Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3548 here

On line 1078 dite

video »

3/11/2010 2:29:37 PM

Pirro Naēe - nje emer i njohur ne fushen e fotograsise shqiptare

Nga Historiku i Fotografisė Shqiptare.


Nga Qerim Vrioni
11 Mars 2010


TIRANĖ - Njė ndihmesė tė vlefshme nė njohjen dhe publikimin e fotografisė shqiptare, sidomos 2-3 dhjetvjeēarėt e fundit tė shekullit XX, ka dhėnė publicisti dhe fotografi Pirro Naēe.

Ai ka lindur nė Korfuz nė vitin 1928, nė njė familje me origjinė nga fshati Kosovė i Pėrmetit. Babai i tij, Andrea, kishte studiuar pėr shkenca politike dhe ekonomi nė Universitetin e Sorbonės (Francė), ēka nė njė farė mėnyre do ta lidhte gjithė familjen e tij me kulturėn franceze. I ati ishte dhe amator i fotografisė, pasion i cili u mbart natyrshėm edhe tek i biri, Pirroja.

Nė vitet 1948-50, Pirro Naēe, studioi nė Pragė (Ēekosllovaki) pėr gazetari, mė pas u kthye nė atdhe dhe filloi punėn si gazetar nė Radio-Tirana, ku nė saje tė pėrgatitjes sė tij tė gjithanshme u bė njė nga radiokronistėt e saj mė tė suksesshėm.

Ndėrkohė, gjatė punės pėr radiokronikat dhe reportezhet, sidomos jashtė Tiranės, ai nis tė fotografojė dhe tė mos e harrojė aparatin nė shtėpi. Kėshtu, aparati fotografik bashkė me motorin “Jawa”, u bėnė dy “miq” tė ngushtė e mjaft tė dobishėm pėr tė. Tanimė, punon nė organe shtypi si “Zeri i Rinisė”, “Ylli”, “Drita” duke nxjerrė pėrherė nga duart punime serioze dhe interesante.

Nė gazetėn “Drita”, transferohet pėr probleme biografie familjare, por me aftėsitė e tij, arrin tė bėhet i nevojshėm dhe tė mbulojė edhe sektorin e artit tė fotografisė. Kėmbėnguljes, kryesisht tė Pirro Naēes, i atribuohet ēelja e degės sė fotografisė artistike pranė sektorit tė Arteve Figurative nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, nė vitet ’70.

Aktiviteti i Pirro Naēes nė fushė tė fotografisė, u bė mė i dukshėm dhe i frytshėm pas viteve ’90. Kėshtu, me nismėn e tij, disa fotografė, kineastė e dashamirė tė fotografisė, arritėn tė krijonin shoqatėn e parė tė fotogafėve nė historinė e Shqipėrisė me emrin e shqiptaro-amerikanit tė madh, Gjon Mili.

Dy vite mė vonė, mė 1992, me propozimin e kėsaj shoqate me kryetar, Pirro Naēen, Presidenti i Republikės, Sali Berisha i akordon titullin “Artist i Popullit”(pas vdekjes), fotografit Gjon Mili (Dekreti nr.373, dt.27.11.1992). Ishte ky njė vlerėsim i munguar dhe i goditur pėr shqiptaro-amerikanin e madh tė fotografisė.

Me krijimtarinė e tij si fotograf, ai hap disa ekspozita fotografike, brenda dhe jashtė vendit, ndėr to pėrmendim vetėm kėto. Nė vitin 1999, Pirro Naēe, ėshtė autor bashkė me Lulzim dhe Albana Bardhoshi i njė ekspozite me peizazhe nga Shqipėria, tė paraqitur nė Vjenė. Mė 2002, paraqitet nė qendrėn ”Lindart” me ekspozitėn fotografike vetjake me pamje nga SHBA. Ekspozitėn me krijimtarinė fotografike retrospective me titull “Shqipėri-Kujtime”, ai e ēel mė 2003 nė Pragė , ku kishte studiuar rreth 50 vjet mė herėt. Kjo ekspozitė, me rreth 70 foto, tė njė harku kohor 40 vjeēar, u organizua me ftesė tė Ministrisė sė Jashtėme Ēeke dhe pati njė vizitueshmėri tė kėnaqėshme nga publiku vendas.

Megjithatė, mendojmė se veprimtarinė mė me vlerė tė Pirro Naēes e pėrbėn ajo e zhvilluar nė fushėn e studimit tė fotografisė, sidomos asaj shqiptare. Vlen tė pėrmendim se nė vitet ’70, ai organizoi njė emission televiziv me disa pjesė nė RTSH me temė “Historia e Fotografisė Shqiptare”, ku ishte vet studiues, scenarist dhe komentues i ngjarjeve dhe figurave mė tė dalluara tė saj.

Gjithashtu, nėpėrmjet kėrkimeve dhe studimeve tė gjata e kėmbėngulėse, nė vend dhe jasht, pėrcaktoi atė qė mbahet si fotoja e parė shqiptare, tė bėrė nga Pjetėr Marubi nė Shkodėr nė vitin 1858 dhe qė ėshtė portreti i Hamz Kazazit. Njėkohėsisht Pirro Naēe, jo vetėm nėpėrmjet shkrimeve, por edhe me marrėdhėnie me tė huajtė bėri tė njohur nė botėn e jashtėm veprimtarinė 130 vjeēare tė Dinastisė Marubi, qė ėshtė sot njė nga monumentet e kulturės sonė kombėtare.

Ndėr tė tjera, kontribut tė rėndėsishėm ka dhėnė Pirro Naēe edhe nė njohjen e fotografit tė shquar shqiptaro-amerikan, Gjon Mili, deri para viteve ’90, thuajse i panjohur pėr publikun tonė. Kėshtu, me kurajo civile, Naēe, shkruan njė artikull tė gjatė e plot informacion pėr tė ne revistėn “Shqipėria e Re” qė dilte nė disa gjuhė tė huaja, nė vitin 1988 (Gjon Mili-albanian photograph of World fame—by Pirro Naēe-“New Albania”- Nr.5-1988).

Shkrimi, gjithsesi ishte i kujdesshėm nga ana politike, nuk duhet tė shkruante emra tė “papėlqyeshėm”, diktatura ishte ende nė kėmbė dhe “shakatė” me tė kushtonin shumė rėndė. Po atė vit, Naēe publikon nė revistėn “Skena dhe Ekrani”, studimin e tij interesant “Krijues dhe pasurues tė traditės fotografike” (“Skena dhe Ekrani”-Nr. 1-1988) me rastin e 130 vjetorit tė fotografisė sė parė shqiptare.

Aty, pėr herė tė parė nė shtypin e shkruar tė vendit jepet njė panoramė serioze dhe e detajuar e veprimtarisė sė fotografėve tanė qysh prej vitit 1858. Gjithashtu, ky artikull studimor, fryt i kėrkimeve tė pareshtura tė Pirro Naēes nė fushė tė historisė sė fotografisė shqiptare, shėrben shumė pėr gjithkėnd qė do tė kontribuojė pėr plotėsimin e saj.

Vemė nė dukje ndėr tė tjera, se Naēe kishte koncepte tė qarta pėr fotografinė, pėrfshirjen e saj nė artet pamore, madje edhe pėr retushin, pėrdorimin e tė cilit, veēanėrisht nė fotografitė dokumentare dhe historike, nuk e pranonte asesi.

Retushin ose riprekjen, ai e kundėrshtonte aq sa e quante “njė armė krimi edhe pėr fotot e vjetra, ato mė tė ēmuarat qė ilustronin ēastet historike mė domethėnėse pėr kombin” (Intervistė me Pirro Naēe—“Si retushoheshin fotot e Enverit”—Gazeta “Ballkan”-7 nėntor 2002). Duke njohur dijenitė, punėn dhe pėrvojėn e tij nė fushė tė fotografisė, ai ftohet nė Prishtinė tė japi leksione pėr tė. Kėshtu nė vitin 2002, Pirro Naēe, u transmeton studentėve kosovarė njohuritė dhe eksperiencėn e tij, jo tė vogėl e modeste, nė lėm tė “dhomės sė errėt” nė IFF (Instituti i Fotografisė dhe Filmit) tė themeluar dhe drejtuar nga fotografi dhe kineasti i shquar, Afrim Spahiu.

Kishte kohė qė Pirro Naēe merrej me hartimin e njė libri studimor me titull “Historiku i Fotografisė Shqiptare”. Pėr kėtė, ai kishte hulumtuar nė arshiva shtetėrore dhe familjare, brenda dhe jashtė vendit, ndėr fotografė e miqė tė fotografisė me kėmbėngulje tė madhe.

Duke qėnė kėrkues pėr cilėsinė e veprės, Naēe, gjente shpesh tė dhėna tė reja qė herė-herė rrėzonin tė vjetrat e, kjo ishte ndoshta, njė nga arsyet qė e shtyu botimin e tij dhe nuk arriti t’a nxjerrė nė qarkullim. Njė aryse tjetėr ishte dhe moskokėēarja e institucioneve kulturore pėr t’a financuar shtypjen e librit. Fatkeqėsisht ai ėshtė ndarė nga jeta pa e pėrmbushur detyrėn qė i kishte vėnė vehtes, nė Tiranė nė vitin 2006.

Gjithsesi, pėr punėn e tij si gazetar i talentuar i Radio Tiranės, fotoreporter i “Zeri i Rinisė” , “Drita” dhe “Ylli”, por mbi tė gjitha si publicist I njohur i fotografisė shqiptare, Pirro Naēe, ėshtė nderuar me urdhrin e lartė “Naim Frashėri”. Po ashtu, pėr merita tė veēanta nė zhvillimin e marrėdhėnieve kulturore me Francėn (ai ishte bashkėthemelues nė vitin 1990, i Shoqatės sė miqėsisė Shqipėri-Francė) ai ėshtė dekoruar nga Qeveria Franceze mė 1997, me titullin “Chevaliers des Arts et Lettres” (Kalorės i Arteve dhe Letrave), nderim jo i paktė pėr njė tė huaj. Nė vitin 2003, Pirro Naēes i ėshtė akorduar nga Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, titulli “Mjeshtėr i Madh i Punės”.

Pirro Naēe, nė saje tė ndihmesės tė tij nė fushėn e njohjes sė fotografisė shqiptare, sidomos tė asaj tė vjetėr, meriton njė vend tė nderuar e tė pėrhershėm nė Historinė e Fotografisė Shqiptare si njė nga publicistėt e parė e tė palodhur tė saj.






Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 235 here