Video
Rubrikat
3/18/2010 7:58:18 PM
Po afrohet 100 vjetori i Pavarėsise
Nga Qerim Vrioni
Janė para tė gjithė shqiptarėve ende rreth 1000 ditė pėr tė mberritur tek data e madhe 28 NĖNDOR 2012, kur mbushen plotė 100 vjet nga dita kur, Atdhetarėt Shqiptarė, me Ismail Qemalin nė krye, shpallėn nė Vlorė, Pavarėsinė e Shqipėrisė. Kjo, pėrbėn ngjarjen mė tė madhe tė kombit tonė, madje jo vetėm tė shekullit XX.
Nė ēdo vend e kohė, arritja e moshės shekullore pėr ēfarėdolloj ngjarje politike, historike, kulturore e shkencore, pėrbėn njė eveniment tė veēantė qė kremtohet e nderohet me gėzim e madhėshti. Kjo, ėshtė e natyrshme, sepse pėrvjetorėt nuk janė tė befasishėm e tė papritur, ata vijnė ngadalė, duke iu lėnė kohė njerėzve ti presin e pėrcjellin si duhet.
Kam pasur fatin qė, si qytetar i thjeshtė, fėmijė, i ri dhe i rritur, tė pėrjetoja me dhjetra herė me gėzim ngritjen e pėrvitėshme ceremoniale tė Flamurit mė 28 nėntor nė qytetin e Vlorės. Ndėr, to tė pashlyeshme sidomos ato tė viteve 1962 dhe 1991. Nė tė parin kremtohej 50-vjetori i Pavarėsisė qė shqiptarėt e prisnin me padurim prej muajsh. Atėherė ka rėnė mjaft shi, por kjo se ka mpakur ngazėllimin e qytetarėve dhe tė ftuarve, tė cilėt urimin mė tė shpeshtė kishin Festofshim edhe 100 vjetorin. Ndėrsa, 28 Nėntori 1991, shėnon ngritjen pėr herė tė parė pas 46 vjetėve, tė Flamurit pa yllin e kuq tė komunizmit, kjo pėr meritė tė ish- tė pėrndjekurve politikė tė Vlorės. Edhe nėn peshėn e kėtyre kujtimeve, po hedh disa mendime pėr Pėrvjetorin e Madh qė ka nisur rrugėtimin drejt gjithė shqiptarėve.
Fillimisht, jam i mendjes se koha nuk ėshtė aq e tepėrt sa tė thuhet ėshtė shpejt, sepse, pėrveē tė tjerave, Festėn e Madhe tė Pavarėsisė, nuk e presin vetėm banorėt e Shqipėrisė sė 1913(Republika e Shqipėrisė), por tė gjithė njerėzit, kudo qė tė ndodhen, pra rreth 7-8 milion (ndjesė pėr saktėsinė e numrit) tė cilėt e quajnė dhe e mbajnė vehten shqiptarė. 28 Nėntori ėshtė e vetmja festė e madhe qė i takon plotėsisht epiteti kombėtare, sepse u pėrket tė gjithėve pa dallim ( popullit tė majtė dhe populli tė djathtė), pra mbarė popullin shqiptar. Sheshimi sadopak i kreshtave ndėrmjet vet shqiptarėve, tė cilėve historikisht iu ngatėrohen shpesh nėpėr kėmbė, do tė ishte njė nga arritjet mė tė mėdhaja tė festimeve tė 100 vjetorit tė pavarėsisė. Ska fare dyshim se mendja dhe sytė e gjithė pasardhėsve tė arbėrve, ku do qė tė ndodhen, mė 28 Nėntor 2012, do tė drejtohen nė Vlorė, nė Qytetin e Flamurit. Natyrisht, festime atė ditė do tė ketė kudo ku do tė ketė shqiptarė, veēanėrisht nė kryeqendra tė tilla shqiptarėsh, si Tiranė, Prishtinė, Tetovė, Ulqin, Preshevė etj, po gjithsesi, epiqendra do jetė Vlora.
Pėrvjetori i madh, siē dihet, kėrkon organizim, pak tė thuhet, tė pėrsosur, kryesisht nga organet qendrore, Presidenca, Qeveria dhe Bashkia e Vlorės e, diēka mė pak nė rrafshin administrativ, po mė tepėr nė atė shkencor, Akademia e Shkencave dhe Universiteti Ismail Qemali i Vlorės. Me zhvillim normal tė ngjarjeve politike nė vend (Rep. e Shqipėrisė), Presidenca dhe Bashkia, ka tė ngjarė tė mos drejtohen nė atė datė, nga zotėrinjėt e nderuar aktualė, ndėrsa Qeveria do jetė deri atėhere pėrsėri e Partisė Demokratike. Gjithsesi, tė tri institucionet qendrore, gjera tė njohura, lipset tė ngrejnė komisione ad hoc pėr 100 Vjetorin, mbledhjet e tė cilave do shpeshtohen me afrimin e festės. Natyrisht, ēdokush e ka tė vėshtirė tė mbjelli diēka qė nuk do ta korri vet, sepse nė rastin tonė nė ballė tė tribunave dhe pėr fjalime, mund tė jenė njerėz tė tjerė nga ata qė do tė punojnė pėr suksesin e festimeve. Kėtu, lipset tė shfaqin atdhetari tė veēantė tė gjithė ata qė do tė merren me pėrgatitjet e festimeve tė Njė shekull Pavarėsi. Puna dhe qendrimi ndaj kėsaj feste tė madhe, mbase do futet nė CV-tė personale tė tyre pėr mirė a pėr keq. Tjetėr, kremtimet duhet tė jenė dinjitoze dhe shembullore, edhe pėr tu treguar atyre tė huajve qė nuk shquhen pėr dashamirėsi ndaj shqiptarėve, se kėta janė jo vetėm shtetformues (sot dy shtete njė komb, nesėr mbase njė komb njė shtet), por edhe se dijnė tė nderojnė Historinė dhe Baballarėt e Kombit tė tyre. Tek e fundit, pėrgatitjet pėr 100 vjetorin, futen nė detyrat funksionale tė njerėzve tė institucioneve.
Mendoj si tė udhės, dhe krijimin e njė komisioni ndėrshtetėror, pra mbarėkombėtar, me shtetarė shqiptarė edhe nga Rep. e Kosovės, Rep. e Maqedonisė, dhe Rep. e Malit tė Zi. Zė kumbues shpresojmė tė artikulojė edhe bota akademike dhe intelektuale shqiptare nė trojet e tė parėve dhe nė diasporė. Nuk po zgjatem mė tej, me frikė se futem nė kompetencat e tė tjerėve, por do rreshtoj edhe disa mendime mė tepėr tė karakterit infrastrukuror.
Sė pari, i gjithė viti 2012, madje periudha prej 29 nėntorit 2011 deri nė 28 nėntor 2012, tė caktohet nga ata qė kanė tagėr, Viti i 100 vjetorit tė Pavarėsisė, gjatė tė cilit do tė organizohen mjaft veprimtari historike, shkencore, kulturore, politike, sportive tė pėrfshira nė kėtė kuadėr dhe pėr nder tė tij.
Ndoshta ėshtė permendur edhe mė herėt nė shtyp, nuk duket fare normale qė Ismail Qemali, krijuesi i shtetit shqiptar, tė mos ketė njė shtatore nė kryeqytetin actual. Po ashtu, njė e tillė e ka truallin tė natyrshėm edhe nė Vlorė, ku dhe atje mungon (pėrveē njė gjysėm shtatore para universitetit dhe njė busti nė oborin e shkollės me emrin e tij). Vendi pėr kėto skulptura, nėse vendoset tė ngrihen, duhet tė zgjidhet me kujdes dhe, konkursi pėr to tė shpallet pa vonesė. Para rreth dy vitesh nga disa intelektualė nė Vlorė, ėshtė hedhur mendimi i ngritjes sė njė muzeu Isamil Qemali, ide qė nuk u sendėrtua dot nga nismėtarėt dhe as u pėrkrah nga institucionet shtetėrore. Ndoshta nuk duhet lėnė mėnjėanė edhe kjo nismė. Tani, koha ėshtė mjaft e pėrshtatėshme tė mendohet, ndoshta dhe pėr njė dokumentar pėr jetėn dhe veprėn e Ismail Qemalit.
Ndėr gjerat qė mendoj se kanė vend pėr tu realizuar ėshtė edhe maketi i Sarajeve tė Vlorajve (Shtėpia e Xhemil bej Vlorės), ku u mblodh Kuvendi dhe u ngrit flamuri. Ai, mund tė vendoset pėrafėrsisht atje ku ka qėnė nė tė vėrtetė dhe pranė tij, nė njė pllakė tė madhe metalike (rreth 1mx1,5m, inox ose bronx) tė shtypet nė relief (me elektrolizė a gdhendje ) Dokumenti i shpalljes sė pavarėsisė, tė cilin me tė drejt publicisti Artan Lame e quan figurativisht, tapia e shqiptarėve. E gjithė sipėrfaqja ku do vendosen kėto dy objekte, si edhe Monumenti i Pavarėsisė, Shtiza e Flamurit, Varri i Ismail Qemalit me shtatoren e Luftėtarit sipėr, do formojne atė qė mund tė quhet Kompleksi i Pavarėsisė (ose ndonjė emėr tjetėr mė tė mirė). Nė kėtė rast duhet tė peshojė shumė fjala e historinėve dhe arkitektėve. Kėtu lind njė problem historik, sepse Dokumentin (origjinalin e tė cilit e ruajti dhe e shumėfishoi mendjendrituri Lef Nosi), me sa dijmė, nuk e kane nėnshkruar disa delegatė tė krahinave tė ndryshmė shqiptare, si Isa Boletini, delegatėt e Ēamėrisė, Eqrem Vlora etj. tė cilėt pėr arsye tė ndryshme, jo personale, nuk ishin mė 28 nėntor 1912 nė Vlorė. Kėtė ngėrē duhet ta zgjidhin historianėt, si pjesė e rėndėsishme e komisioneve. Gjithashtu edhe Shtiza e Flamurit, siē quhet nė qytet, bazamenti prej betoni, ku ai ngrihet simbolikisht ēdo 28 nėntor, i projektuar nga poeti i shquar Ali Asllani, meriton njė pllakė metalike me emrin e autorit. Pllakė pėrkujtimore i takon edhe ish-vendfushimit tė luftėtarėve tė Isa Boletinit, mbi lagjen Tophana (sot 4 heronjtė), njė kodėr qė qytetarėt e Vlorės, prej atėherė e kanė thirrur Kaēanik (ata kishin ardhur nga Beteja e Kaēanikut ), rruga Justin Godard tė rimarri emrin e asaj kohe, Liria, kur ishte arterja kryesore e qytetit dhe ku u festuan pėrvjetorėt e parė tė pavarėsisė. Emri i francezit tė nderuar tė vendoset diku tjetėr. Rruga ose bulevardi Vlorė-Skelė, mė e madhja e qytetit (nė tė dy anėt e sė cilės jetojnė rreth 40 mijė banorė), tė emėrtohet me diēka qė lidhet me 28 nėntorin1912, emri i partizanit dėshmor qė ka sot, ti vihet njė rruge tjetėr. Nė Sheshin e Flamurit, prej rreth 20-25 vjetėsh, ndodhet karabinaja e njė hoteli 10-12 katėsh, qė ose duhet tė pėrfundojė, ose tė rrėzohet (shqetėsim i hershėm edhe i avokatit tė njohur Virgjil Karaja), problemi i tij ėshtė nė proces gjyqėsor tash disa vite dhe, sesa zgjasin kėto nė vend, druaj se me hapat e tanishme ajo do bėj hije edhe nė
150 vjetorin e pavarėsisė. Ndoshta, duhen bėrė mė konkrete dhe mė serioze kėrkimet pėr gjetjen e Flamurit qė u ngrit a u shpalos mė 28 nėntor 1912 nga Ismail Qemali si simbol i pavarėsisė sė Shqipėrisė. Pėrcaktimi i shtėpive tė qytetit, ku kanė bujtur mė 1912 delegatėt e Kuvendit, ėshtė njė tjetėr detyrė e vėshtirė para organizatėrėve, por pėr nisjen e zgjidhjes tė tė cilit nuk ėshtė shpejt sot. Kremtimi i 100 vjetorit tė Pavarėsisė, natyrisht, duhet tė pasqyrohet nė mjaft fusha tė kulturės dhe jetės shoqėrore tė pėrditėshme. Psh. njė seri pulla poste me dokumentin e pavarėsisė dhe firmėtarėt e saj do tė pėrbėnte njė nga detyrimet e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Postave e, tė mos vendosen pėrsėri nė to gjeneralė sovjetikė dhe avionė amerikanė siē ka ndodhur me pullat e 65 vjetorit tė ēlirimit.
Kėto, sa pėr kujtesė e fillim, sepse me kohė mund dhe duhet tė dalin edhe shumė e shumė tė tjera. Nuk po zgjatemi mė tej me veprimtari konkrete shkencore, historike, kulturore e sportive, si konferenca, sesione shkencore, festivale, konkurse, koncerte, dokumentarė kinematografik, ekspozita, panaire librash, kupa sportive, medalje dhe ēmime etj. ngaqė pėr to ka mjaft institucione shtetėrore qė pėrgjigjen.
Kėto rreshta, ndoshta do ishin shkruar mė vonė, nėse kremtimi i 28 Nėntorit 2009 nė Qytetin e Flamurit, sdo tė ishte zhvilluar me dy protokolle (ironi e hidhur, per librin Gines), mos e dhėntė Zoti qė edhe pas 1000 ditėsh, kjo gjė tė pėrsėritet.
Dėshirojmė dhe shpresojmė qė meraku i shprehur nė disa rreshta tė mėsipėrmė tė shkoj huq dhe, dita e ndritėshme kombėtare, 28 Nėntor 2012, ti bashkojė si asnjėherė shqiptarėt dhe tė shkėlqejė e rrezatojė si i takon.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 277 here