Video
Rubrikat
3/12/2010 6:20:02 PM
Meta: E ardhmja nė BE pavarėsisht ndarjes pėr Kosovėn
Meta flet pėr BBC.
12 Mars 2010
info@hermesnews.org
BEOGRAD (SERBI) - Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Ilir Meta, dhe homologu i tij serb Vuk Jeremiē, kanė deklaruar nė Beograd se pėrkundėr mospajtimeve tė thella pėr statusin e Kosovės, ardhmėria e Ballkanit ėshtė nė Bashkimin Evropian.
Shefi i diplomacisė serbe ka thėnė se paqja dhe stabiliteti nė rajon do tė varen shumė nga marrėdhėniet e serbėve dhe shqiptarėve, ndėrkohė qė ministri Meta nė njė intervistė pėr BBC-nė foli pėr rėndėsinė e pajtimit shqiptaro-serb. Zoti Meta u takua edhe me presidentin serb Boris Tadiq, si dhe vizitoi rajonin me shumicė shqiptar tė Luginės sė Preshevės.
BBC: Ēfarė prisni nga kjo vizitė tė cilėn tė dyja palėt e cilėsuan si historike?
Ilir Meta: Unė besoj se kjo vizitė zyrtare do t'i japė njė impuls tė fuqishėm bashkėpunimit shumė tė rėndėsishėm midis dy vendeve, i cili absolutish qė ėshtė njė element thelbėsor dhe kyē pėr stabilitetin dhe paqėtimin e mėtejshėm tė Ballkanit Perėndimor dhe njėkohėsisht pėr tė pėrshpejtuar integrimin evropian tė Shqipėrisė, Serbisė dhe tė tė gjitha vendeve tė tjera tė rajonit tonė.
Dhe, natyrisht, pavarėsisht nga pikėpamjet thelbėsisht tė ndryshme lidhur me statusin e Kosovės, unė besoj se tė dyja qeveritė dhe tė dy vendet janė tė angazhuara pėr t'i adresuar nė mėnyrė sa mė konstruktive tė gjitha mospajtimet, ashtu sikurse kjo vizitė tregoi edhe vendosmėrinė pėr tė mosi i ngadalėsuar ose frenuar marrėdhėniet dypalėshe midis Shqipėrisė dhe Serbisė dhe marrėdhėniet rajonale dhe integrimin rajonal pėr shkak tė kėtyre dallimeve tė rėndėsishme qė ekzistojnė pėr statusin e Kosovės.
BBC: Agjencitė e lajmeve ju citojnė tė keni deklaruar se qeveria e Shqipėrisė dhe e Serbisė kanė rol tė pazėvendėsueshėm dhe vendimtar pėr pajtimin e shqiptarėve dhe tė serbėve. Gjithnjė duke marrė parasysh, siē thatė edhe ju, qėndrimet e kundėrta pėr sa i pėrket statusit tė Kosovės, a mendoni se pėr kėtė pajtim do tė duhet edhe shumė kohė?
Ilir Meta: Pikėrisht pėr kėtė duhet edhe intensifikimi marrėdhėnieve midis tė dy vendeve, pėrfshirė, jo vetėm ato midis qeverive nė mėnyrė tė veēantė, por edhe tė aktorėve tė tjerė shumė tė rėndėsishėm tė shoqėrisė civile, tė botės akademike, universitare, tė biznesit, pra, tė gjithė atyre qė kėrkojnė njė pėrparim tė shpejtė dhe tė qėndrueshėm tė vendeve tona drejt Bashkimit Evropian. Absolutisht qė do tė fitojmė kohė duke evituar sa mė shumė retorikėn, referencat e ndryshme ndaj historisė. Tani, nė fund tė fundit, ėshtė detyra jonė, e politikanėve, qė me kurajo, me vizion, tė pėrqėndrojmė gjithė energjitė pėr tė ardhmen e qytetarėve tanė, pėr tė ardhmen e fėmijėve tanė dhe tė mos merremi me historinė mė shumė se sa i takon.
BBC: Duke folur pėr BBC-nė, njėri prej udhėheqėsve tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, deputeti i vetėm shqiptar nė parlamentin e Serbisė, Riza Halimi, tha se shqiptarėt e Luginės sė Preshevės presin shumė nga shteti shqiptar, qeveria shqiptare, pas qendrimit tuaj nė kėtė rajon. Ēfarė mund tė bėjė Shqipėria pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e tyre atje?
Ilir Meta: Vizita ime nė Luginėn e Preshevės ka qenė njė dėshirė dhe ėndėr pėr mua prej shumė vitesh, qė nuk kam arritur ta realizoj shtatė vjet mė parė. Tani ėshtė mundėsia qė tė jem nė kėtė Luginėn pėr herė tė parė, jo thjesht si vizitor, por nė radhė tė parė si pėrfaqėsues i qeverisė shqiptare pėr tė treguar vėmendjen maksimale qė ne i kushtojmė integrimit tė shqiptarėve atje, progresit tė standardeve nė tė cilat ata jetojnė, ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit tė tyre kombėtar dhe kulturor dhe natyrisht pėr kėtė ne do tė bashkėpunojmė ngushtė me qeverinė e Serbisė. Dhe natyrisht qė jam shumė i kėnaqur nga garancitė qė kam marrė nga vetė presidenti (Boris) Tadiq pėr tė bėrė gjithēka qė ėshtė e mundur pėr tė pėrmirėsuar kushtet e tyre dhe integrimin e tyre. Nė kėtė moment qė po flas me ju jam nė automjetin qė po udhėtoj sė bashku me ministrin e Pushetit Lokal tė qeverisė sė Serbisė zotin Milan Markoviē dhe besojmė se absolutisht qė do tė ketė progres nė kėtė drejtim dhe shpresoj edhe nė mirėkuptimin e pėrfaqėsuesve tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės pėr tė punuar tė gjithė sė bashku qė edhe ky rajon, qė ėshtė njė nga mė tė varfėrit tė Serbisė, por jo I vetmi, tė pėrparojė sa mė shpejt.
BBC: Zoti Meta, shqiptarėt e Luginės sė Preshevės do tė dėshironin firmosjen sė shpejti tė njė marrėveshje bashkėpunimi nė fushėn e arsimit. A ėshtė e realizueshme kjo?
Ilir Meta: Unė besoj se kjo do tė realizohet. Shqipėria ka paraqitur kėtė projekt-marrėveshje. Ėshtė njė prioritet kryesor pėr ne dhe besoj se kjo ēėshtje do tė realizohet nė njė tė ardhme tė afėrt, ashtu si edhe ēėshtje tė tjera tė cilat krijojnė mundėsi dhe lehtėsi praktike pėr shqiptarėt e Preshevės, pėr tė rinjtė e Preshevės nė mėnyrė qė ata tė kenė njė perspektivė dhe tė ardhme sa mė tė mirė.
BBC: Zoti Meta ju njiheni si njė mik i ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiē. Qėndrimi juaj nė Beograd u pėrputh pikėrisht me shėnimin e pėrvjetorit tė vrasjes sė tij. Si e kujtoni tė ndjerin Gjingjiē?
Ilir Meta: Do tė thoja se sot ėshtė njė ditė e veēantė pėr Serbinė pasi ėshtė pėrvjetori i shtatė qė ky vend pėrkujton dhe nderon kujtimin e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiē i cili ishte politikani qė ndryshoi perspektivėn e kėtij vendi duke e orientuar drejt demokracisė dhe integrimit evropian. Njėkohėsisht ai ishte dhe politikani i cili e kuptoi i pari rėndėsinė e pėrmirėsimit tė marrėdhėnieve midis Serbisė dhe Shqipėrisė, por edhe rėndėsinė e pajtimit dhe pėrmirėsimit tė marrėdhėnieve midis shqiptarėve dhe serbėve nė tė gjithė rajonin.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 201 here