nė vjeshtė dhe dimėr . Shumė kritikė tė muzikės i kanė konsideruar tė pesė violinė koncertet e Mozartit si punime mė sinjifikative sesa njė avancim profesional, njėkohėsisht edhe si hap i parė drejtė pjekurisė reale krijuese.

Duhet thėnė qė violinė koncertet No. 3 , 4 , dhe 5 janė pjesėt instrumentale mė tė mira tė Mozartit qė zejnė njė vend tė sigurtė nė repertorin orkestral . Janė punime shumė tėrheqėse me njė imagjinatė melodike mozartiane qė tė ngjallin kėnaqėsi tė vėrtetė.

Tema orkestrale e hapjes tė introduksionit tė violinė koncertit No. 3
ėshtė vetėm e para prej shumė melodive tė bukura nė kohen e parė dhe qė shėrben si material pėr ornamentin virtuoz tė solistit.
Po ashtu, Allegro ėshtė plot dialoge nė mes violinistit dhe orkestres .
Siē ėshtė thėnė mė sipėr, Mozarti hoqi oboen nė kohen e dytė nga orkestra dhe zevendsoi me tingullin e embėl tė flautit pėr tė theksuar
mė fort anen poetike tė qetė tė melodisė tė cilen violinat e shperndajnė
tė shoqruara nga harqet tjera nė njė farė qetėsije nė tė cilen solisti
pėrsritė melodinė nė regjistrin e sipėrm , nė La , mjaft "dolce ". Kjo Adagio ėshtė koha e ngadaltė mė e bukura nė gjithė koncertet e
Mozartit.

Ndryshe nga koncerti No. 3, Mozarti nė kohen e dytė tė koncertit No. 5, Adagio , nuk pėrdori koloracionin nokturnal tė Sol maxhorit si episod qendror , por krijoi njė lloj idili tjetėr, tė ndryshėm, ndersa finalja e violinė koncertit La maxhor fillon me njė minuet tė bukur dhe "elegant".Pėrveē 5 violinė koncerteve Mozarti ka kompozuar edhe pjesė tjera per violinė qė sot luhen bashkė me orkester .

Simphonia Concertante nė Mi - bemol major k.364 pėr violinė, viole dhe orkester. Eshtė njė kompozim i Mozartit "passionate". Megjithėse Mozarti kėtė punim e pasuroi me stilin monumental tė Mannheim dhe Parisit tė cilin e kish mėsuar sa ishte atje, mė e rendėsishmja e tė gjithave ėshtė se ai e trajtoi tė gjithė materialin me tėrė pjekurinė e tij personale dhe artistike qė e kish arritur deri atė kohė.

Motivet qė pėrshkojnė kėtė Simfoni Koncertante janė tė gėzueshme,
thjeshtė tė stilit galant. Midis melodive tė bukura njė temė dytėsore mbahet mend, kur oboe i pėrgjigjet harqeve, dhe nė tė njejten kohė, kornot dhe oboet dialogojnė me harqet nė pizzicato ndersa orkestra luan nė stilin e Mannheim fuqishėm dhe nė crescendo.

Koha e parė pra ėshtė njė kohė simfonike. Koha e dytė ėshtė komplet
lirike nė tė cilen rritet niveli i "bisedimit" nė mes violinės dhe violės deri nė njė dialog elokuent, vėrtetė tė dy instrumentėt luajnė nė njė poezi tė bukur dhe magjepse.

Performanca brilante e kėsaj simfonie koncertante ose siē mundė ta quajmė edhe doppio koncert per violinė dhe violė , konsiderohet ajo e interpretuar prej virtuozėve tė mėdhenj Maksim Vengerov (violinė ) dhe Juri Bashmet
(violė) me orkestren e Konservatorit tė Moskės qė e ka dirigjuar vetė violisti Bashmet .

Nė Allegro maestoso, pas introduksionit tė bukur tė orkestres, min. 2:15 fillojnė tė dy virtuozėt pjesen solo nė dialog me njeri tjetrin ndersa mbas min. 3:50 kemi klimaksin e melodisė tė cilin fillimisht e interpreton Vengerov dhe mė pas Bashmet. Nuk mungojnė as dialogėt as duetet nė
mes dy instrumentėve.

Kadenca e kėsaj kohe ėshtė mjaft terheqėse, nga min. 10:40, secili virtuoz luan pjesen e vet solo dhe nė njė balancė dhe harmoni me njeri tjetrin ku dueti nė mes tyre ėshtė mjaft atraktiv ndersa orkestra i drejtohet perfundimit tė kohės sė parė.

Andante fillon me njė temė tė njohur me mjaft lirizėm nė tė cilen Vengerov dhe Bashmet luajnė plot mjeshtri. Edhe nė Preston e kohės sė tretė violinisti e violisti luajnė plot pasion nė njė finale energjike. Nė vitin 2006 Vengerov dirigjoi performancen e kėsaj simfonie koncertante me Orkestren e Muzikws se Dhomės BBC ku violist ishte Lawrenc Power.
Tjetėr performancė e shkelqyeshme ka qenė ajo me violinist Yehudi Menuhin dhe violist Rudolf Barshai. Menuhin si nė ēdo interpretim edhe
nė kėtė luajti plot ngrohtėsi dhe brilancė.

Mozarti nė performancen e parė luajti nė violė. Ai ishte violinist dhe
njėkohėsisht violist prandaj ai i dha dy karaktere tė dy instrumentėve nė
njė doppio koncert drama. Pėr violinen ashtu edhe pėr violėn ai pėrdori
fraza melodike , e pasuroi me dialoge, duete dhe kadenca mjaftė elokuente
duke e bėrė ate njė punim origjinal dhe vėrtetė "passionate ".

Duke e ditur qė viola ėshtė njė instrument qė duhet tė ndėgjohet fort, Mozarti pėrdori pėr te tanalitetin Re maxhor dhe jo ate nė Mi bemol maxhor. Megjithė koncertet e bukura pėr frymorėt e drurit dhe harqet, Mozarti arriti kulmin e tij nė koncertet e pianos. Ato janė njė arritje e lartė
instrumentale por edhe nė fushen orkestrale.

Koncertet e Mozartit dallohen pėr pathos, pasion dhe dramė. Koncertet
e pianos k.466 , k.467 , k.491 dhe k.503 vulosen kompozitorin e ri si njė pasardhės i denj i Beethovenit. Piano koncerto k.467, No. 21 ka qenė afirmimi triumfues i Mozartit dhe kėtė e dallojmė nė simbolin e marshit tė paharrueshėm tė temės me tė cilen fillon ai koncert.

Piano Koncerti nė Do minor , k. 491 , No. 24M

ozarti shumė koncerte tė pianos i ka kompozuar pėr tė qenė koncerte "unike" por ky nė Do minor duhet tė jetė mė unik nga gjithė tjerėt .
Ky ėshtė koncerti qė luhet shumė shpesh. E kanė interpretuar pianistė virtuozė , tė njohur si Vladimir Ashkenazy, Andre Previn, Alfred Brendel,
Daniel Barenboim , Gina Bachauer ( studente e Rachmaninovit), Maurizio
Pollini etj.

Edhe ky piano koncert ėshtė melodik dhe i pasur me elementė tė virtuozitetit Mozarti e kompozoi kėtė koncert kur ishte i zėnė me Operan
Martesa e Figaros , por e perfundoi me 1786. Performanca e kėtij piano koncerti u bė nė Burgtheater tė Vienės. Nė kėtė performancė luajti vetė Mozarti . Kur e ndėgjoi Beethoveni piano koncertin e Mozartit nė Do minor tha: "Ah, ne kurr nuk do tė mundė tė bėjmė diēka tė tille" (Alfred Einstein)

Nė Audio CD "Piano concertos k.414 dhe 491" ku Maurizio Pollini luan dhe dirigjon Orkestren e Filarmonisė Viene, nė piano koncertin No. 24
k.491, vėrejmė qysh nė fillim jo vetėm njė interpretim madhėshtor por
edhe ndodhemi para njė piano koncerti vėrtetė suprem, magjeps .
Me kėtė koncert Beethoveni i referohet piano koncertit tė tij No. 3, op. 37
nė tė njejtin tonalitet, Do minor.

Mozarti nuk la kadenca pėr kėtė koncert, kėshtu qė Pollini interpretoi kadencat qė i kish shkruar pėr te Salvatore Sciarrino i cili e njihte shumė mirė shijen e piano koncerteve tė Mozartit. Pollini luajti nė mėnyrė elegante veēanrisht shkallėt dekorative tė koncertit pėrveē njė eksplorimi tė thellė mbrenda njė melankolie tė tonalitetit Do minor.

Pollini ashtu si nė interpretimin e piano koncerteve tė Beethovenit tregohet njė pianist elegant dhe me njė afinitet tė madh pėr muziken pianistike tė
Mozartit. Koha e parė, Allegro dhe koha e tretė, Allegretto janė nė njė kontrast tė thellė me kohen e dytė Larghetto pėr forcen dramatike qė kanė, qė nė pasazhet e hapjes sė koncertit. Pianisti fillon mbas njė introduksioni tė orkestres prej rreth 3:20 min.

Kjo kohė ėshtė mjaftė energjike, mbas min. 6:15 flauti dialogon me pianon, piano me orkestren dhe kadenca ėshtė plot elementė tė virtuozitetit nė pėrfundim tė sė cilės orkestra hynė nė fortissimo drejtė perfundimit tė kohės sė parė.

Edhe koha e tretė, Allegretto, ėshtė jo vetėm melodike por edhe me njė forcė dramatike. Nė fund tė min. sė parė perfundon introduksioni i orkestres dhe hynė pianisti me variacionet e temės kryesore i shoqėruar nga orkestra. Gjatė zhvillimit tė subjektit akordet e pianos ndiqen nga orkestra ndersa frymorėt e drurit klarinetė - fagot dialogojnė me njeri tjetrin para variacioneve tė pianos dhe mė vonė tė temės.

Dialogojnė mes tyre edhe oboe - fagot - flaut dhe mė vonė piano pas min.
sė pestė. Nuk mungojnė edhe shkallėt dekorative tė pianistit dhe tė harqeve me tė cilat perfundon Allegretto. Kėtė piano koncert mjaftė mirė e ka interpretuar edhe pianistja Gina Bachauer me Orkestren Simfonike tė Londres si dhe Andre' Previn me Royal Filharmonic Orkestra tė cilen e dirigjoi ai vetė dhe Vladimir Ashkenazy pianisti i madh i shekullit 20.

Piano Koncerti nė Do maxhor , k.503 , No. 25. Kėtė koncert Mozarti e luajti nė Vienė nė prill tė vitit 1787 dhe mė vonė nė muajin maj nė Leipzig. Nė vitin 1934 Artur Schnabel e interpretoi kėtė piano koncert nė Vienė me Orkestren e Filarmonisė qė ishte performanca e parė nė ate qytet qysh kur vetė Mozarti e pat luajtur 147 vjet mė parė.

Ky koncert zuri vend shpejt nė repertorin klasik dhe njihet edhe si kompozim i madh i Mozartit. Perveē madhėshtisė, ky piano koncert ėshtė edhe mė i vėshtiri dhe mė simfonik nga tė tjerėt. Tė dy koncertet, nė Do minor dhe ky nė Do maxhor i kanė quajtur "beethovenian" qė pothuej kanė ritme tė ngjashme marshi, goditje akordesh dhe kontraste tė
theksuara midis maxhorit e minorit. Piano koncerti k.503 nė Do maxhor ėshtė masterpjesė e Mozartit jo vetėm pėr nga autoriteti por edhe gjerėsia e madhėshtia dhe pianisti ėshtė i prirur ta interpretojė nė mėnyren beethoveniane kėtė koncert.

Koha e parė, Allegro maestoso ėshtė njė ndėr kohėt mė simfonike tė piano koncerteve tė Mozartit. Beethoveni i referohet kėtij koncerti me piano koncertin e tij No. 4, nė Sol maxhor op. 58. Jo vetėm kaq, por koha e parė ėshtė e pasur me melodi, me elementė tė virtuozitetit dhe veēanrisht pas min. 7:10 kemi klimaksin nė tė cilin tema dhe variacionet e bėjnė tepėr tėrheqės koncertin. Shkallėt ornamentale dhe akordet oktavė e zbukurojnė edhe mė tepėr krahas kadencės mjaftė tė bukur qė zgjatė mbi 2:00 min deri nė perfundim tė Allegros.

Koha e dytė, Andante ėshtė e mbushur plot me detale tė bukura, me njė rol tė pasur tė frymorėve tė drurit. Si nė gjithė koncertet e Mozartit, koha e dytė i ngjet njė arie lirike qė ka karakterin e njė Adagio me njė frymėmarje tė thellė.

Koha e tretė, Allegretto, ėshtė formė Rondo qė nė hapje fillon me njė temė si danc popullor. Edhe kjo kohė ka shumė momente tė virtuozitetit dhe ėshtė e pasur me shkallėt kromatike. Megjithėse ėshtė nė tonalitetin minor si koha e parė, kjo perfundon me triumf.

Kėtė piano koncert e kanė interpretuar pianistė virtuozė tė njohur si
Alfred Brendel, Vladimir Ashkenazy ,Wilhelm Kempff , Mitsuko Uchida etj.
Performanca e mrekullueshme ka qenė ajo e pianistit tė famshėm Vladimir
Ashkenazy me Orkestren simfonike tė Filarmonisė Londer , e regjistruar nė Audio CD (decca).

Ashkenazy e drejtoi koncertin prej pianos Ai interpretoi piano koncertin No.25 plot lirizėm dhe elegancė, delikatesė dhe kėthjelltėsi. Toni i Ashkenazit ėshtė tepėr atraktiv jo vetėm nė tė tri kohėt e koncertit por edhe nė piano koncertet No. 20 , 21 , 23 , dhe 24 tė asaj Audio CD. Harqet e Orkestres sė Filarmonisė Londer luajten gjithė kohen e koncertit nė mėnyrė mahnitėse. Vladimir Ashkenazy luajti plot nuanca dhe me sensitivitet.

Njė tjetėr performancė ėshtė ajo me pianisten Mitsuko Uchida, Orkestren e Filarmonisė Vienė dhe me dirigjent Riccardo Muti, e vitit 2006. Piano koncerti k.503 , si mė madhėshtori i piano koncerteve tė Mozartit e
meritonte tė ishte njė "Emperor".

Piano Koncerti nė Do maxhor , k.467 , No. 21 (Elvira Madigan)
Eshtė njė punim "passionate "i Mozartit i vitit 1785 me afirmimin triumfues tė tij , motivi kryesor i tė cilit pėrshkon gjithė koncertin. I gjithė koncerti, veēanrisht seksioni i zhvillimit me gjithė modulacionet qė i bėri Mozarti, tregon pėr njė harmoni shumėngjyrėshe.

Pjesa mė e madhe e kėsaj masterpjese tė Mozartit ka njė solo brilante qe ai e kish bėrė pėr ta luajtur vetė. Hapja madhėshtore e kohės sė parė ka kapėrcyer ēdo paraardhės nė mėnyren e sesi Mozarti ritmin e muzikės si marsh e shfrytėzoi pėr njė zhvillim tė gjėrė dhe madhėshtor. Pianisti dhe orkestra bashkpunojnė nė harmoni tė plotė tė njė dimensioni simfonik, si nė kohen e parė tė piano koncertit tjetėr k. 503 nė Do minor. Edhe finalja e koncertit si nė tė tjerėt ėshtė njė Rondo.

Pianisti austriak Peter Lang ka bėrė njė performancė brilante, ai luajti plot pasion dhe plot kėthjelltėsi nė tė tri kohėt e koncertit, me njė freski sonoriteti tė pakapėrcyeshme. Pas introduksionit tė Allegro maestoso, 2:50 min, nė formė marshi, pianisti fillon temen kryesore mjaftė popullore, si i gjithė koncerti, dhe nga minuta e pestė klimaksi i kohės sė parė pėrsritet edhe prej frymorėve.

Andante me introduksion rreth 1:35 min. ėshtė me tė vėrtetė
e bukur, nė Fa maxhor dhe ka tri pjesėt. Violinat e para luajnė melodinė e bukur tė shoqėruara prej violinave tė dyta dhe violave ndersa nė seksionin e dytė pianisti luan solo nė Fa maxhor dhe mė vonė pėrsri kemi melodinė e bukur nė La bemol maxhor.

Toni i "butė"dhe i embėl i Andantes dhe instrumentacioni i zgjedhur e bėjnė kėtė Andante njė nga mė tė shquarat. Finalja ėshtė njė Rondo qė fillon me gjithė orkestren nė njė temė tė gėzueshme. Edhe nė kėtė koncert dallojmė shkallė dekorative dhe arpeggio figurative tė pianistit. Edhe ky koncert ėshtė interpretuar nga pianistė tė njohur si Vladimir Ashkenazy, Maurizio pollini, Arthur Rubinstein, Alfred Brendel etj.

Koncerti per Klarinetė nė La maxhor, k. 622. Eshtė njė koncert mjaftė i bukur, njė formė koncerti madhėshtor, i gjallė dhe dramatik me aromė lirike. Kėtė koncert Mozarti ia dedikoi klarinetistit tė talentuar Anton Stadler i cili ishte njė klarinetist virtuoz.

Koha e parė, Allegro, fillon me njė introduksion prej 2:10 min. mjaftė tė bukur mbas tė cilit klarinetisti hynė nė tė njejten temė. Nė mes min. katert dhe tė pestė kemi klimaksin e kohės sė parė ndersa mbas min. sė tetė kemi njė relacion midis orkestres dhe flautit mbas tė cilit flautisti luan melodinė tepėr tėrheqėse. Kjo kohė ėshtė e pasur nė dialogė ndersa mbas min. 11:00 duetin nė mes klarinetistit dhe orkestres e pasojnė shkallėt dekorative mbas tė cilave orkestra e perfundon finalen e kėsaj kohe plot gjallėri. Mendoj se Allegro ėshtė pjesa mė e bukur e gjithė koncertit.

Adagio e kėtij koncerti ashtu si i gjithė klarinetė koncerti k. 622, ėshtė i
pasur me njė lirizėm nostalgjik " mozartian". Rondo: Allegro, ėshtė njė epitomė e vizionit tė Mozartit pėr klarineten. Fillon me dialogun klarinetė - orkester. Tema e Rondos ėshtė dramatike
ndersa shkallėt figurative bashkė me elementė tė virtuozitetit e bėjnė edhe kėtė pjesė madhėshtore . Interpretimi i kėsaj pjese , nga shumė
klarinetistė tė njohur , plot gjallėri dhe me njė ton tė pasur kolori , dhe me njė delikatesė , i ngjanė njė divertimento.

Nė min. 4:50 kemi klimaksin e Rondos ndersa finalja e saj perfundon mjaftė bukur nga tė dy partnerėt , klarinetė dhe orkester. Kėtė koncert e kanė interpretuar shumė virtuozė si , Emma Johnson dhe Dieter Kocher me English Chamber Orchestra , David Campbell me Royal Philharmonic Orchestra , Sabine Meyer me Filarmoninė e Berlinit etj.

Koncerti pėr Flaut nė Sol maxhor , k. 313 , No. 1. Eshtė njė kompozim tipik i muzikės mozartiane nė tė tri kohėt. Mozarti krijoi njė hapsirė tė veēantė pėr flautistin duke i krijuar mundėsi qė tė tregojė tė gjitha aftėsit e veta teknike e profesionale me virtuozitet dhe mjeshtri nė interpretim.
Koha e parė, Allegro maestoso, nė Sol maxhor, nė 4/4 zhvillohet nė dy tema. Kadenca e kėsaj kohe ėshtė e shkurtė (mbas min. 8:30) por
por e bukur dhe me elementė tė virtuozitetit. Koha e dytė, Adagio, ėshtė nė tonalitetin Re maxhor, 4/4 dhe lirike. Koha e tretė, Rondo, ėshtė njė tempo minueti nė 3/4, e pasur me melodi. Kėtė koncert e ka interpretuar flautisti virtuoz Emmanuel Pahud me Filarmoninė e Berlinit nėn drejtimin e Claudio Abbado si dhe nė Salsburg tė Austrisė me Ansamblin e Berlinit - Haydn.

Njė ndėr flautistėt e mėdhenj ėshtė edhe James Galway qė ka qenė flautist i parė i Filarmonisė Berlinit kur ishte dirigjent Herbert von Karajan.
Ky gjithashtu dallohet pėr interpretimin brilant tė dy koncerteve pėr flaut dhe orkester , nė Sol maxhor , No.1 dhe nė Re maxhor , No. 2 , k.314 .
Mozarti kompozoi edhe shumė koncerte tjera , pėr fagot , pėr oboe
dhe flaut , simfonia koncertante pėr oboe , klarinetė , korno dhe
fagot nė Mi - bemol , rondo pėr korno nė Mi - bemol , kater koncerte pėr korno nga tė cilėt tre nė Mi - bemol dhe tjetri nė Re si dhe koncert pėr flaut dhe harpė nė Do maxhor k. 299 .

Goethe ka thėnė: 'njė fenomen si Mozarti ėshtė njė gjė e pashpjegueshme'.

Burime: 1. MOZART, Karakteri dhe Vepra e tij. Alfred Einstein,1962.
2. MOZART , disko dhe videografi.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

































Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 264 here