Video
Rubrikat
3/9/2010 10:10:12 AM
Gjirokastėr/ Bllokohen gjashtė kamionė me pleh organik
Burimet zyrtare policore, bėjnė tė ditur pėr gazetėn 'Hermesnews' se nga viti nė vit jo vetėm nė Lazarat, por edhe nė tė gjithė territorin e Qarkut tė Gjirokastrės, ėshtė rritur forca goditėse ndaj kultivimit tė bimėve narkotike.
Piro Nase
9 Mars 2010GJIROKASTĖR - Lazaratasit u bllokohen qė nė embrion mundėsitė pėr kultivimin e hashashit. Aksioni i fundit i Policisė sė Gjirokastrės, flet pėr gjashtė kamionė tė bllokuar me pleh organik me destinacion zonėn e sipėrme tė fshatit.
Plehu organik i cili nuk arriti tė depėrtohej nė zonėn e brendshme tė fshatit tė famshėm pėr mbjelljen e hashashit, stimulon rritjen graduale tė lėndės narkotike pėr njė periudhė 6 mujore.
Transportuesit e plehut organik, nuk kanė bėrė rezistencė nė momentin e bllokimit tė automjeteve-pohojnė burimet policore por thjesht janė mjaftuar me justifikimin se ishin thjesht transportues dhe asgjė mė tepėr.
Aksioni i fundit i ndėrmarrė nga policia rajonale, ėshtė kryer duke patur si bazė zbatimin e planveprimit tė ardhur nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit, si dhe porosive tė lėna nga ministri i brendshėm Lulzim Basha pėr marrjen e tė gjitha masave pėr parandalimin e kultivimit tė bimėve narkotike nė tė gjithė territorin e Republikės sė Shqipėrisė-shprehet pėr "Hermesnews" zėdhėnėsi i Policisė Rajonale Gentijan Mullai.
Sipas kėtij tė fundit, Drejtoria e Policisė sė Qarkut Gjirokastėr, ka hartuar njė plan masash mes tė cilave sensibilizuese, operacionale dhe ndėshkuese. Kreu i Policisė sė Gjirokastrės Emri Vata, premton vijimin e operacioneve me zero tolerancė pėr goditjen e arterieve tė trafikut tė drogės, ku vetėm gjatė muajve tė para tė kėtij viti, sipas tij uniformat blu kanė sekuestruar rreth 1 ton marijuanė kultivuar nė Lazarat.
Sipas Vatės, nė kuadėr tė masave parandaluese, Drejtoria e Policisė sė Qarkut Gjirokastėr, ka zhvilluar tre takime me Kėshillin Komunal dhe kryeplakun e Lazaratit me qėllim marrjen e pėrgjegjėsive sipas ligjit dhe gjetjen e formave pėr t?a minimizuar dhe eleminuar kėtė fenomen.
Vetė kreu i kėsaj komune Dasho Aliko, ka treguar vullnet dhe bashkėpunim pėr tė goditur kėtė fenomen duke e minimizuar deri nė eleminim e plotė.
Drejtori i Policisė sė Gjirokastrės Emri Vata, ėshtė shprehur gjatė kontakteve me tė zgjedhurit e Lazaratit, se ky fenomen ėshtė njė sėmundje qė patjetėr kėrkon ndėrhyrje dhe operim qė tė kalojė dhe pėr tė arritur kėtė qėllim, Policia e Gjirokastrės sipas Vatės, do tė vendosė nė eficensė tė gjitha metodat dhe mėnyrat qė lejon ligji pėr tė parandaluar dhe luftuar kėtė fenomen, pavarėsisht nga vėshtirėsitė operacionale.
Nė vitin 2008 nė kohėn kur nė krye tė Policisė Rajonale ishte Hysni Burgaj aktualisht kreu i Policisė sė Shtetit, vetėm nė Lazarat nga operacionet qė i drejtonte vetė zoti Burgaj, u shkatėrruan rreth 30 mijė rrėnjė kanabis.
Ndėrsa njė vit mė vonė u konstatua njė ulje e ndjeshme gati nė masėn 70% tė kultivimit tė bimėve nė Lazarat dhe nė mbarė qarkun. Parashikohet qė pėr disa ditė Policia e Qarkut, nė bashkėpunim me Kėshillin Komunal tė Lazaratit dhe kryepleqėsinė, tė ndėrmarrin veprime tė tjera pėr tė bėrė tė mundur parandalimin e kultivimit tė kėsaj bime, duke filluar goditjen e fenomenit qė nė embrion.
Krahas kėsaj, Policia e Gjirokastrės, i ka kushtuar njė vėmendje tė vecantė edhe goditjes sė trafikut tė lėndėve narkotike nė akset rrugore dhe kufirin e gjelbėr nė kufi me Greqinė.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 235 here